12 Qershor 2026, 10:58
Nga E. D
Redi Struga
TIRANË- 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, në pronësi të biznesmenit Redi Struga. Sekuestrimi i këtyre llogarive është bërë në kuadët të megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 20 masa arresti kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Bëhet me dije se biznesmeni Artur Shehu, i cili është në kërkim nga SPAK, i ka shitur kësaj kompanie prona, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht transaksionet.

Shehu ndodhet në SHBA prej vitit 1999 ku ka marrë azil politik, pasi gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri ka pasur rivalitet me bandën e Zani Çaushit në Vlorë. Shehu ka lidhje dhe me pronën në Zvërnec që ka shkaktuar debat së fundmi, pasi pritet të investojë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, përmes një kompanie nga Katari.
Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuri të lidhura me persona të tjerë. Në sekuestro janë vendosur prona të Erion dhe Adrian Ramaj, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i vrarë në fillim vitet 2000. Konkretisht, bëhet fjalë për vilat që gjenden në zonën e Green Coast në Palasë./Dosja.al
kompania “albanian land development” redi struga artur shehu
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:37
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon këtë të premte nj&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:33
E. D
TIRANË- Deteja të reja vijojnë të dalin nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:19
E. D
TIRANË- Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI.&...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 10:11
E. D
TIRANË- Detaje të rrja janë zbardhur lidhur me aksionin e SPAK dhe policisë, ku janë firmosur 20 masa sigurie për një ...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:54
E. D
TIRANË- Një tentativë për vjedhje ka ndodhur këtë të premte në zonën e Shkozës në Tiranë. B&e...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:37
E. D
SPAK
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me Policin&...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 09:25
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur protestën masive që po zhvillohet prej 12 dit...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 08:38
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premt...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 08:11
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit vijuan qëndrimin e tyre mbrëmë në protestë deri në orët e vona të natës...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 07:30
E. D
TIRANË- Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryhen vetëm përmes agjentëve financiarë të licencu...