23 Janar 2025, 07:31
Nga M.B
Donald Trump dhe Andrew Puzder
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian. Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa.
Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të zotit Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t'u konfirmuar. Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është në nivele shqetësuese.
"Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne", tha ai të martën, duke përsëritur komentet e bëra ditën kur mori detyrën.
"Ndaj tarifat janë e vetmja mënyrë për të patur drejtësi".
Presidenti Trump i dha zë shqetësimit të tij mbi tarifat gjatë komenteve për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi mori detyrën, por nuk vendosi menjëherë tarifa siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Zoti Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikës, Kanadanë dhe Kinën.
"Andy do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në këtë rajon të rëndësishëm", tha presidenti ndërsa njoftoi emërimin e tij për ambasador të SHBA-së në BE.
Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, zoti Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme. Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person padokumente. Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij. Puzder ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i ‘CKE Restaurants’, nga viti 2000 deri në 2017./ VOA
donald trump
Bota
23 Janar 2025, 07:25
B.Z
Donald Trump
SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të...
Bota
22 Janar 2025, 22:57
N.F
Mauricio Fune
NIKARAGUA- Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, ka vdekur në moshën 65-vjeçare. Lajmin e njoftoi Ministria e...
Bota
22 Janar 2025, 22:53
r.ll
Nizem Ozama Elmasri Habis
ITALI- Lirimi dhe kthimi në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, i Nizem Ozama Elmasri Habis, kreut të policis...
Bota
22 Janar 2025, 22:47
r.ll
pamje nga forumi
SIRI- Ministri i Jashtëm i qeverisë aktuale të Sirisë tha sot se heqja e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj...
Bota
22 Janar 2025, 22:38
E. D
foto ilustruese
SHBA- Dy studentë adoleshentë janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të së...
Bota
22 Janar 2025, 22:42
N.F
Foto ilustruese
UASHINGTON- Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Mek...
Bota
22 Janar 2025, 22:31
N.F
Zjarri
KALIFORNI- Pa fund janë frontet e zjarreve në Kaliforni, të cilat jo vetëm që nuk janë shuar plotë...
Bota
22 Janar 2025, 21:57
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv Presidencial për të ofruar lehtësi urgjente për fami...
Bota
22 Janar 2025, 21:42
N.F
Melania dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump sot festojnë 20-vjetorin e tyre të mart...
Bota
22 Janar 2025, 21:10
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti i Drejtësisë po udhëzon prokurorët federalë që të hetojnë mundësinë e ...