LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dalin detaje të reja në dritë, Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e çoi me karrotrec në Ibë, përdori disa numra telefoni

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shakaj dyshohet të ketë organizuar transportimin e automjetit të tij me një karrotrec drejt zonës së Ibës.

12 Qershor 2026, 11:06 Nga I.A
Zhdukja e Eglant Koçit/ Dalin detaje të reja në dritë,
Eglant Koçi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, ngjarje për të cilën autoritetet dyshojnë se është përfshirë Armand Shakaj, i shpallur tashmë në kërkim. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shakaj dyshohet të ketë organizuar transportimin e automjetit të tij me një karrotrec drejt zonës së Ibës. Hetuesit po verifikojnë pistën se në automjet mund të ketë qenë edhe trupi i 34-vjeçarit të zhdukur. Sipas dyshimeve, zgjedhja e kësaj mënyre transporti mund të ketë pasur si qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe fshehjen e lëvizjeve të mjetit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimit rezulton se Koçi ka humbur kontaktet me familjarët që më 4 qershor, ndërsa dyshohet se automjeti është lëvizur dy ditë më pas. Kjo ka ngritur dyshime se trupi i të riut mund të jetë mbajtur për një periudhë kohe brenda makinës.

Policia ka marrë deklarimet e personit që drejtonte karrotrecin, i cili ka pohuar se u kontaktua për të transportuar një automjet që kishte pësuar probleme. Mjeti është dërguar pranë një servisi në Ibë dhe më pas ai është larguar, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për rrethana të tjera që lidhen me çështjen.

Në vendin ku dyshohet se Koçi mund të jetë mbajtur kundër vullnetit të tij, ekspertët kriminalistikë kanë evidentuar gjurmë që dyshohet se lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërkohë, kërkimet vijojnë në disa zona të vendit, kryesisht në qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, ku autoritetet po përqendrohen si në gjetjen e 34-vjeçarit, ashtu edhe në kapjen e Armand Shakajt. Sipas informacioneve të siguruara nga hetimi, i dyshuari ka ndryshuar vazhdimisht numrat e telefonit gjatë ditëve të fundit, një veprim që besohet se synon vështirësimin e gjurmimit të tij nga autoritetet policore.

Si u zhduk Eglant Koçi?

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al

eglant koçi armand shakaj

Sondazh

Poll

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë