LIVE UPDATES
Politike

11 Prill 2021, 18:22 Nga DOSJA

KAVAJË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot në Kavajë në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithsme të 25 Prillit.

Ajo u shpreh se politika e vjetër e cila në thewl ka interesin nuk duhet të ekzistojë më.

Fjalimi i plotë:

Mirëmbrëma djem dhe vajza të reja të Kavajës! Mirëmbrëma motra dhe vëllezër, mirëmbrëma prindër të Kavajës! Mirëmbrëma të gjithëve që jeni këtu dhe na dëgjoni sot! Ky është një emocion i jashtëzakonshëm, sepse që në orët e para të mëngjesit, edhe pse lodhja fizike bën punën e vet, edhe pse vitet bëjnë punën e tyre, por emocionet e të rinjve që në orët e para të mëngjesit, janë ato që të motivojnë, janë ato që të nxisin të ecësh përpara, janë ato që të bëjnë të mos tërhiqesh nga asnjë vështirësi. Janë ato të cilat i japin motivin një nëne për të luftuar deri në fund për fëmijët e saj.

Sot të gjithë përballemi me vështirësi. E tha pak Eriona më përpara. Sot të gjithë kemi vështirësi dhe vështirësia më e madhe që kemi përballë njëri tjetrit është ekzistenca. Ekzistenca e familjes shqiptare, ekzistenca e prindërve tanë, ekzistenca e fëmijëve tanë, ekzistenca nëse ne do të jetojmë më apo ajo në vendin tonë. Kjo është dilema që vendosen sot me qindra dhe mijëra të rinj e të reja. Kjo është dilema që vendos përpara intelektualët, kjo është dilema që vendos përpara Bakiun, kjo është dilema që vendos Erionën, kjo  është dilema për qindra dhe mijëra të rinj e të reja, të cilët duan të ikin nga Shqipëria. Sepse politika, ajo politikë e vjetër, që në thelb të saj ka vetëm interesin, ka vetëm të qënurit një, ka vetëm të qënurit që bota rrotullohet rreth tyre, nuk duhet të ekzistojë më. Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.

Sot emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme, që nga Kombinati, më pas në takime të tjera në Divjakë, në Fier. Edhe rruga që erdha këtu për hir të së vërtetës ishte një rrugë e jashtëzakonshme, me qindra makina të cilat kishin dalë për të më pritur. Dhe ky emocion bëhet akoma më i fortë kur shikoj gra, vajza në Kavajë, që kanë ardhur sot për të më mbështetur. Ju jam shumë mirënjohëse. Të gjitha sfidat e mia do të ishin të pamundura, pa pasur shoqet e mia në krah. Pa pasur gratë, nënat, vajzat tona, të cilat na ndihmojnë, na mbështesin dhe na japin kurajo për të ecur përpara. Ju përulem në gjunjë për forcën që ju keni, për të dalë mbi sfidat, mbi problemet tuaja familjare.

Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas. Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri. Është të ndalojmë shpopullimin, ti japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit  për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri. Për ti kthyer nga migrimi dhe për të pasur një jetë të vërtetë evropiane dhe dinjitoze në Shqipëri. Unë do ju ftoja që në 25 prill të drejtoheshit të gjithë në kutitë e votimit duke votuar numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju do të votoni për veten tuaj. Duke votuar numrin 6 do të votoni këtë ndryshim të cilin mezi e kemi pritur dhe ndryshimi nuk është thjesht fjala ndryshim. Ndryshimi është fundi i tranzicionit, është fundi i këtij tranzicioni të kalbur që po i merr shpirtin shqiptarëve çdo ditë dhe më shumë. Ashtu si demokracia filloi këtu në Kavajë, lë të fillojë era e ndryshimit në Kavajë, le të fillojë përmbysja në Kavajë. Le të fillojë fillimi i asaj gjëje për të cilën kanë aspiruar të rinjtë dhe të rejat. Integrimin evropian, për të qenë qytetarë të denjë të Europës dhe jo për të qenë njerëz të shkelur me këmbë nga një njëri në ikje. I jam shumë mirënjohëse Cim Prrojt, që asnjëherë nuk pati ndjenjën e zbutjes në luftën ndaj tyre. I jam mirënjohëse për çdo angazhim të tij. Të jam mirënjohëse Çim që nuk u stepe asnjëherë por përkundrazi na dhe edhe ne forcë dhe kurajo, na dhe zemër, sepse kjo është LSI. LSI është një familje që e duam njëri tjetrin, i japim dorën njëri tjetrit dhe qëndrojmë të gjithë bashkë. Kjo është LSI, partia e vlerave, partia e fjalës së mbajtur, partia që u qëndron angazhimeve të saj deri në fund dhe për këtë unë ju ftoj të votoni LSI, votoni numrin 6, votoni për djemtë dhe vajzat tuaja.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet