LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Brenda kokës së Vance (dhe Trump) ka një "Jaltë të Re"! Më shumë liri veprimi për Rusinë dhe Kinën, aleanca të dobësuara me Evropën dhe Japoninë

Numri dy i Trump, 40, ka hequr maskën (dhe dorezat), ky është fillimi i fundit të miqësisë Atlantike apo thjesht një krizë pjekurie?

16 Shkurt 2025, 20:56 Nga r.ll
Analiza: Brenda kokës së Vance (dhe Trump) ka një
donald trump, jd vance

SHBA- Njihuni me "Hillbilly" Vance. "Hillbilly"(term që përdorej për amerikanët që vinin nga zonat malore) është me origjinë nga Amerika e varfër dhe e margjinalizuar e Maleve Apalachian, por u diplomua në Yale. Ish-ushtari shërbeu në Irak.

Kapitalisti sipërmarrës që ishte ndër të parët që ndërtoi ura nga e djathta populiste në botën e Elon Musk. 40-vjeçari që përfaqëson të ardhmen e Trumpizmit. Në Mynih, zëvendëspresidenti "hodhi maskën" para gjithë botës. Kushdo që ende nuk kishte një ide të qartë për të, mundi ta krijonte këtë në Konferencën e Sigurisë në Gjermani. “Shokim dhe frikë”, shprehja që u bë e famshme në një kontekst lufte, përshkruan mirë efektin e shfaqjes së tij në Kontinentin e Vjetër. A është ky fundi i një marrëdhënieje të veçantë, aleancë transatlantike, e cila ka shënuar historinë tonë nga viti 1947 e deri më sot? 

Deri ku ka arritur ky bir i “plehrave të bardha”, i cili në autobiografinë e tij “Elegjia Amerikane”, rrëfen kontekstin e degraduar familjar, mjerimin dhe rrënimin e vetëvlerësimit të botës në të cilën ka lindur: klasën punëtore të shkatërruar nga globalizimi, të margjinalizuarit që nuk kanë kompensimin e klasifikimit në kategoritë e mbrojtura.  Atij iu dha nderi që t'i shpjegonte establishmentit evropian se deri ku mund të shkojë rishikimi i rendit global i promovuar nga Shtëpia e Bardhë.

Vance sulmoi qeveritë aleate dhe i dha legjitimitet të djathtës ekstreme, dhe gjithë këtë e bëri në tokën gjermane dhjetë ditë përpara zgjedhjeve legjislative në atë vend.

Më shumë se Putini dhe Xi Jinping, evropianët duhet të ruhen kundër një "armiku të brendshëm", tha ai: një ideologji politikisht korrekte që censuron ata që mendojnë ndryshe, mohon të drejtën për të folur me anti-abortonistët ose partitë pro-naziste si AfD-ja gjermane.

"Nëse keni frikë nga zgjedhësit tuaj," tha ai, "Amerika nuk mund të bëjë asgjë për ju." Pasi kujtoi sulmet e fundit të frymëzuara nga xhihadistët në Gjermani, ai akuzoi: "Qytetarët evropianë nuk votuan për të hapur kufijtë për miliona emigrantë".

Për çështjet në qendër të Konferencës së Sigurisë të Mynihut: Amerika është e shqetësuar për sigurinë evropiane dhe mendon se mund të arrijë një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, por "Evropa duhet të bëjë përparim të madh drejt aftësisë për të mbrojtur veten e vetme".  Por ai shtoi diçka ndryshe nga ajo që Donald Trump kishte thënë për Putinin: ai kërcënoi me sanksione të reja kundër Rusisë, madje edhe një rritje të presionit ushtarak, nëse Moska nuk rezulton të jetë "e arsyeshme".

Konferenca Strategjike e Mynihut nuk është e panjohur për pikat e kthesës. Pikërisht aty, në vitin 2007 Putin shpalli planet e tij për hakmarrjen anti-perëndimore dhe rindërtimin e sferës së ndikimit carist ose sovjetik, plan të cilin pakkush dëshironte ta merrte seriozisht. Pas kësak erdhi lufta në Gjeorgji në 2008, pushtimi i Krimesë në 2014 dhe Ukraina në 2022. Duke e marrë seriozisht Vance, çfarë mund të thotë kjo sot? Përveç përpjekjes për të eksportuar revolucionin kulturor "anti-woke" që po ndodh në Shtetet e Bashkuara në Evropë, cili rend i ri global po lind?

Një opsion mund të jetë Jalta e Re. Aludimi këtu është për majën e fituesve të Luftës së Dytë Botërore (Ruzvelt, Çurçill, Stalin) që e ndanë botën në sfera influencimi. Trump do të ishte i gatshëm t'i jepte Putinit dhe Xi Jinpingut më shumë liri veprimi në fqinjësinë e Rusisë dhe Kinës, për të dobësuar aleancat me Evropën dhe Japoninë, në këmbim të tregtisë botërore më të ekuilibruar në avantazh të SHBA-së dhe një kontroll më të madh amerikan në hemisferën perëndimore (nga Amerika e Jugut në Arktik). Lidhja politike midis demokracive liberale, vetë ideja e Perëndimit si një qytetërim i lidhur së bashku nga një trashëgimi vlerash, është mjaft e huaj për Trump. Megjithëse Vance në mënyrën e tij iu referua asaj trashëgimie historike kur akuzoi disa qeveri evropiane se shkelin lirinë e shprehjes.

Shpërbërja e aleancës Atlantike e ndërtuar nga Franklin Roosevelt dhe Harry Truman, dhe e mbajtur nga të gjithë pasardhësit e tyre demokratë ose republikanë, ka pasoja të forta. Ajo është në kontrast me akumulimin e madh të interesave materiale që lidhin të dy anët e Atlantikut, duke përfshirë ato grupe kapitaliste që evropianët sot i përshkruajnë si një "oligarki" në linjë me Shtëpinë e Bardhë. Kthimi i shpinës ndaj Evropës nuk është gjithashtu në përputhje me ambiciet e Vance dhe Elon Musk për të eksportuar Trumpizmin me sloganin "MEGA", "Bëje Evropën përsëri të Madhe".

Një mundësi tjetër është që kjo histori të jetë një variant i krizave të tjera familjare, episodeve të stuhishme që kanë tronditur marrëdhëniet transatlantike. Precedentët janë të shumtë. Kjo varion nga vendimi i gjeneralit De Gaulle për të braktisur komandën e integruar të NATO-s në kohën e Luftës së Vietnamit, derisa Gjermania dhe Franca u prishën me Xhorxh W. Bushin kur ai pushtoi Irakun në vitin 2003.  Pikërisht atëherë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, e bëri të famshëm titullin e një eseje gjeopolitike: "Amerikanët janë nga Marsi, evropianët nga Venusi". Rumsfeld më pas bëri një përpjekje për të bërë dallimin midis Evropës së Re, vendeve lindore pro-amerikane dhe Evropës së vjetër që ai e shihte si të kapur pas së kaluarës. Një tjetër diskriminues ka qenë gjithmonë Lindja e Mesme, ku sot Trumpizmi mund të interpretohet nga Netanyahu si një dritë jeshile për një sulm ndaj Iranit.

Vance krijoi panik në Evropë me ndërhyrjen e tij në Mynih, edhe sepse kishte identifikuar dobësi reale. Sipas sondazheve, gjermanët që votojnë në datën 23 nuk e penalizojnë liderin e kristiandemokratëve Merz për pranimin e votave të së djathtës ekstreme për kufijtë e imigracionit. Tensionet mbi flukset e migracionit të menaxhuara keq e kanë zhvendosur opinionin publik evropian në të djathtë, duke filluar me Francën në vitet 1980,  shumë kohë përpara se Trump të hynte në politikë.

Lufta tregtare e gjen Kontinentin e Vjetër në një pozicion dobësie ekstreme: ekonomia e tij është e paaftë të mbajë ritmin me atë amerikane dhe është shumë më proteksioniste se sa mund të mendohet, siç theksoi Mario Draghi. Ushtria evropiane që Zelensky po bën thirrje për të garantuar sigurinë e ardhshme të vendit të tij, dyqind mijë ushtarë që do të vendosen menjëherë në Ukrainë si një pengesë për Rusinë, thjesht nuk ekziston. Nëse elektroshoku i Vance do të zgjonte opinionin publik nga letargjia e tij gjeopolitike, do të ishte një nga ato krizat që e bëjnë Evropën të rritet./ Marrë nga Corriere della Serra

jd vance donald trump

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më