SPAK sulmon kullat dhe resortet/ 20 masa sigurie! Në pranga biznesmeni Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Sipas Këshillit, kërkesat e protestuesve janë legjitime dhe duhet të merren seriozisht nga institucionet. KASH nënvizon se vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke garantuar respektimin e pronës private dhe të drejtave të ligjshme të qytetarëve.
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur protestën masive që po zhvillohet prej 12 ditësh në Tiranë. Me anë të një deklarate, KASH shpreh mbështetjen e tij për të drejtën themelore dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të interesave kombëtare, pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit.
Sipas Këshillit, kërkesat e protestuesve janë legjitime dhe duhet të merren seriozisht nga institucionet. KASH nënvizon se vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke garantuar respektimin e pronës private dhe të drejtave të ligjshme të qytetarëve.
Më tej në reagim thuhet se në një shoqëri demokratike, dëgjimi i zërit të qytetarëve, konsultimi publik dhe llogaridhënia janë pjesë e pandashme e vendimmarrjes së përgjegjshme. Në fund, KASH shprehet se mbështet investimet e huaja, por kërkon që ato të jenë transparente, të respektojnë ligjin dhe të mbrojnë interesin kombëtar, ndërkohë bën thirrje për dialog mes institucioneve, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh mbështetjen e tij për të drejtën themelore dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të interesave kombëtare, pasurive publike, mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit. Protestat e fundit përcjellin mesazhe të qarta dhe legjitime, të cilat meritojnë vëmendje, dialog dhe transparencë nga institucionet shtetërore.
Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke garantuar respektimin e pronës private dhe të drejtave të ligjshme të qytetarëve, duke promovuar një model zhvillimi në bashkëpunim dhe në shërbim të komunitetit, si dhe duke kundërshtuar e parandaluar çdo përpjekje korruptive që cenon integritetin e këtyre proceseve dhe besimin e publikut tek institucionet.
KASH vlerëson se këto protesta nuk lidhen vetëm me çështjen konkrete që i ka nxitur ato. Ato pasqyrojnë gjithashtu shqetësime më të thella, të akumuluara ndër vite në opinionin publik, të lidhura me perceptimin mbi korrupsionin e përhapur, pandëshkueshmërinë dhe, në disa raste, mbrojtjen politike që u ofrohet individëve të përfshirë në afera të ndryshme me interes publik. Këto perceptime kanë dëmtuar besimin e qytetarëve tek institucionet dhe kërkojnë reflektim serioz nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë.
Këshilli shpreh shqetësimin për mënyrën se si janë trajtuar disa nga kërkesat e protestuesve dhe dënon çdo qasje arrogante apo shpërfillëse ndaj shqetësimeve qytetare. Në një shoqëri demokratike, dëgjimi i zërit të qytetarëve, konsultimi publik dhe llogaridhënia janë pjesë e pandashme e vendimmarrjes së përgjegjshme.
KASH mbështet investimet e huaja strategjike që sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe modernizim për Shqipërinë. Megjithatë, çdo investim i tillë duhet të bazohet në transparencë të plotë, respektim rigoroz të ligjit, mbrojtje të mjedisit dhe garantim të interesit kombëtar.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për zona me rëndësi strategjike, bregdetare apo ekologjike, është e domosdoshme që proceset vendimmarrëse të jenë transparente, të konsultuara me publikun dhe komunitetet e prekura, si dhe të shoqërohen me garanci të qarta për mbrojtjen e sovranitetit, pronës publike dhe pasurive kombëtare.
KASH u bën thirrje institucioneve shtetërore, investitorëve, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile të angazhohen në një dialog të hapur dhe konstruktiv, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së interesit afatgjatë të Shqipërisë./Dosja.al
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premt...
pamjet TIRANË- Protestuesit vijuan qëndrimin e tyre mbrëmë në protestë deri në orët e vona të natës...
TIRANË- Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryhen vetëm përmes agjentëve financiarë të licencu...
TIRANË- Vizitorët e huaj dominojnë pothuajse tërësisht tregun e akomodimit afatshkurtër në Shqipëri, ndërsa Franc...
TIRANË- Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...
Pamje TIRANË- Marshimi kilometrik po vijojn në zonën e Astirit, ndërsa qytetarët kanë thirrur njëzër: Rama jep...
TIRANË- Pankarta pikante kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave në ditën e 12 të protestave në kryeqytet. Me karikatura dhe...
Pamje TIRANË- Marshimi i qytetarëve në Tiranë po vijon, ku mijëra pjesëmarrës kanë pëërshkruar disa nga r...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë kaluar katër orë që nga nisja e pr...