LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

• Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë. • Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash. • ‘Koka’ të këtij grupi dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës. • Në pranga janë vënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa Edmond Jaupi është në masën ‘arrest shtëpie’. • Në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit. • Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. • Në kërkim gjithashtu është dhe Orgec Birçaj. • Të gjithë biznesmenët e përfshirë, dyshohet se kanë pastruar paratë e këtij grupi kriminal të ardhura nga veprimtari të paligjshme. • Biznesmeni Orges Sota është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. •  Në prill të këtij viti, Sota u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për pesë orë, duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi. • Po ashtu Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. • Ndërsa biznesmeni Ilir Shtufi rezulton në dosjen e Belinda Ballukut, pasi është favorizuar në tenderat e rrugëve.

9 artikuj për këtë temë.

3 MINUTA ME PARE

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë: Prona jonë është e padiskutueshme

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni
Artur Shehu

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biznesmenit Artur Shehu. Me vendim të gjykatës të datës 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. 

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë biznesmeni Artur Shehu foli për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Shehu u shpreh se ai posedon rreth 253 hektarë tokë në Zvërnec dhe se i ka me çertifikatë pronësie. Në lidhje me hetimet e SPAK, Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.  

"Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës," tha Shehu./Dosja.al 

36 MINUTA ME PARE

Megaoperacioni i SPAK/ “Arrest në shtëpi” për CEO-n e kompanisë Daikin, Edmond Jaupaj, vëllai i ish-drejtoreshës së bizneseve VIP te Tatimet, Elidiana Çelaj

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit kundër një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash. Bëhet me dije se mes personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie është edhe biznesmeni Edmond Jaupi, konkretisht ndaj të cilit është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Jaupi rezulton të jetë vëllai i Elidiana Çelajt, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Çelaj më herët ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve. Ndërkohë Edmond Jaupi ushtron aktivitet si CEO i kompanisë Daikin/ESC, e cila operon në fushën e sistemeve të kondicionimit.

Në kuadër të këtij megaoperacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar gjithsej 20 masa sigurie, 15 “arrest me burg” dhe 5 masa “arrest në shtëpi”, ndaj personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. ‘Koka’ të këtij grupi dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Sekuestrohen 138 mln euro llogari të kompanisë “Albanian Land Development”, në pronësi të Redi Strugës

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni
Redi Struga

TIRANË- 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, në pronësi të biznesmenit Redi Struga. Sekuestrimi i këtyre llogarive është bërë në kuadët të megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 20 masa arresti kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Bëhet me dije se biznesmeni Artur Shehu, i cili është në kërkim nga SPAK, i ka shitur kësaj kompanie prona, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht transaksionet.

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni

Shehu ndodhet në SHBA prej vitit 1999 ku ka marrë azil politik, pasi gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri ka pasur rivalitet me bandën e Zani Çaushit në Vlorë. Shehu ka lidhje dhe me pronën në Zvërnec që ka shkaktuar debat së fundmi, pasi pritet të investojë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, përmes një kompanie nga Katari.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuri të lidhura me persona të tjerë. Në sekuestro janë vendosur prona të Erion dhe Adrian Ramaj, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i vrarë në fillim vitet 2000. Konkretisht, bëhet fjalë për vilat që gjenden në zonën e Green Coast në Palasë./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

SPAK goditi grupin kriminal/ Kush janë vëllezërit Koçeku, dy "kokat" që drejtojnë trafikun e drogës pronarë të disa bizneseve

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon këtë të premte një operacion të gjerë. Në kuadër të këtij operacioni SPAK ka goditur një grup të strukturuar që vepron në zonën e Kamzës në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dy "Kokat" e grupit dyshohet se janë vëllezërit Abedin e Luçiano Koçeku.

Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz në Palasë për shkake banale. Ai rezulton gjithashtu të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit.

Kompania u themelua në 21 tetor 2022 në Tiranë dhe ka aktivitet për investim në fushën e ndërtimit, në komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te shërbimit, bar, restorant, hoteleri, projektimi dhe zbatimi i veprave ndërtimore, rrugë të të gjitha kategorive.

1 ORE ME PARE

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni

TIRANË- Deteja të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash. Mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”.

Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash. Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka dhënë 20 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar disa prej tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni

TIRANË- Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. Në prill të këtij viti, Sota u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për pesë orë, duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.

Po ashtu Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Nga operacioni i SPAK me Policinë është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Detaje nga aksioni i SPAK dhe Policisë/ Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi në kërkim, kontrolle në Tiranë e Vlorë! Si pastroheshin paratë e kokainës

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni

TIRANË- Detaje të rrja janë zbardhur lidhur me aksionin e SPAK dhe policisë, ku janë firmosur 20 masa sigurie për një grup kriminal, që akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash. Mes personave me masë sigurie arrest me burg është edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i cili është edhe në dosjen e Belinda Ballukut, pasi është favorizuar në tenderat e rrugëve.

Një tjetër person me masë sigurie arrest në burg është edhe Artur Shehu, shqiptaro-amerikani që është në kërkim dhe po hetohet edhe për tjetërsim pronash. Ndërsa për biznesmenin Edmond Jaupaj është firmosur masa e arrestit në shtëpi.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Operacioni i SPAK dhe policisë/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni
SPAK

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Mësohet se kuadër të këtij operacioni është goditur një grup kriminal i trafikut të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha. 

Raportohet se janë lëshuar 20 masa sigurie, ndërsa deri më tani në pranga është vënë Orest Sota. Masë sigurie 'arrest me burg' është lëshuar edhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ekzekutohen disa masa sigurie

SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premte një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së