LIVE UPDATES
Insights

Bigbrother mania, histeria e kotësisë

19 Shkurt 2022, 19:27 Nga DOSJA
Bigbrother mania, histeria e kotësisë

Nga Ermal Mulosmani

Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të gjitha aspiratat njerëzore, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha kohët. Kjo është baza e ecjes përpara të individit, e, për pasojë, edhe të shoqerisë. Nëse një shkencëtar është konkurues e ambicioz, mundet që, shumë shpejt ambicies së tij ia ndien dobinë edhe ti që nuk e vret mendjen për asgjë. Se, fjala vjen, ai shkencëtari, mundet të zbulojë një ilaç, që, fap, me një kokërr, të zgjon ty dëshirën për punë.

“Mos o Zot”!, do thonë shumë prej nesh, jemi rehat pa atë ilaç…

Nejse, kjo eshte temë tjetër…

A duhet të rendë media pas shijeve të publikut apo te ndikojë në edukimin e këtyre shijeve, qoftë edhe përmes një kostoje në audiencë? Cili është pika kritike që edhe publiku të të ndjekë por edhe niveli përmbajtësor dhe estetik të mos cënohet në ekstrem?

Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe…Nëse një televizion komercial, gazetë ose blog e ka të lidhur ekzistencën me paranë, atëherë është e pamundur të bëhet misionar i edukimit të shijeve. Këto media do të bëjnë sondazhe se çfarë pëlqen publiku, dhe, do përpiqen që të ofrojnë produktin më të lirë prej të cilit të nxjerrin fitimin më të madh.

Kështu do të rrimë në kënetën e Anadollit dhe të Mumbait me çallma, sulltanë e anadollakë. E vërteta është që ky kostum nuk është se i rri keq shumicës sonë. Një popull dembel, melodramatik e njëkohësisht krenar. Një popull që përton të protestojë, pëlqen të vajtojë e adhuron të viktimizohet. Atëherë, ta lëmë në gjumin obllomovian duke i dhënë aspirinën e tij, kotësinë, jetën e të tjerëve. Telenovelat janë hipnoza e tij. As hashashi nuk ka kaq efekt në trurin e këtij njeriu sesa telenovela.

A ka një telenovelë më të bukur se sa vuajarizmi? Të përgjosh çfarë bëjnë të tjerët ka qenë dhe është një tërheqje universale e njerëzimit, ky nuk është një fenomen shqiptar. Por tek shqiptarët ky fenomen ka një dimension shumë të thellë. Në këtë këndvështrim, nuk kishte sesi Big Brotheri, programi i ndërtuar mbi bazën e përgjimit të syrit popullor 24 orë në ditë, të mos ishte programi më i ndjekur i kombit shqiptar në të dyja anët e kufirit. Më i komentuari, më i paarsyeshmi, më i koti. Dhe pikërisht për këtë të fundit, më i lavdishmi.

Lavdi kotësisë!

Personazhet që shkojnë atje nuk kanë nevojë të jenë të dijshëm – i dijshmi, veçanërisht ai, do të dështojë, qysh javën e parë. Ky do të ishte një ves i padurueshëm për banorët, thellësisht përçarës. Ata duhet të jenë si shikuesi më i thjeshtë, duhet të jenë kavia e eksperimentit tonë social-popullor. Çdonjëri mund të jetë aty e, bash kjo arsye është çelësi i suksesit.

Po shkojmë në nivelet bazike duke spekuluar me injorancën dhe kotësinë.

Autosugjestion kolektiv, mani. Një gazetare i krahason personazhet e BB me heronjtë grekë të antikitetit. Pa hezitim bën krahasimin e Ilirit dhe Donaldit me duelin e Akilit dhe Hektorin. Një tjetër flet me bindje që “filani” është lojtar i madh, një superlojtar. Një gazetar kishte bërë një shkrim ku thoshte që politikanët të ndjekin taktikat e Bigbrotheristëve! Ja seç shkruante gazetari (ndërmjet të tjerave):

“Unë besoj se një sukses i tillë televiziv do ta ndikojë (në mos e pastë bërë) edhe komunikimin politik në tërësi, strategjitë dhe taktikat e marketingut politik në Shqipëri. Njerëzit e “fabrikomunikimit” politik janë duke ndjekur në heshtje se çfarë, si dhe pse pëlqehet nga publiku vendës, sidomos nga ai në moshë zgjedhore, dhe si, nën këto ligjësi që mund të parapërpunohen, mund të paketohet komunikimi politik i subjektit për të cilin punojnë. Një dyshim më thotë se këtë e bënin edhe më parë, me formatet e thjeshta të Big Brother-it”.

Pra po u kërkonte politikanëve të studiojnë sjelljen e Beniadës, Ilirit apo Donaldit dhe tu shërbejnë si modele për komunikimin e tyre publik. Mund të ishte edhe pak më i drejtpërdrejtë, të thoshte që fituesi i Big Brotherit duhet të bëhet deputet! Më mirë mjeshtri i madh sesa kopja e tij. Halili nga Kosova, një njeri me sens humori që e përzien mrekullisht me të vërtetën, tregonte ethet e pritjes me një fotografi ku shfaqej me një lëng çudibërës që, sipas tij, do ta ndihmonte kohën të afrohej. Në orën 20.00 ai u vesh solemn, si për dasëm, duke e lehtësuar sadopak tensionin…Rrugët e Prishtinës u zbrazën, të Tiranës gjithashtu.

Tensioni në maksimum!

Spektakli filloi. Drejtuesja lajmëroi shikuesit dalldisës se sonte ishte vet e dytë në moderim! Kjo ishte si goli në minutën e parë të finales së Kupës së Botës! Publiku mallëngjehet, fillojnë thirrjet e kryepersonazheve të BB: “Edi, Edi”. Janë për regjisorin, burrin e moderatores. Ai shihet si meritor për këtë arritje spektakolare. Kjo e çon për pak çaste imagjinatën e publikut në skenat e nxehta mes moderatores dhe regjisorit. Kishte mbetur vetëm ta transmetonin “live” momentin e testit nga Arbana…Apo edhe më shumë? Ndoshta herë tjetër.

Agimi, miku im, avokat i njohur, mendon se Arbana e përballoi me dinjitet barrën. “Ndonëse me beb në bark” – nuk harron ai. Muhameti, gazetari nga Kosova falenderon moderatoren që po shkon në publicitet dhe po u jep mundësi të marrin frymë…. Neritani, kritikon zellin e elitarëve mediokër për të kritikuar BB…

E dija që çdo zë kundër histerisë do merrej për xhelozi. Jam përpjekur maksimalisht të mos e ndjek atë program. Ia kam arrit me shumë vështirësi, duke e detyruar veten. Nuk ka joshje më të madhe se kotësia. Jane Austen thotë diku që: “Po të kisha qenë e dashuruar, nuk do të kisha qenë më e verbër. Por kotësia, jo dashuria, ka qenë marrëzia ime”. Dua të them, kurrsesi nuk e vë në dyshim fuqinë tërheqëse të kotësisë. Kotësia është një magnet universal.

Por këtu kemi të bëjmë me tallava-kotësi, nivelin bazë të saj.

Nuk ka kurrfarë sofistikimi, shije, stili apo talenti. Ka “më lër të flas” si idiomë bazë dhe gajasje histerike sugjestionuese. Atëherë si të shpëtojmë nga kjo histeri kolektive?!

Unë mendoj se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme në këtë rast. Po sulmohen emocionet e fëmijëve duke krijuar idhuj të kotësisë, dembelizmit, banalitetit. Gjithë përpjekja për të ushqyer kuriozitetin për shkencën dhe dijen po hidhet në erë përmes modeleve të lehta pupël. Më është dashur mjaft kohë të flas për vlerat dhe punën me djalin tim 11 vjeçar, i cili u duk se më mirëkuptoi. Por zgjodhi të shkonte te dhoma tjetër sapo filloi BBV. Madje, shpesh herë, vinte tinëz për të verifikuar nëse edhe unë e kam çuar televizionin atje….

Në programacionin e një televizioni, për një javë, janë 56 orë që i përkasin kohës më të shikuar, nga ora 16.00-24.00 (8 orë* 7 ditë). Nga këto 56 orë, pothuaj 14 i janë lënë ekskluzivisht BB. Përveç programeve të tjera ku flitet për të. Pra na e mori 25% e kohës televizive të një Televizioni Kombëtar. Nuk është një platformë televizive me pagesë apo televizion i dorës së dytë, është Televizioni numër 1 në Shqipëri! Që po na shqep me “hashash televiziv” për të na rritë nivelin e serotoninës dhe manipuluar mendjet e fëmijëve.

Në emër të tyre duhet t’i kërkojmë shtetit të na mbrojë nga Big Brotheri në Top Çhannel. TCH është një pasuri kombëtare jo pronë e pronarëve. Valët e transmetimit janë publike aty nuk mundet të masturbohet kolektivisht. Ligji duhet ta ndalojë një program të tillë!

Sic ndalohet propaganda fetare, terroriste, raciste, reklama e duhanit, e alkoolit, homofobia a ku e di unë se sa gjëra të këtilla, ndalohen me ligj edhe Big Brotheri. Si dëmi më i madh që po i bëhet fëmijëve tanë.

*Shënim: Shkrimi është marrë nga profili i autorit në Facebook

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog big brother vip ermal mulosmani big brother vip ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Insights 14 Shkurt 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

Insights 11 Shkurt 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë