Vota e emigrantëve, shoqata në diasporë kundër ‘zonës 13’: Dobëson peshën elektorale
Sali Berisha TIRANË- Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar nj...
Sali Berisha TIRANË- Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar nj...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit s...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo m...
Nga Klodian Tomorri
Një ditë më parë Komisioni Europian njoftoi vendosjen e sanksioneve mbi Bankën Qendrore të Rusisë, që përfshijnë edhe kufizimin e përdorimit të rezervës valutore. Shtëpia e Bardhë deklaroi se Rezerva Federale po konsideron të njëjtën masë.
Sanksionet mbi Bankat Qëndrore janë arma më e fuqishme financiare. Praktikisht një armë e shkatërrimit në masë, para së cilës përjashtimi nga SËIFT-i ngjan një lodër. Teksa detajet e sanksioneve po saktësohen, tani frika e vetme është se kjo masë mund të bëjë më shumë dëme mbi Rusinë se sa do të donte Perëndimi. Pse?
Rusia zotëron një rezerve valutore rreth 640 miliardë dollarë. Me një mal kaq të madh parash, Putin mund të financojë pa problem makinerinë e tij të luftës për vite të tëra në Ukrainë. Por të kesh rezervë valutore është një gjë dhe ta kontrollosh atë është një gjë tjetër.
Pjesa dërrmuese e rezervës valutore të Rusisë mbahet në euro në Bankën Qendrore Europiane dhe në dollar pranë FED. Nëse BQE dhe FED bllokojnë rezervën e huaj të Rusisë, e gjithë ekonomia ruse rrëzohet brenda pak javësh. Pse?
Për shkak të sanksioneve tregtare, të ardhurat nga jashtë të Rusisë do të ulen, ndërkohë që lufta kërkon shpenzime të mëdha. Për të financuar hendekun, Rusisë do t’i duhet të përdorë rezervën valutore. Por nëse rezerva bllokohet fillon stuhia. Kompanitë dhe individët rusë që kanë detyrime në valutë do të falimentojnë. Ata që janë të përfshirë në transaksione me valutë të huaj do të panikohen.
Njerëzit do të turren në sportelet e bankave ruse për të tërhequr depozitat që kanë në euro dhe dollarë. Banka Qendrore e Rusisë do të detyrohet të ngrijë depozitat në valutë. Rubla do të zhvlerëohet deri në pikën që do të bëhet një monedhe e pakonvertueshme. Sistemi bankar i Rusisë do të falimentonte, ndërsa ekonomia do të binte në kolaps. E gjitha kjo do të ndodhte shumë shpejt, në vetëm pak javë.
Rusia mund të përdorë rezervën valutore prej 120 miliardë dollarësh që mban në Ar për të zbutur kufizimet në fillim. Por kjo do të ngrinte dy probleme të tjera. Së pari kush do ta blinte arin rus? Kina mund të ishte një kandidat dhe me shumë gjasa do të kërkonte favore shumë të mëdha në këmbim.
Së dyti, edhe nëse Kina pranon ta blejë si do të transpotohen 120 miliardë dollarë ar nga Rusia në Kinë. Kjo ka shumë rreziqe.
Në terma financiarë, Perëndimi po hedh bombën bërthamore në Rusi. Pasi detajet të saktësohen do të merret vesh edhe se sa kilotonë është ajo. Por dy mësime ka këtu. E para mos hyr asnjëherë në luftë me vende, monedhat e të cilave i përdor për të mbajtur rezervën tënde kombëtare. E dyta, fuqia e një vendi nuk qëndron vetëm tek ushtria.
Sigurisht që Rusia ka gjjithmonë valixhen bërthamore. Dhe sanksionet e rënda që po Perëndimi po vendos e rrisin rrezikun që Putini të bëjë veprime dëshpëruese. Por në cdo situatë, kostot për Putinin do të jenë shumë më të larta se sa zgjidhja paqësore.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Liana Fix dhe Michael KimmageKur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack ...
SHBA- Tregjet globale të aksioneve ranë dhe çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në 99 dollarë për fuçi të martën pasi Rusia urdhëroi trupat në...
ITALI- 573 emigrantë janë shpëtuar gjatë natës nga roja bregdetare italiane në zonën e Jonit. TheDailycases shkruan se emigrantët në vështirësi ndodheshin në bo...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka deklaruar se nuk ka njohje me asnjë nga biznesmenët e shpallur në kër...
Nga Klodian TomorriNdërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek çështja e inceneratorëve, Ministria e Financavë po bëhet gati që të jap...
Nga Prem SikkaSi bankat vazhdojnë t’i shpëtojnë? Zbulimet e fundit në lidhje me Credit Suisse japin edhe një vështrim tjetër në lidhjen gërryese të bankav...
Nga Adelheid WölflRruga kryesore në kryeqytetin kosovar, Prishtinë është e mbushur me flamuj. 14 vite pas deklaratës së pavarësisë, shteti më i ri në Europë nuk...
Nga Balil GjiniMes llumit të korrupsionit që rrjedh valë-valë nga institucionet shtetërore, mes asaj llurbe të verdhë degradimi të vlerave publike e shoqërore, ...
Nga Ermal MulosmaniTë jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të gjitha aspiratat njerëzore, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha kohët. Kjo ë...
Ka qenë një postim në Twitter, që më ka lënë pa mend për muaj të tërë :një tabelë e vdekjeve për frymë nga Covid-19 në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugu...