LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kush është plani i Evropës kundër varësisë digjitale?

Evropa synon të jetë më pak e varur nga prodhimi i çipave jashtë kontinentit dhe të rrisë prodhimin e tyre brenda Evropës.

4 Qershor 2026, 08:28 Nga E.d
Analiza e DW: Kush është plani i Evropës kundër
Foto ilustruse

Frika nga ndkimi i drejtpërdrejtë i fuqive të huaja që duan të dëmtojnë Evropën është thelbësore – për shembull nga të ashtuquajturit "kill switches”. Ky term anglisht i referohet mekanizmave të kontrolluar nga jashtë që mund të ndërpresin funksionimin e rrjeteve elektrike, administratave dhe funksioneve të ndryshme digjitale.

BE-ja dëshiron të çlirohet nga këto rreziqe, sidomos ato që vijnë nga SHBA dhe Kina. Për këtë qëllim, Komisioni ka paraqitur një paketë ligjore përsovranitet digjital. Këto plane nuk janë fantazi, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen, por kërkojnë një vendim "që duhet ta marrim së bashku”.

Pavarësi në prodhimin e çipave

Evropa synon të jetë më pak e varur nga prodhimi i çipave jashtë kontinentit dhe të rrisë prodhimin e tyre brenda Evropës. Prodhimi i gjysmëpërçuesve duhet të nxitet më tej – kompanitë do të tërhiqen me energji më të lirë dhe më pak burokraci. Ligji ekzistues i BE-së për gjysmëpërçuesit do të zgjerohet me masa emergjente. Fushat kritike si industria e armëve dhe teknologjia mjekësore do të kenë përparësi në furnizim në rast mungesash.

Komisioni Evropian gjithashtu synon të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e strukturave cloud evropiane. Qëllimi është i njëjtë: më pak varësi strategjike nga Kina dhe sidomos nga SHBA, pasi aktualisht në Evropë përdoren kryesisht ofrues amerikanë.

Përveç kësaj, BE planifikon një strategji për burim të hapur (open source): administratat dhe kompanitë nuk duhet të mbështeten vetëm tek ofruesit tradicionalë amerikanë, por të largohen gradualisht prej tyre. Qendrat evropiane të të dhënave duhet të trajnojnë modelet më moderne të inteligjencës artificiale në Evropë, dhe jo në Azi apo Amerikë.

Evropa kërkon t'i përgjigjet dominimit të Tajvanit në prodhimin e çipave të avancuar. Një paketë e re mbështetëse nga BE synon të ndihmojë në këtë drejtim.

Rivalitetet gjeopolitike si arsye

Komisioneri i BE-së, Dan Jørgensen, e përmendi rivalitetin gjeopolitik si arsyen kryesore për reformat digjitale. Tregu global i teknologjisë po largohet nga tregtia e lirë drejt një nacionalizmi ekonomik më të ashpër. Në këtë situatë, Evropa mund të marrë drejtimin dhe të veprojë në mënyrë të përgjegjshme.

27 shtetet anëtare mbështesin të paktën një pjesë të paketës – iniciativën për çipat. Ajo i përgjigjet kërkesës së industrisë për të rritur prodhimin në Evropë, në mënyrë që të shmanget varësia nga eksportet dhe shantazhi në rast mungesash.

Presidenti i shoqatës së industrisë Bitkom, Ralf Wintergerst, e përgëzoi paketën: "Ne e mirëpresim që Komisioni Evropian nuk fokusohet vetëm në teknologji individuale, por në të gjithë zinxhirin e vlerës digjitale.” Megjithatë, tani është vendimtare që të mos mbetet vetëm në njoftime, sepse Evropa ka nevojë për veprim të shpejtë.

Financimi si sfidë

Një pengesë e madhe mund të jetë financimi. Raporti i Draghi-t i vitit 2024 për konkurrueshmërinë e Evropës vlerëson se nevojiten rreth 800 miliardë euro shtesë çdo vit për të mbajtur hapin me SHBA-në dhe Kinën.

Paketa e re synon të mobilizojë kapital privat të riskut dhe parashikon një fond të ri të BE-së për konkurrueshmëri në buxhetin e ardhshëm. Negociatat mund të zgjasin deri në vitin 2027, ndërsa miratimi mund të ndodhë në fund të vitit të ardhshëm.

A ka shanse plani?

Ofruesit amerikanë janë "dominues dhe do të mbeten të tillë”, tha eurodeputeti i SPD-së Matthias Ecke. Megjithatë, BE nuk duhet t'i nënshtrohet presionit nga SHBA: "Ne vendosim rregulla për qytetarët tanë.”

Nga ana tjetër, Markus Ferber (CSU) dyshon nëse Evropa mund të fitojë garën globale për fabrikat më moderne të gjysmëpërçuesve: "Përpjekja për të konkurruar me Tajvanin, SHBA-në apo Korenë e Jugut në terrenin e tyre ka qenë iluzore dhe e kushtueshme që në fillim.” Sipas tij, ligji i ri për çipat duhet të analizojë realisht zinxhirin e vlerës dhe të investojë në segmentet ku Evropa ka avantaze të qarta konkurruese.

Sa larg duhet të shkojë sovraniteti?

Bertram Brossardt nga Shoqata e Ekonomisë Bavareze thekson se sovraniteti teknologjik nuk duhet të kufizohet vetëm në sektorin digjital, por të përfshijë edhe teknologji të tjera kyçe si bioteknologjia dhe energjia.

Eurodeputeti i SPD-së Bernd Lange paralajmëron nga pritshmëri të tepruara: "Sovraniteti teknologjik nuk do të thotë ‘Evropa e para'.” dAi nënvizon se Evropa duhet të zhvillojë aftësi vetjake në fusha kritike, por të mbetet e hapur ndaj tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./DW

evropa plani komisioni evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet