Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk janë ftuar në takimin e Arabisë Saudite dhe se nuk do të jenë të detyruar të zbatojnë asnjë marrëveshje që del nga çdo dialog atje.
SHBA- I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për në Arabinë Saudite të dielën me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz për bisedime lidhur me rrugët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Deklaratat e tij për kanalin Fox News janë konfirmimi i parë zyrtar për këto bisedime, të cilat do të jenë ndër diskutimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë ndër vite dhe kanë për qëllim t'i paraprijnë një takimi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Udhëheqësit ukrainas dhe zyrtarë të vendeve evropiane kanë shprehur publikisht zhgënjimin që zyrtarët amerikanë i kanë përjashtuar ata në disa negociata me rusët.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk janë ftuar në takimin e Arabisë Saudite dhe se nuk do të jenë të detyruar të zbatojnë asnjë marrëveshje që del nga çdo dialog atje.
Zoti Witkoff kundërshtoi idenë se ukrainasit janë përjashtuar nga bisedimet me rusët. Në intervistën për televizionin Fox, ai vuri në dukje se zyrtarët ukrainas u takuan me disa zyrtarë të lartë amerikanë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës, megjithëse ai nuk tha nëse ukrainasit ishin të mirëpritur në Arabinë Saudite.
"Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me përjashtimin e askujt," tha Witkoff. "Në fakt, bëhet fjalë për përfshirjen e të gjithëve."
Njoftimet e para për negociatat dolën të shtunën dhe sipas tyre në bisedime do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Zoti Rubio pati një telefonatë të shtunën me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë së cilës ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, thanë të dyja palët.
Ata ranë dakord për kontakte të rregullta për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
Ndërkohë Franca tha të dielën se do të mbajë të hënën një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, në përpjekje për një përgjigje konkrete për qasjen e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj konfliktit./VOA
pamje nga mynih MYNIH- Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarë...
miniere ne ukraine SHBA- Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një fur...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet e Arabisë Saudit...
foto ilustruese MYNIH- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga aleatët e tyre evropianë se çfarë do t'u ...
marco rubio, benjamin netanyahu JERUZALEM- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të I...
putin, trump RUSI- Kremlini ka komentuar telefonatën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në fillim...
foto ilustruese SHKUP- Mbi 30.000 njerëz, apo rreth 1.5 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, zotërojnë monedha ...
foto ilustruese GJERMANI- Industria gjermanee automjeteve është në vështirësi të mëdha dhe po pret me ankth rezulta...
zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi nuk është ftuar për të marrë p...
Muhsin Hendricks GQEBERHA- Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i mysli...