LIVE UPDATES
Politike

Basha takon të rinjtë në Përrenjas: 10 mijë stazhe të paguara punë në vit, financim 100% të tarifave të studimit për

11 Prill 2021, 18:53 Nga DOSJA
Basha takon të rinjtë në Përrenjas: 10 mijë stazhe

PRRENJAS– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Prrenjas, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të këtij qyteti. Të rinjtë i drejtuan Bashës pyetje për problemet që kanë sa i përket vështirësive ekonomike që ka sot një student për të vazhduar shkollën e lartë dhe për vështirësitë e mësimit online.

Basha tha se është turp që në akoma në ditët e sotme, studentët mësojnë në dërrasë të zezë. Ai u zotua se me digjitalizimin e universiteteve dhe stazhet e paguara nga shteti për 10 mijë student, janë disa nga pikat e planit të partisë Demokratike, për t’u dhënë mundësi për vende pune të mirëpaguara për studentët.

Fjalimi i plotë:

“A ka mundësi të eci përpara vendi, kur akoma studentët mësojnë me dërrasë të zezë dhe shkumës si të jemi një vend afrikan i varfër. Çfarë do të bëjmë ne? Digjitalizimin e universiteteve, e shkollave të mesme, të shkollave 9-vjeçare, të praktikave të punës, do të jenë pjesë e pandarë e studimit. Gjysma e kohës, prandaj i thonë trajnimi DUAL, gjysma e kohës terrori, gjysma e kohës do të merreni duke u ushtruar me atë që mësoni në auditore dhe në fund të studimeve për të ardhur tek pyetja juaj për 10 mijë studentët më të mirë do të ketë stazh 12 mujor të paguar nga qeveria, pra, të paguar nga taksat e nënave dhe baballarëve tuaj, me qëllim që ju të keni sigurinë pra të keni njëfarë ure nga auditorët, nga universitetet drejt tregut të punës. Dhe në këtë mënyrë do të plotësojmë edhe atë kriter tjetër që do investitori që do të ketë të rinj të përgatitur për profesionin që do ushtrojnë. Ky është plani ynë, sigurisht i përmbledhur se përndryshe do rinim me orë të tëra këtu. I përmbledhur dhe nuk është gjë tjetër veçse plani që po zbatojnë vendet e tjera të rajonit të cilat ia dalin ta frenojnë emigracionin ë të rinjve sepse krijojnë vende pune për të rinjtë me paga të mira. Në qoftë se ti ke një vend pune këtu dhe sigurinë për atë vend pune që do ta kesh dhe ke një pagë, në qoftë se je fillestar 800 euro apo 1000 euro që shkon deri në 2000 euro në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo në fusha të tjera si inxhinieria apo arkitektura.
Pse shqiptarët shkëlqejnë kur emigrojnë, ,ë çdo fushë, si student, si profesionistë, si sportistë, si artist, si shkencëtar, si sipërmarrës? Pse nuk shkëlqejnë dot në vendin e tyre? Sepse nuk ju jepet mundësia. Dhe është pikërisht ky plan që e çliron Shqipërinë nga pamundësitë e këtyre 8 viteve. Është ky plan që e bënë të mundur atë ndryshim që kemi sot me vendet e rajonit dhe ju garantoj që në këtë përpjekje nuk jemi vetëm. Në këtë përpjekje ne kemi mbështetjen e Bashkimit Europian, mbështetjen e universiteteve Europiane, investitorëve serioz Europian, korporatat të mëdha, të cilat e dinë potencialin e vërtetë të rinis shqiptare. Këtë kërkojmë dhe ne, investimet Europiane, investimet Amerikane këtu, për vende pune dhe për paga të mira për rinin shqiptare sepse ne duhet dhe do ta mbajmë rininë shqiptare në vendin tonë duke i krijuar mundësinë për një të ardhme të mirë.
Pritën deri ditën e fundit për t’i thënë studentëve mos ejani se do t’i mbyllim universitetet. Ndërkohë, nuk kishin përgatitur asgjë, as platforma të unifikuara. 80% e studentëve, sipas një studimi mësojnë përmes celularit. A mësohet përmes celularit?! Ndërkohë që, ata që janë në zona me akses te keq në internet nuk mësojnë dot as përmes celularit. Prandaj, hapi i parë do të jetë zbatimi i asaj që i kërkova kësaj qeverie. Është kostuar, është plotësisht e mundur. Kushton shumë më pak sesa paratë që i japin miqve të tyre, oligarkëve, PPP-ve, koncesioneve, inceneratoreve. Por, na jep shumë më shumë leverdi sepse çdo euro e investuar që ju të mos humbisni as një ditë kohë më për shkak të kufizimeve të pandemisë, do na kthehet 10-fish, 100-fish kur të përgatiteni dhe kur të futeni në ekonomi si njerëz të zotë dhe të mundësoni atë skemë të investimeve dhe të punësimit. Kjo do të thotë që, do të kemi një rini të kualifikuar, të punësuar, një shtresë të mesme shqiptaresh dhe shqiptarësh të ditur, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, mendërisht dhe në çdo kuptim. Kjo në fakt është Europa, ky është standardi Europian dhe do ta bëjmë të mundur një bashkëpunim me Bashkimin Europian.” – tha Basha.

Ndërsa sa i përket studentëve që e kanë të pamundur nisjen e universitetit për çështje ekonomike, Basha tha se do të mbështeten me bursa të gjithë ata student që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Për tarifat universitare ne e kemi marrë vendimin prej kohësh dhe tani e kemi pjesë të planit. Afro 90% e studentëve shqiptarë do të përfitojnë nga ky vendim dhe vendimi është që të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj tarifat e tyre do të subvencionohen 100% nga shteti, si për bachelor ashtu dhe për master. Do të subvencionohen nga shteti, do të subvencionohet do të thotë nga buxheti, nga taksat që paguajnë prindërit tuaj. Nuk do paguajnë dyfish, edhe taksa, edhe tarifa, ndërkohë që familjet janë në vështirësi ekonomike. Do të thuash pse 640 mijë lekë. Kemi marrë minimumin jetik shumëzuar për 4 duke supozuar një familje mesatare prej 4 vetash dhe duke marrë minimumin jetik prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra 9 në çdo 10 gjimnazistë dhe studentë aktualë do të përfitojnë nga kjo masë, 100% subvencionim të tarifave. Do të thotë që ju nuk do të paguani më tarifa për bachelor dhe për master. Por sigurisht kjo nuk e zgjidh problemin për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike, për familjet në nevojë ekonomike që s’kanë asnjë të punësuar, që në fakt edhe ndihmën ekonomike që marrin sot nuk iu mjafton për bukën e gojës jo më për shpenzime të tjera. Ne do të parashikojmë program bursash, bursash të cilat do të jepen për të gjithë fëmijët e atyre që vijnë nga familje të tilla për të përballuar kostot minimale që janë qiraja e konviktit apo dhoma, është ushqimi, kostoja e ushqimit dhe kostoja e librave, e transportit dhe kostot minimale që ka një student. Ne përllogaritim që afro 5 mijë studentë shqiptarë përfitojnë nga bursa sociale sikundër nuk do të heqim dorë nga bursat e ekselencës, për të nxitur që studentja apo studenti përpiqem të arrijnë dhe shpalosin më të mirën gjatë periudhës së studimeve. 25 prilli bëhet për Shqipërinë dhe për familjet shqiptare. 25 prilli bëhet në veçanti për rininë shqiptare dhe për fëmijët shqiptarë. Nëse do të qëndrojë edhe katër vite të tjera në këto kushte, apo do të ecë përpara me ndryshimin qe do ta sjellim të gjithë së bashku dhe nga i cili do të përfitojë më shumë se askush tjetër rinia shqiptare” – tha Basha.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne prrenjas zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne prrenjas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 11 Prill 2021, 18:22

KAVAJË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot në Kavajë në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithsme të 25 Prillit.Ajo u shpreh s...

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime