12 Qershor 2026, 09:15
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar heqjen e “non gratës” nga SHBA, duke e cilësuar këtë vendim si një korrigjim të një padrejtësie ndaj tij dhe familjes së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lideri i opozitës thekson se ai dhe familjarët e tij nuk janë më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Amerikë.
Kryedemokrati falënderon administratën e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili sipas tij, ishte i bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.
Berisha falënderon gjithashtu familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur me votë. Në fund të reagimit të tij, kreu i demokratëve u bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të vijojnë përpjekjet për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i Berishës:
Të dashur miq, Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.
Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros. Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
Mirënjohje të veçantë dua t'u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike. Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë./Dosja.al
sali berisha shba donald trump
Politike
12 Qershor 2026, 09:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka uruar anëtarët e Partisë Socialiste me rastin e 35-vjetorit të themelimit të ...
Politike
11 Qershor 2026, 19:20
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar ndaj pretendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali...
Politike
11 Qershor 2026, 16:53
D.S
Meta- Kryemadhi
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit, duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ish-P...
Politike
11 Qershor 2026, 16:06
E.d
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas dis...
Politike
11 Qershor 2026, 15:51
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndal...
Politike
11 Qershor 2026, 14:43
E. D
Peter Beyer, Elisa Spiropali
GJERMANI- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali është takuar në Gjermani me Peter Beyer, Raportuesi p&eu...
Politike
11 Qershor 2026, 14:14
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar shtyrjen e interpelanc&eum...
Politike
11 Qershor 2026, 13:51
E. D
Sofjan Japuaj
TIRANË- Ministri i Mjedisit, Sofjan Japuaj deklaroi gjatë interpelancën me deputetët e opozitës se askush ...
Politike
11 Qershor 2026, 13:43
I.A
Sofjan Jaupaj dhe Ina Zhupa
TIRANË- Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha në Kuvend se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare janë arsy...
Politike
11 Qershor 2026, 13:08
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për gazetarët në dalj...