LIVE UPDATES
Politike

“Energjia jonë është e pandalshme.” Basha në Përrenjas: Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Di

11 Prill 2021, 17:18 Nga DOSJA
“Energjia jonë është e pandalshme.” Basha në

PRRENJAS– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve në qarkun e Elbasanit, në qytetin e Prrenjasit.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se vota për numrin 9 nuk shkon për Partinë Demokratike, por për ndryshimin që po vjen për çdo shqiptar të varfër, për minatorët, për të rinjtë e Prrenjasit dhe të gjithë Shqipërisë.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës para qytetarëve të Prrenjasit.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej ju zonja dhe zotërinj, ju të reja dhe të rinj të Prrenjasit! Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Prrenjasin për ta çliruar Prrenjasin dhe siç e thotë dhe kënga e fushatës tonë, energjia për ndryshim që ndjej sot në Prrenjas, pak më herët në Librazhd, në Elbasan e mbarë Shqipërinë është e pandalshme, unstoppable. Sepse ndryshimi ju e dini që po vjen për ju, siç beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Nuk po bëhet për atë që pati tetë vite kohë dhe jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por zhyti Prrenjasin, Elbasanin, Librazhdin, Cërrikun, Peqinin, Gramshin dhe gjithë Shqipërinë në një mjerim të thellë. Na la në vend numëro, na la aty ku ishim tetë vite më parë. Premtoi hapjen e negociatave, që do të sillnin investime, që do të përmirësonin jetën e fermerëve, punëtorëve, do të përmirësonte shkollat dhe universitetet. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracionit për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë larguar nga Shqipëria si asnjëherë më parë. 8 vite, tetë vite dështime, dështime dhe vetëm dështime dhe vjen të trokasë në derë dhe kërkon dhe katër vite të tjera. Cila është përgjigjja juaj? Cila është përgjigjja e nënave të Prrenjasit, për dështimet. Ju ka zbrazur vatrat, duke shkulur nga zemra fëmijët e tyre duke jua çuar në emigracion. Cila është përgjigjja e baballarëve të papunë e të ç’punësuar e të fermerëve pa subvencione? Cila është përgjigjja e rinisë së Prrenjasit? Padiskutim që jo. As katër ditë, as katër orë më shumë. Me 25 prill vjen ora, vjen dita për ndryshim. Sepse 25 prilli ndryshe nga çdo të besonte ai nuk është dita e partive por është dita e popullit, është dita e njerëzve, është dita kur ju keni në dorë të gjithë politikanët. Ju i keni në dorë partitë me votën tuaj, ju vendosni. Do të vazhdojmë dhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim në çdo fushë e mbi të gjitha në fushën e ekonomisë. Kjo është drama më e madhe e familjeve shqiptare. Dje nga Bulqiza, dje nga Klosi dhe sot nga Përrenjasi dua të përsëris se minatorët shqiptar do të kenë brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë për ndryshim statusin e minatorit sipas parimeve të të drejtave të Bashkimi Evropian. Si kundër bashkërisht me Evropën dhe me Amerikën do të hapim dyert e mbyllura të oportuniteteve, të investimeve të huaja, dyert e subvencioneve për fermerët, dyert e për studentët dhe për pedagogët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë Prrenjasi, Elbasani, Shqipëria e bekuar nga zoti por e harruar dhe e lënë pas në këto tetë vite të bëjë përpara, te jetë edhe njëherë jo në bisht të çdo vendi tjetër të rajonit e të jetë në krye, e di për çfarë jemi në krye, për çmime karburantit jemi të parët botë, jemi të tretët faktikisht, me Suedinë dhe me Singaporin. Ky paradoks do të marrë fund, ky paradoks mund të marrë fund, ky paradoks duhet të marrë fund me votë ne bashkuar të shqiptarëve për ndryshim. Por që kjo të ndodhë, dëshira dhe etja për ndryshim të çdo familjareje dhe familjari, të rinj dhe të reja, dëshira për ndryshimin e miqve tuaj, e rinisë tuaj, është e aftë të buçasë nga kraharori juaj, siç buçet sot Prrenjasi, siç buxhet e gjithë Shqipëria. Më 25 prill të dalim masivisht në kutitë e votimit, të djathtë e të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim! Që t’i prini këtë ndryshim për Partinë Demokratike, për numrin 9. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Votoni për Shqipërinë drejt europës, votoni për ndryshimin, votoni për mirëqenien, votoni për rininë, votoni numrin 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim, Prrenjasi fiton, çdo banorë i Prrenjasit fiton, bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne prrenjas zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne prrenjas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime