LIVE UPDATES
Bota

"Ekonomia më e fortë e Evropës në krizë", DW: Prodhuesit gjermanë të automjeteve më të goditurit, shpresojnë për përmirësim pas zgjedhjeve

Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit gjermanë të automjeteve janë goditur veçanërisht rëndë. Ata tani shpresojnë për përmirësim pas zgjedhjeve. Ekonomia po kalon një recesion - dhe i ashtuquajturi koalicion semaforik (Socialdemokratët, Të Gjelbërit, FDP), i cili ishte në pushtet deri vonë, po mbahet drejtpërdrejt përgjegjës për disa nga ankesat.

16 Shkurt 2025, 15:13 Nga r.ll
"Ekonomia më e fortë e Evropës në krizë", DW:
foto ilustruese

GJERMANI- Industria gjermanee automjeteve është në vështirësi të mëdha dhe po pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit. Ekonomia po kalon një recesion - dhe i ashtuquajturi koalicion semaforik (Socialdemokratët, Të Gjelbërit, FDP), i cili ishte në pushtet deri vonë, po mbahet drejtpërdrejt përgjegjës për disa nga ankesat.

Subvencione për makinat elektrike?

Një pikë ngecjeje për të gjithë prodhuesit e makinaveështë largimi nga motori me djegie dhe prezantimi i modeleve alternative. Ashtu si shumë ekspertë, edhe analisti i pavarur Jürgen Pieper nga Frankfurti sheh pasiguri të vazhdueshme midis prodhuesve dhe klientëve të makinave. Arsyeja kryesore për këtë është se nuk ka "një vijë të qartë në e-mobilitet". Fillimisht, politikanët promovuan blerjet e makinave elektrike, por më pas ndryshuan disa gjëra për blerjen.

Dirk Dohse nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) gjithashtu u ankua në një deklaratë për DW për "ngecje në mbështetjen e shtetit për makinat elektrike". Në veçanti, "heqja afatshkurtër e të ashtuquajturit bonus mjedisor në dhjetor 2023" ka kontribuar nëpasigurinë. Përveç kësaj, industria vuan nga "kostot e larta të energjisë dhe burokracia e tepruar”.

Kur u pyetën se çfarë po shkakton më shumë probleme për prodhuesit gjermanë të makinave, shoqata e industrisë VDA (Shoqata e Industrisë Gjermane të Automjeteve) vuri në dukje një problem thelbësor: mjedisin e pafavorshëm për industrinë. Kjo zvogëlon konkurrencën e kompanive. Prirja është veçanërisht shqetësues: "Në renditjen ndërkombëtare për kushtet dhe mjedisin për industrinë , Gjermania është rregullisht poshtë."

Energjia është shumë e shtrenjtë

Çështja se sa tërheqëse është Gjermania si vend për industrinë është vendimtare. Prandaj, VDA kërkon që "Berlini dhe Brukseli të kujdesen që të jenë shumë më atraktive dhe të jenë prapë në majat e botës". Kjo kërkon "energji të lirë, më pak rregullore dhe burokraci dhe një sistem konkurrues taksash", thonë ekspertët për DW.

Ekonomisti i IfW Dirk Dohse vëzhgon edhe ndikimin e Bashkimit Evropian: "Objektivat klimatike vijnë nga BE-ja dhe qeveria federale ka vetëm ndikim të kufizuar atje."

Përveç kësaj, ai sheh edhe një shkallë të caktuar faji nga ana e vetë industrisë për krizën aktuale: "Rregullimet e nevojshme strukturore u vonuan për një kohë të gjatë, kështu që marzhet e fitimit janë tkurrur ndjeshëm. Kompanive gjermane iu desh një kohë shumë e gjatë për të bashkuar forcat me partnerë të fortë softuerësh." Rezultati: Prodhuesit gjermanë të makinave nuk kanë ndonjë "hit" të vërtetë në tregun e makinave elektrike.

Më shumë stacione karikimi

Për Dirk Dohse është e qartë: "Prioriteti është zgjerimi i shpejtë i infrastrukturës për karikim të makinave elektrike dhe planifikimi i sigurisë për blerësit e makinave elektrike." Gjithmonë mund të argumentohet nëse mbështetja e blerjes për makinat elektrike ka kuptim, por "rregullat duhet të jenë të qarta dhe transparente dhe të zbatohen për një periudhë të caktuar kohore". Ato duhet të jenë të besueshme dhe jo të tërhiqen përsëri: "Duhet të shmangen ndryshimet në varësi të situatës financiare".

Jürgen Pieper bën thirrje për një "vijë të qartë për teknologjitë e reja". Megjithatë, nuk duhet rregulluar shumë, por mbetet i hapur ndaj zgjidhjeve të ndryshme teknologjike. Politikanët duhet të "caktojnë qëllime të përcaktuara saktësisht, por t'ia lënë industrisë rrugën e hapur drejt arritjes së tyre".

Makinat dhe politika

Lidhjet mes industrisë së automobilave dhe politikës janë të ngushta, jo vetëm në nivel federal. Ka varësi të mëdha, sidomos në politikën shtetërore. Prandajprodhuesit e makinave - deri në nivelin lokal - varen nga tarifat e favorshme të taksave. Për politikën shtetërore, punët që ofron industria janë shumë të rëndësishme dhe ia vlen të mbrohen.

Në Saksoninë e Poshtme, ku qeveria shtetërore e udhëhequr nga SPD në Hanover është në bordin mbikëqyrës të Volkswagen, kjo lidhje është e dukshme. Por rrjetet janë gjithashtu të lidhura ngushtë në Baden-Württemberg nën kryeministrin Kretschmann (me gjigantin e industrisë Mercedes dhe prodhuesin e makinave sportive Porsche, që i përket familjes VW) dhe në Bavari, e cila është qeverisur nga CSU-ja konservatore për dekada, me Audi në Ingolstadt dhe BMW.

Për shkak të strukturës federale të Republikës Federale është gjithmonë me rëndësi për industrinë e automobilave se kush është në pushtet. Kjo është arsyeja pse asnjë prodhues makinash nuk mund të lejojë të injorojë politikanët. Në të njëjtën kohë, korporatat duhet të qëndrojnë të hapura ndaj të gjitha opsioneve politike në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë ndikimin e tyre pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Frika nga Trumpi

Megjithatë vendimet për një politikë të re apo të ndryshme industriale nuk do të merren vetëm në Berlin dhe Bruksel. Politikat e administratës së ardhshme amerikane do të kenë gjithashtu një ndikim të madh, thotë Jürgen Pieper: "Në funksion të krizës ekonomike dhe presionit të pritshëm nga administrata Trump (kërcënimi me tarifa më të larta), qeveria e re federale ka të ngjarë të përpiqet t'ia bëjë jetën më të lehtë industrisë gjermane të automobilave. Kjo mund të çojë në një "shtyrje të ndalimit të motorëve me djegie për regjistrime të reja" ose rikthimin e subvencioneve për blerjen e makinave elektrike dhe hibride.

Për analistin e pavarur Jürgen Pieper, fakti që do të ketë një politikë të re industriale në Gjermani nga marsi është po aq i paparashikueshëm sa edhe vetë rezultati i zgjedhjeve./DW

ekonomia gjermane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale