LIVE UPDATES
Politike

“Kjo qeveri na piu gjakun”/ Basha takon gratë e papuna në Prrenjas: Më 25 prill nënat shqiptare do ndjejnë siguri

11 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
“Kjo qeveri na piu gjakun”/ Basha takon gratë e papuna në

PRRENJAS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të papuna në qytetin e Prrenjasit. Para kreut të demokratëve, ato janë shprehur se gjendja e rënduar ekonomike dhe burokracitë e shtetit janë shkaku i problemeve të tyre. 

“Unë jam një zonjë nga Qukësi, lindur dhe rritur në Qukës. Ka shkuar në Tiranë në punë. U riktheva përsëri në Qukës dhe kam investuar dhe kam 5 vjet që kam hedhur gjithë djersën e jetës time. Kam ngritur një objekt për të bërë një fabrikë qumështi. Ideja ka qenë që investimi me djersën tonë dhe linjën me grantet nga BE. Për pesë vjet vetëm unë e di dhe familja ime së çfarë kemi hequr nga burokracitë nëpër zyrat e këtij shteti, që për tetë vjet na piu gjakun. Kemi ngelur stop” – tha një nga zonjat e pranishme në takim.

Basha tha se për 8 vite është bërë teatër me fatet e njerëzve, duke rritur taksat, duke rritur çmimet, duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Sipas kreut të opozitës, kjo gjë do marrë fund më 25 prill, duke i dhënë fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapet rruga europiane për Shqipërinë dhe që gratë dhe nënat shqiptare të jenë të sigurta.

“Nuk e kemi thënë kotë: grua e fortë do të thotë Shqipëria e fortë, sepse grua e fortë do të thotë familje e fortë. Dhe gjithë programi ynë këtë ka për qëllim të fuqizoj familjen shqiptare. Si mund të fuqizojmë familjen shqiptare. Si mund të fuqizohet familja shqiptare nëse nuk fuqizojmë gruan shqiptare? Kush i ndien më shumë vuajtjet e ekonomisë, të papunësisë, të kostos së jetesës, të çmimeve të dritave e të ujit, e të ilaçeve? Kujt i bie barra e madhe e përgatitjes së ushqimit për fëmijët? Kush e ndien se ka për ti dhënë fëmijës për të ngrënë siç tha zonja se i kishte mbetur vetëm misri për ta bluar, për ta bërë bukë misri? E pra, është detyra jonë të bëjmë të paktën atë që bëjnë prindërit për fëmijët. Është detyra e qeverisjes. Pse ekziston qeveria nëse jo për të ndihmuar popullin?! Ndaj dhe ndryshimi i 25 prillit nuk do të jetë si gjithë ndryshimet e tjera. Do të jetë një ndryshim që do të hapë një rrugë të re për Shqipërinë, një kulturë të re të të bërit politikë. Ndaj dhe unë nuk përgjigjëm sulmeve të kundërshtarit sepse e gjithë fushata e tij është të na tërheqë në sulme. Mirëpo, në qoftë se ai me sulme e unë me përgjigje ndaj sulmeve ku është populli, ku janë njerëzit? Ai do ta kthejë, siç e tha zonja, në një teatër, por këtë teatër e paguani shtrenjtë ju. 8 vite e keni paguash shtrenjtë biletën e teatrit. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, papunësia është rritur, varfëria është rritur. Nuk është teatër, por është lojë me fatet e njerëzve, ndaj ju ftoj që të gjithë së bashku t’i japim fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapim me 25 prill rrugën europiane të Shqipërisë. Të hapim me 25 prill mundësinë për të gjithë gratë dhe nënat tona dhe të jeni të sigurta që këtë ditë që më falët kaq shumë emocione dhe që e keni pritur me kaq shumë gëzim. Këtë ditë nuk do ta harroj, nuk do ta harroj siç nuk do ta harroj takimet që kam bërë me nënat, bashkëshortet, gratë dhe vajzat anembanë Shqipërisë. Nuk do ta harroj jo vetëm si emocion pozitiv, por dhe si përgjegjësi e madhe kur të vij e të ballafaqohem me zotimet që kam marrë para jush dhe para familjeve tuaja” – tha Basha.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne prrenjas lulzim basha lulzim basha ne prrenjas

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime