All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rubio dhe Netanyahu me mendime të njëjta për Iranin dhe Gazën

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Sekretarit amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem thanë se kishin zhvilluar bisedime produktive për një numër çështjesh.

16 Shkurt 2025, 16:19 Nga r.ll
Rubio dhe Netanyahu me mendime të njëjta për Iranin dhe
marco rubio, benjamin netanyahu
All - Paragraf - 1

JERUZALEM- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të Izraelit në Rripin e Gazës, duke thënë se Hamasi “duhet të çrrënjoset”. Shefi i diplomacisë amerikane u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën në fillim të një turneu rajonal, i pari që kur mori detyrën. Zoti Rubio dhe zoti Netanyahu thanë se dy vendet do të punojnë së bashku për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë shprehur angazhimin e vendosur për të penguar ambiciet bërthamore të Iranit dhe “agresionin” e tij në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, Sekretarit amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem thanë se kishin zhvilluar bisedime produktive për një numër çështjesh.

“Irani është burimi i vetëm më i madh i destabilitetit në rajon. Pas çdo grupi terrorist, pas çdo akti dhune, pas çdo aktiviteti destabilizues, pas çdo zhvillimi që kërcënon paqen dhe stabilitetin për miliona njerëz që e quajnë këtë rajon shtëpi, është Irani. Dhe kur them Irani e kam fjalën për drejtuesit, ajatollahët. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet vazhdimisht se nëse flasim për Hamasin ose për Hezbollahun, flasim për destabilizimin në Siri, apo milicitë në Irak, duhet gjithmonë të mendojmë se pas është Irani. Dhe nuk mund të ketë kurrë një Iran që zotëron armë bërthamore. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë”, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane.

“Izraeli dhe Amerika qëndrojnë krah për krah për t'iu kundërvënë kërcënimit të Iranit. Ne pajtohemi që ajatollahët nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe ne gjithashtu pajtohemi që agresioni i Iranit në rajon duhet të marrë fund. Gjatë 16 muajve të fundit, Izraeli i ka dhënë një goditje të fuqishme degëve terroriste të Iranit. Nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump dhe me mbështetjen tuaj të palëkundur, nuk kam asnjë dyshim se ne mund dhe do ta përfundojmë punën e nisur”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi një turne në Lindjen e Mesme duke filluar me Izraelin, gjatë të cilit gjasat janë që udhëheqësit arabë të shprehin shqetësime për propozimin e Presidentit Donald Trump për të transferuar popullsinë palestineze të Rripit të Gazës në vende të tjera dhe për ta rizhvilluar atë nën drejtimin e SHBA. Ai do të vizitojë më vonë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se presidenti Trump kishte paraqitur një plan të “të guximshëm”për të ardhmen e Gazës. Po ashtu ai theksoi se administrata Trump ishte “shumë e qartë” se Hamasi nuk mund të vazhdojë si një forcë ushtarake apo qeverisëse në këtë territor.

“Presidenti Trump ka qenë gjithashtu shumë i guximshëm në lidhje me pikëpamjen e tij se cila duhet të jetë e ardhmja e Gazës. Jo të njëjtat ide të lodhura të së kaluarës, por diçka që është e guximshme. Dhe kjo ide mund të ketë tronditur dhe habitur shumë njerëz, por nuk mund të vazhdojmë me një njëjtin cikël prej kohësh dhe të mos kemi zgjidhje. Lidhur me Hamasin, presidenti ka qenë shumë i qartë. Hamasi nuk mund të vazhdojë si një forcë ushtarake apo qeverisëse në atë territor. Dhe sinqerisht, për sa kohë që qëndron si një forcë që mund të qeverisë ose si një forcë që mund të drejtojë, apo si një forcë që mund të kërcënojë me përdorimin e dhunës, paqja bëhet e pamundur”, tha zoti Rubio.

“Izraeli është i vendosur të arrijë të gjitha objektivat e luftës që kemi vendosur pas sulmit të tmerrshëm të 7 tetorit, sulmi më i rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Ne do të eliminojmë aftësinë ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij politik në Gazë. Ne do t'i sjellim të gjithë pengjet në shtëpi dhe do të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin", deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Këto deklarata vijnë vetëm dy javë përpara përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Faza e dytë, në të cilën Hamasi do të lirojë dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë, një armëpushim të qëndrueshëm dhe tërheqjen e forcave izraelite, ende nuk është negociuar.

Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste pavarësisht se pësoi humbje të mëdha në luftë duket se ka ende kontrollin e Gazës.

Ushtria izraelite ndërkohë tha se kreu një sulm ajror herët të dielën ndaj njerëzve që iu afruan forcave të saj në Gazën jugore. Hamasi tha se sulmi ishte një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe akuzoi Netanyahun se po përpiqej të sabotonte marrëveshjen.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët./VOA 

marco rubio benjamin netanyahu iran gaza

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet