LIVE UPDATES
Insights

Analiza nga Foreign Affairs: Po nëse Rusia fiton?

24 Shkurt 2022, 17:33 Nga DOSJA
Analiza nga Foreign Affairs: Po nëse Rusia fiton?

Nga Liana Fix dhe Michael Kimmage

Kur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack Obama tha se Siria do të jetë një gropë thithëse për Rusinë dhe Presidentin e saj. Siria do të kthehej një Vietnam apo Afganistan për Rusinë, një gabim i rëndë që do ta dëmtonte atë.

Siria nuk u bë gropë thithëse për Putin. Rusia ndryshoi të gjithë drejtimin e luftës, shpëtoi Presidentin sirian, Bashar al-Assad nga një disfatë dhe forcën ushtarake e përdori si mjet diplomatik.

Kostot i mbajti nën kontroll. Tani Rusia nuk injorohet nga Siria. Nuk ka marrëveshje diplomatike. Në fakt, Moska ka grumbulluar fuqi rajonale nga Izraeli në Libi. Çfarë Obama nuk parashikoi dot ishte suksesi që Rusia do të kishte në ndërhyrjen e saj në Siri.

Në dimrin sureal 2021-2022, SHBA-ja dhe Europa dhe njëherë po bëjnë llogaritë e ndërhyrjes së ushtrisë ruse, këtë herë në zemër të Europës.  Përsëri edhe këtë herë, analistët po parashikojnë pasoja të mëdha. Më 11 shkurt, Ministri britanik për Europën, James Cleverly, parashikoi se një luftë më e gjerë në Ukrainë do të ishte gropa thithëse për Rusinë.

Një analizë racionale, kosto-fitim, tregon se çmimi i një lufte në shkallë të plotë në Ukrainë do të ishte tepër i lartë për Kremlinin dhe mbuluar me gjak.

SHBA-ja ka llogaritur rreth 50.000 civilë të dëmtuar. Përveç Putin dhe elitës ruse që do të vuajnë personalisht, një luftë në Europë do të dëmtoj ekonominë ruse dhe do të alarmojë publikun.

Në të njëjtën kohë, trupat e NATO-s do të afroheshin më tepër në kufi dhe rezistenca do të zgjaste me vite. Sipas këtij parashikimi, Rusia do të ngecte në një katastrofë të nisur vetë.

Por, analiza kosto-fitim e Putin i vlen status quo-së europiane. Lideri rus po merr një rrezik të fundit, përveç zhurmës së përditshme që ka bërë, ai është në një mision historik për të forcuar ndikimin e tij në Ukrainë siç ka bërë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

Por Moska mendon se një fitore në Ukrainë mund të jetë e arritshme. Sigurisht, Rusia mund ta bënte këtë gjë edhe pa luftë, thjesht duke mos u shkëputur kurrë nga misioni i tij. Por nëse Kremlini i ka bërë mirë llogaritë, si i bëri me Sirinë, atëherë SHBA-ja dhe Europa duhet të përgatiten për diçka më shumë se një gropë thithëse. Po nëse Rusia fiton në Ukrainë?

Nëse Rusia merr kontrollin në Ukrainë ose arrin destabilizimin në një shkallë të lartë, do të nisë një epokë e re për SHBA-në dhe Europën.

Liderët amerikanë dhe europianë do të jenë në një sfidë duale mendimesh midis sigurisë në Europë dhe moszmadhimit të luftës me shtetin rus. Të gjitha palët duhet të konsiderojnë potencialin e armëve nukleare. Këto dy përgjegjësi, mbrojtja me forcë e paqes europiane dhe shmangia e kujdesshme e përshkallëzimit ushtarak me Rusinë, nuk do të jenë të pajtueshme me njëra-tjetrën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të papërgatitur për të krijuar një rend të ri të sigurisë në Europë, si pasojë e një lufte.

Shumë mënyra për të fituar

Për Rusinë, fitorja në Ukrainë mund të jetë në forma të ndryshme. Ashtu si në Siri, fitorja nuk ka pse të jetë një marrëveshje. Mund të jetë dhe instalimi i një qeverie kukull në Kiev ose një ndarje e territoreve. Në anën tjetër, mundja e ushtrisë ukrainase dhe dorëzimi i saj do ta transformonte Ukrainën në një shtet të dështuar. Rusia mund të përdorë mjete shfaruese, për të frikësuar vendin dhe të ndryshojë të gjithë sistemin politik atje. Automatikisht Ukraina do të shkëputej nga Perëndimi.

Nëse Rusia arrin qëllimet e veta politike në Ukrainë, do të thotë se Europa nuk do të jetë më e njëjta.

Jo vetëm që do të drejtohet nga SHBA-ja,  por vetëm ideja se Bashkimi Europian ose NATO nuk do të mund të garantojnë paqen në kontinent do të jetë artefakti i një epoke të humbur. Në vend të kësaj, siguria në Europë do të reduktohet në mbrojtjen e anëtarëve kryesorë të BE-së dhe NATO-s.

Të gjithë jashtë klubeve do të qëndrojnë vetëm, me përjashtim të Finlandës dhe Suedisë. Ky mund të mos jetë domosdoshmërisht një vendim i vetëdijshëm për t’i dhënë fund politikave të zgjerimit ose asociimit,  por do të jetë një politikë de facto. Nën një rrethim të perceptuar nga Rusia, BE dhe NATO nuk do të kenë më kapacitet për politika ambicioze përtej kufijve të tyre.

SHBA-të dhe Europa do të jenë në një luftë ekonomike të përhershme me Rusinë.

Perëndimi do të kërkojë të zbatojë sanksione gjithëpërfshirëse, të cilat Rusia ka të ngjarë t’i kundërshtojë me masa kibernetike dhe shantazhe të energjisë, duke pasur parasysh boshllëqet ekonomike. Kina mund të qëndrojë fare mirë në anën e Rusisë në këtë çështje ekonomike. Ndërkohë, politika e brendshme në vendet europiane do t’i ngjajë një loje madhështore të shekullit 21, në të cilën Rusia do të studiojë Europën për çdo prishje të përkushtimit ndaj NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike. Nëpërmjet metodave të drejta dhe të ndyra, Rusia do të shfrytëzojë çdo mundësi për të ndikuar në opinionin publik dhe zgjedhjet në vendet europiane. Rusia do të jetë një prani anarkike – herë reale, ndonjëherë e imagjinuar në çdo rast të paqëndrueshmërisë politike europiane.

Shtetet e lindjes do të kishin trupa të NATO-s përgjithmonë në tokën e tyre

Analogjitë e Luftës së Ftohtë nuk do të jenë të dobishme në një botë me një Ukrainë të rusizuar. Kufiri i Luftës së Ftohtë në Europë kishte pikat e veta të ndezjes, por u stabilizua në një mënyrë të pranueshme reciprokisht në Traktatin e Helsinkit të vitit 1975. Në të kundërt, sundimi rus mbi Ukrainën do të hapte një zonë të gjerë destabilizimi dhe pasigurie nga Estonia në Poloni dhe në Rumani drejt Turqisë.

Për aq kohë sa zgjat, prania e Rusisë në Ukrainë do të perceptohet nga fqinjët e Ukrainës si provokuese dhe e papranueshme dhe, për disa, si një kërcënim për sigurinë e tyre. Mes kësaj dinamike në ndryshim, rendi në Europë do të duhet të konceptohet kryesisht në terma ushtarakë ,gjë që, duke qenë se Rusia ka një dorë më të fortë në sferën ushtarake sesa në fushën ekonomike, do të jetë në interesin e Kremlinit duke anashkaluar institucionet joushtarake si ai i Bashkimit Europian.

Rusia ka ushtrinë më të madhe konvencionale në Europë, të cilën është më se e gatshme për ta përdorur. Politika e mbrojtjes e BE-së, ndryshe nga ajo e NATO-s është larg nga të qenit në gjendje të sigurojë stabilitet për anëtarët e saj. Kështu, sigurimi ushtarak, veçanërisht i anëtarëve lindorë të BE-së, do të jetë kyç. Përgjigjja ndaj një Rusie revanshiste me sanksione dhe me shpalljen retorike të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla nuk do të jetë e mjaftueshme.

Imperializimi i Europës Lindore

Në rast të një fitoreje të rusëve në Ukrainë, roli i Gjermanisë në Europë do të lëkundet rëndë. Gjermania është një fuqi ushtarake margjinale që e ka bazuar identitetin e saj politik të pasluftës në refuzimin e luftës. Rrethi i miqve të saj, veçanërisht kufizimi në lindje me Poloninë dhe shtetet baltike, rrezikon të destabilizohet nga Rusia. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin role udhëheqëse në çështjet europiane për shkak të ushtrive të tyre relativisht të forta dhe traditës së gjatë të ndërhyrjeve ushtarake. Faktori kyç në Europë, megjithatë, do të mbeten Shtetet e Bashkuara. NATO do të varet nga mbështetja e SHBA-së, siç do të varet nga vendet e ankthshme dhe të rrezikuara të Lindjes së Europës, kombet e vijës së frontit të vendosur përgjatë një linje tashmë shumë të gjatë, të zgjeruar dhe të pasigurt kontakti me Rusinë, duke përfshirë Bjellorusinë dhe pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

Shtetet anëtare lindore, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Rumaninë, ka të ngjarë të kenë një numër të konsiderueshëm trupash të NATO-s të vendosura përgjithmonë në tokën e tyre. Një kërkesë nga Finlanda dhe Suedia për të marrë një angazhim të Nenit 5 dhe për t’u bashkuar me NATO-n do të ishte e pamundur të refuzohej.Vendet e BE-së dhe NATO-s nuk do ta njohin kurrë një regjim të ri të mbështetur nga Rusia në Ukrainë. Por ata do të përballen me të njëjtën sfidë si me Bjellorusinë: të zbatojnë sanksione pa ndëshkuar popullatën dhe të mbështesin ata që kanë nevojë pa pasur akses tek to. Disa anëtarë të NATO-s do të forcojnë një kryengritje ukrainase, së cilës Rusia do t’i përgjigjet duke kërcënuar anëtarët e NATO-s.

Ukrainasit do të fluturojnë drejt vendeve të tjera, miliona prej tyre. Dhe ato pjesë të ushtrisë ukrainase që nuk janë mposhtur drejtpërdrejt do të vazhdojnë të luftojnë, duke i bërë jehonë luftës partizane që copëtoi të gjithë këtë rajon të Europës gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse lufta duket e ftohtë, ekonomikisht është e nxehtë. Sanksionet e vendosura në 2014-n për Rusinë nuk ishin drakoniane. Ato ishin të kthyeshme dhe të kushtëzueshme. Rusia do të hakmerret, me kibernetike dhe energji. Moska do të limitojë aksesin në të mirat si titanium. Pika e fortë e europës është ekonomia, armë që e mban në dorë Rusia dhe sistemi i spiunimit atje.

Në fakt këto po ndodhin të gjitha.

Ndërrimi i rolit të NATO-s

Për SHBA-në, një fitore ruse do të kishte efekte gjigande në strategjinë e saj në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Kjo do ta zhvendoste Uashingtonin në Europë. Europa dhe SHBA-ja kanë qenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, edhe kundër Kinës dhe një shkatërrim i saj do ta linte Amerikën të vetme.

SHBA-të mund të ofrojnë siguri në Europë nëpërmjet NATO-s. Lufta në Ukrainë e ringjall NATO-n, por jo si një ndikues në demokraci, por si mjet i ekspeditave jashtë zonës së mbulimit, si rasti i luftës në Afganistan.

Superfuqitë nukleare duhet të kontrollojnë nervat e tyre

Për Moskën, një luftë me Perëndimin, do t’i sillte Pekinin si një mbështetjeje ekonomike dhe një partner për të kundërshtuar Amerikën.

Një lëvizje ushtarake në Rusi do të ngrinte pyetje në Ankara. Presidenti Erdogan e ka shijuar lojën e kësaj luftë të ftohtë midis superfuqive. Por Turqia ka marrëdhënie të qëndrueshme me Ukrainën. Si pjesë e NATO-s ajo nuk përfiton nga militarizimi i Detit të Zi dhe Mesdheut lindor. Hapat e Rusisë mund të drejtojnë Turqinë  nga SHBA-ja dhe kjo do të acaronte Putin, por të gëzonte NATO-n dhe Turqia të bëhej partneri që duhet të ishte gjithmonë.

Asnjë fitore nuk është e përhershme

Perëndimi nuk duhet t’a nënvlerësojë Rusinë. Një fitore e Rusisë nuk është trillim.

Nëse ka ndonjë gjë që Rusia mund të bëjë për të minimizuar luftën është të ndikojë pasojat e saj. Zakonisht farat e telasheve janë mbjellë poshtë fasadës së triumfit.

Rusia mund ta shkatërrojë Ukrainën në fushëbetejë. Mund ta bëjë Ukrainën një shtet të dështuar. Por mund ta bëjë këtë vetëm duke ndjekur një luftë kriminale dhe duke shkatërruar jetën e një shteti-komb që nuk e ka pushtuar kurrë Rusinë. Shtetet e Bashkuara, Europa dhe aleatët e tyre e pjesë të tjera të botës do të nxjerrin përfundime dhe do të jenë kritikë ndaj veprimeve ruse.

Ashtu siç Shtetet e Bashkuara ruajtën territoret diplomatike të tre shteteve baltike në Uashington, D.C., pasi ato ishin aneksuar nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi mund ta bëjë përsëri, për hir të dinjitetit. Luftërat që fitohen nuk fitohen kurrë përgjithmonë. Shumë shpesh vendet e mposhtin veten me kalimin e kohës duke nisur dhe më pas duke fituar luftërat e gabuara.

Marrw nga “Foreign Affaris”/ Përshtatur nga Gazeta Si

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine


Sondazh

Poll
Insights 20 Shkurt 2022, 08:29

Balil Gjini: Kurrë më!

Nga Balil GjiniMes llumit të korrupsionit që rrjedh valë-valë nga institucionet shtetërore, mes asaj llurbe të verdhë degradimi të vlerave publike e shoqërore, ...

Insights 19 Shkurt 2022, 19:27

Bigbrother mania, histeria e kotësisë

Nga Ermal MulosmaniTë jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të gjitha aspiratat njerëzore, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha kohët. Kjo ë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet