LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?

Trump është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqebërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh.

23 Janar 2025, 07:54 Nga M.B
Analiza: A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putin dhe ta
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ardhshme të luftës në Ukrainë, por se si planifikon ai ta përdorë atë, mbetet një çështje e hapur. Trump është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqebërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh.

Por, qasja e tij më tregtare ndaj diplomacisë ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, në dëm të Ukrainës.

“Ka ende shqetësime se Trump do të arrijë marrëveshje me Putinin, dhe më pas do t’i thotë Ukrainës se ajo duhet ta pranojë atë ose ai do të pezullojë ndihmat amerikane për Ukrainën”, ka thënë Marie Dumoulin, ish-diplomate franceze në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Strategjia e presidentit të ri amerikan për përfundimin e luftës ende po merr formë, por analistët kanë thënë se ai ka dy rrugë të gjera përpara. E para është shtyrja e Ukrainës – e cila tashmë po përballet me mungesë luftëtarësh dhe me lodhjen e donatorëve – në tavolinën e negociatave, duke kushtëzuar ndihmën jetike ushtarake dhe duke e detyruar atë të nënshkruajë një marrëveshje për paqe me kushte të pafavorshme, një mundësi që Kievi dhe shumica e kryeqendrave perëndimore e konsiderojnë skenarin më të keq. Tjetra është intensifikimi i trysnisë ndaj Rusisë me sanksione të reja dhe me rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

“Në këtë pikë, secili opsion është ende i mundshëm”, ka thënë Dumoulin.

Si Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë sinjalizuar se janë të hapur për negociata, por është e paqartë nëse Kievi dhe Moska janë të gatshëm për të bërë kompromise. Putin, fillimisht, ka dashur ta marrë kontrollin e Kievit dhe të instalojë një qeveri të afërt me Moskën. Kremlini, po ashtu, vazhdon të ngulmojë për mbajtjen e pjesëve të okupuara të territorit ukrainas dhe për kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase.

Kjo është e papranueshme për Kievin, i cili kërkon kthimin e territorit të tij dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse. Zelensky, megjithatë, ka thënë se mund të jetë i hapur për ngrirjen e luftës përgjatë vijës aktuale të frontit, në këmbim të hapjes së rrugës për anëtarësimin e Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Trump po përpiqet, po ashtu, të shfrytëzojë marrëdhënien e tij me Putinin, të cilin në të kaluarën e ka quajtur strateg “të zgjuar”, dhe ka thënë se planifikon të takohet sy më sy me udhëheqësin rus.

“Nga perspektiva e presidentit Trump, nuk mund të bësh një marrëveshje nëse nuk ke një lloj marrëdhënieje dhe dialogu me palën tjetër. Dhe, ne absolutisht do ta krijojmë muajve të ardhshëm”, ka thënë Mike Waltz, këshilltar i Trumpit për siguri kombëtare, gjatë një interviste më 12 janar.

Presidenti Trump ka përmendur sërish raportin e tij personal me udhëheqësin rus, teksa ka folur me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, duke thënë se “kalon shkëlqyeshëm [me Putinin]. Shpresoj që ai të jetë i interesuar për një marrëveshje”.

Por, Trump ka shprehur edhe kritika, sinjal që ai mund të nxjerrë edhe karotën, edhe shkopin, në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Moskën.

“Unë mendoj se [Putin] po e shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”, ka thënë Trump. “Unë mendoj se Rusia do të ketë telashe të mëdha”.

Oleksandr Motsyk, ish-ambasador i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kievi duhet të përgatitet për një mori lëvizjesh diplomatike, dhe të mos i frikohet afrimit ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

“Në fazën e parë, Ukraina do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, dhe Rusia do të bisedojë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai. “Më pas, Shtetet e Bashkuara do t’i shikojnë pozicionet e të dyja palëve dhe, duke u bazuar në to, do të mund të bëjë propozime”.

Por, teksa vrulli për bisedime po rritet, Trump mund të hasë në vështirë për ta sjellë Rusinë në tavolinën e negociatave. Analistët thonë se, pavarësisht humbjeve të mëdha që ka pësuar Rusia në fushëbetejë, Putin beson se është duke fituar në Ukrainë dhe ka pak interesim të tërhiqet. Kjo mund ta nxisë Trumpin të përpiqet të marrë masa – që mund të përfshijnë vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj ekonomisë së Rusisë.

Para largimit nga pushteti, administrata e presidentit Joe Biden ka vendosur sanksionet më të ndjeshme ndaj tregtisë ruse të naftës nga ndonjë fuqi perëndimore deri më sot. Trump mund t’i ashpërsojë ato. Scott Bessent, i zgjedhur i Trumpit për sekretar të Thesarit, ka thënë gjatë seancës për konfirmimin e tij, më 16 janar, se ai mbështet “100 për qind” intensifikimin e sanksioneve ndaj prodhuesve rusë të naftës për ta sjellë Moskën “në tavolinë”, nëse Trump e kërkon një gjë të tillë.

Gjatë seancës për konfirmimin e tij në Senat, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se sanksionet – si zbatimi, ashtu edhe heqja e tyre – mund të bëhen pjesë e diskutimeve për përfundimin e luftës gati trevjeçare. Teksa ka thënë se si Rusia, ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë “lëshime” për të arritur një marrëveshje për paqe, Rubio ka pohuar se “sanksionet dhe heqja e sanksioneve” duhet “të jenë pjesë e kësaj bisede në aspekt të gjetjes së... një zgjidhjeje”.

Trump mund edhe t'i bëjë trysni Putinit për të marrë pjesë në bisedime, duke kërcënuar me rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe me ndryshimin e dinamikës në fushëbetejë. Mbetet të shihet nëse Trump do ta zgjedhë këtë rrugë, veçanërisht duke marrë parasysh premtimin e tij gjatë fushatës zgjedhore për të ndalur mbështetjen financiare për Ukrainën, dhe kritikat për administratën Biden, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, për “financimin e pakufizuar për mbrojtjen e kufijve të huaj”.

“Rusia nuk ka sinjalizuar asnjëherë gatishmëri për kompromis”, ka thënë ish-diplomatja Dumoulin. “Trump i ka dy opsione kryesore: t’i pranojë kushtet e Moskës apo të mundohet t’i ndryshojë ato”./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë