LIVE UPDATES
Editorial

Auditimi, profesion elitar apo kontabilist i thjeshtë?

11 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA

Profesioni i auditit ligjor (dikur i quajtur Ekspertë Kontabël), në vendin tonë ka filluar në vitin 1997 me krijimin e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ose shkurt IEKA. Në periudhën fillestare prestigji i profesionit bëri që shumë nga të sapodiplomuarit në karriera ose diploma të ndryshme, të lidhura me ekonominë, pasi kishin krijuar disa vite eksperiencë, të shkonin me entuziazëm për t’u bërë pjesë e auditorëve, dhe jo vetëm për të mësuar njohuri të reja, por me synimin për të bërë një karrierë profesionale, duke pasur iluzionin se, një ditë, do të ishin ata që do të nënshkruanin raportet e auditimit, në një firmë të madhe apo të vogël, ose si profesionistë individualë. Një prej tyre kam qenë edhe unë.

Ne jemi në një shoqëri që ndryshon me hapa marramendës. Asgjë nuk është e përhershme dhe po kështu edhe profesioni ynë ka pësuar ulje – ngritjet e tij për shkak të situatave të ndryshme.

Sot profesioni e ka humbur “magjepsjen” që ka pasur për ekonomistët e rinjë. Të rinjtë e sotëm vazhdojmë të jenë të interesuar për të mësuar, por pa shumë entuziazëm. Tani objektivi i tyre është një tjetër: të fitojnë përvojë dhe njohuri në kompani të fushave të ndryshme dhe pastaj të hidhen, sa më shpejt aq më mirë, drejt departamenteve financiare të subjekteve publike ose private, me idenë e fitimit të stabilitetit pa aq presion, mundim dhe përgjegjësi sa ka profesioni i auditit.

Ky profesion elitar, i cili është ndër të vetmit që punon me Standarde Ndërkombëtare, sot është duke u shkelur me këmbë dhe nuk po përfillet nga askush.

Auditimi si profesion duhet t’i shtojë vlerë shoqërisë, dhe në thelb profesioni nuk ka ndryshuar, gjithnjë e më shumë, vlera e tij duhet të njihet nga një numër më i madh i palëve të interesuara. Investitorët jo vetëm që duan të dinë se informacioni financiar i investimit të tyre është i besueshëm, por ata gjithashtu duan të dinë se ai i konkurrentëve të tyre është gjithashtu i besueshëm. Po kështu, subjektet financiare dhe qeveritare, por dhe vetë qytetarët dhe konsumatorët duhet të bëhen të vetëdijshëm se ky profesion është mbrojtës i parave të tyre. Si auditorë, ne ofrojmë siguri në vendimmarrje dhe puna jonë duhet të konsiderohet në interes të publikut.

Shkak për këtë shkrim janë bërë diksutimet me kolegen time në lidhje me disa fakte që kemi ndeshur në këtë realitet jovlerësues.

Po e them paraprakisht që ky shkrim nuk ka asnjë qëllim për të luftuar kolegët e mi që aderojnë në shoqatat e kontabilistëve të miratuar dhe që ushtrojnë këtë profesion por thjesht dhe vetëm për të sjellë në vëmendje se cilat janë shërbimet të cilat mund dhe duhet t’i ofrojnë vetëm auditët ligjor dhe se ligjet duhet t’i përcaktojnë shumë qartë ato në mënyrë që profesioni të respektohet dhe të jetë në vendin dhe me cilësinë që i takon.

Në maj të vitit 2016 hynë në fuqi ndryshimet e ligjit 10091, datë 05.03.2009 “, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar. Me këtë ligj, ndryshoi dhe emri i profesionit nga Ekspertë Kontabël në Audit Ligjor. Nga ne profesionistët u shpresua që ligji do të vendoste në vendin që i takon profesionin, por këto ndryshime duke mos u shoqëruar edhe me ndryshime në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, ku Auditët Ligjor ende dhe sot quhen Ekspertë Kontabël, në vend që ta ndihmonin profesionin e goditën akoma më fortë duke i hequr këtij profesioni “eskluzivitetin” e disa shërbimeve që mund të ofrohen vetëm në kuadër të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit.
Për ata që nuk janë profesionistë më duhet të shpjegoj me fjalë më të thjeshta për të kuptuar më mirë.

Çfarë janë Standardet Ndërkombëtare të Auditimit? Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) janë një seri rregullash, të vendosura nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC). Këto standarde kërkojnë uniformitet në praktikat e kryera nga auditorët.

Po IFAC çfarë është? Është organizata botërore për profesionin e kontabilitetit. E themeluar në 1977, misioni i IFAC është t’i shërbejë interesit publik, duke forcuar vazhdimisht profesionin e kontabilistit në të gjithë botën dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të forta ndërkombëtare duke krijuar dhe promovuar respektimin e standardeve profesionale me cilësi të lartë, duke nxitur konvergjencën ndërkombëtare të këtyre normave dhe marrjen e një pozicioni në interes të publikut kudo ku përvoja e profesionit është më e rëndësishme.

IFAC përbëhet nga 159 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në 124 vende të botës, duke përfaqësuar afërsisht 2.5 milionë kontabilistë në praktika të pavarura, në industri, tregti, sektorin publik dhe arsimin. Asnjë organ tjetër i kontabilistëve në botë dhe vetëm pak organizata profesionale kanë mbështetjen e gjerë ndërkombëtare që ka IFAC.
Në Shqipëri, jashtë fushës akademike, ekzistojnë dy tituj në profesionin e kontabilitetit dhe të financave. Këto dy profesione janë Auditi Ligjor dhe Kontabilisti i Miratuar. Për të fituar këta tituj kandidatët japin disa provime të cilat janë:

Pra siç shihet edhe nga tabela, për të fituar titullin e Auditit Ligjor kandidati është i detyruar të kalojë provimin përfundimtar me gjashtë teste kurse Kontabli i Miratuar vetëm me tre.
Duke u nisur nga sa më sipër shërbimet që ofrojnë auditët ligjor janë të gjitha ato që ofrojnë kontabilistët e miratuar si dhe shërbimë të tjera që lidhen me standardet ndërkombëtare të auditimit, sistemeve të informacioneve dhe manaxhimit të entiteteve.Pra siç shihet edhe nga tabela, për të fituar titullin e Auditit Ligjor kandidati është i detyruar të kalojë provimin përfundimtar me gjashtë teste kurse Kontabli i Miratuar vetëm me tre.

Po realiteti çfarë na ofron????

Në realitet hasim raste si ky që po publikoj më poshtë, raport i rritjes së kapitalit të një shoqërie aksionere, në fakt të një Enti Publik, ku Kontabilisti i Miratuar, në vitin 2018, pasi ligji i ri ka hyrë në fuqi, shkruan:

Pra në të gjithë hyrjen e raportit, Kontabilisti i Miratuar, përcakton se po auditon, madje dhe në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit për të cilat ai nuk është testuar.

Në bazë të Ligjit Nr. 9901 datë 14.04.2008, i ndryshuar “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” neni 169 pika 2 thuhet si citoj:

“2. Aplikimi për regjistrimin e vendimit të përmendur në pikën 1 të këtij neni shoqërohet me raportin e ekspertit të autorizuar, ku verifikohet vlera e kontributeve në natyrë, sipas nenit 113 të këtij ligji.”

Pra ky raport bëhet vetëm nga Ekspertët e Autorizuar që sot quhen Audit Ligjor, emërtim i cili duhet të kishte ndryshuar me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për profesionin e Auditit dhe Kontabilistit të Miratuar.

E megjithatë, Enti Shtetëror në rastin më sipër dhe më pas Qendra Kombëtare e Biznesit e pranojnë këtë raport të Kontabilistit të miratuar edhe pse ai thekson se po auditon, pra po përdor një autoritet që ligji nuk ia jep.

Rasti tjetër është një tjetër profesionist i cili, duke përfituar nga boshllëku që ka lënë ligji, pasi ligji i ri ka hyrë në fuqi, përdor një numër license pa qenë në Regjistrin Publik të Auditëve Ligjor dhe harton raporte të rritjes së kapitalit për një sh.p.k pasi ka “ekspertuar” dokumentacionin.

E njëjta situatë është edhe nëpër gjykata e prokurori, ku gjykatës e prokurorë ende nuk e dinë se emërtimi ka ndryshuar dhe “raportin e fakteve të gjetura” e “me procedura të rëna dakord” për të cilat flet Standardi 4400 i auditimit, ua japin t’i kryejnë kontabilistët e miratuar me emërtimin “Raport i Ekspertit Kontabël”.

Çfarë po ndodh me profesionistin e liçencuar, me Auditin Ligjor i cili paguan kuota e tarifa vjetore goxha të larta, që paguan taksa e tatime dhe e sheh veten përpara fakteve të tilla? Kush e mbron atë?

Askush!

Auditët ligjor, të cilët janë vetëm 232 në të gjithë Shqipërinë, gjenden përballë një tregu të shkatërruar, ku puna e tyre nuk vlerësohet, ku biznesi e konsideron si barrë auditimin e pasqyrave të tyre financiare, ku partneri i tij kryesor, Shteti, të cilit ky profesionsit i mbron kuotat e tij prej 15% që ai ka si aksioner tek çdo biznes që paguan tatim fitim, është duke e goditur, duke e kthyer në një profesion të parespektuar, që për të mbijetuar detyrohet të kthehet në një mbajtës të thjeshtë kontabilitetesh.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika auditimi meri lika analiza nga meri lika auditimi meri lika


Sondazh

Poll
Editorial 10 Shtator 2021, 11:14

Berisha ka aleat gjysmën e Lulzim Bashës

Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...

Editorial 8 Shtator 2021, 08:04

I gjithë pushteti në duart e talebanëve

AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...

Editorial 2 Shtator 2021, 14:27

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...

Editorial 2 Shtator 2021, 10:15

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...

Editorial 1 Shtator 2021, 07:29

Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet