LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ U filmua duke kërcënuar punonjësen, kryebashkiakja e Rroskovecit kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi

Në atë periudhë Majlinda Bufi kërkoi me ngulm të mos transmetohej audio-përgjimi pasi sipas saj publikimi do e penalizonte kandidimin e saj. Piranjat nuk bëjnë kompromis me të vërtetën dhe sigurisht publikuan me detaje të gjithë skandalin. Pas disa muajsh Majlinda Bufi surprizon. 

6 Tetor 2023, 22:57 Nga I.A
VIDEO/ U filmua duke kërcënuar punonjësen, kryebashkiakja e
Majlinda Bufi

ROSKOVEC- Në muajin Maj të këtij viti Piranjat zbuluan skandalin e kryebashkiakes së Rroskovecit Majlinda Bufi. Në një audiopërgjim , Bufi bënte presion për vendin e punës ndaj një sanitare shkolle. Por jo vetëm kaq. 

Një tjetër audio-përgjim nga një tjetër qytetar mbërrin në redaksinë tonë ku sërish shfaqet kryebashkiakja e cila ushtron presion dhe kërcënon me burg qytetarin dhe arsyeja ishte pse mori pjesë në mitingun e opozitës. Të dy audio-përgjimet për Bufin patën reagime nga të shumta jo vetëm nga qytetarët por edhe politikanë të ndryshëm. Madje çështja vijon të jetë në SPAK duke kryer hetimet mbi skandalin në fjalë. 

Në atë periudhë Majlinda Bufi kërkoi me ngulm të mos transmetohej audio-përgjimi pasi sipas saj publikimi do e penalizonte kandidimin e saj. Piranjat nuk bëjnë kompromis me të vërtetën dhe sigurisht publikuan me detaje të gjithë skandalin. Pas disa muajsh Majlinda Bufi surprizon. 

Ajo ka depozituar një padi në gjykatë ku me paturpësi kërkon dëmshpërblim për prishje imazhi. Sipas Bufit prishje imazhi quhet kur thuhet e vërteta. Padyshim ne jemi të vendosur ta ndjekim çështjen deri në fund për të çuar të vërtetën atje ku duhet.

Titujt e Ministrisë së Arsimit, listë librash apo listë qokash?

Sa herë që në vendin tonë publikohen lista të çfarëdo lloji, zhurma që ngrihet është e pashmangshme. Kështu ndodhi edhe me listën e librave për bibliotekat shkollore, të rekomanduar nga Ministria e Arsimit. 
Edhe pse këtij institucioni iu deshën 9 vite që të rifillonte këtë proces, prapëseprapë debati që ndezi publikimi i titujve vijon prej javësh, me akuza dhe kundërakuza nga të gjitha palët. Qëllimi kryesor duhej të ishte pasurimi i bibliotekave shkollore me tituj cilësorë, që presupozohej të nxisnin leximin te nxënësit. Por me sa duket, realiteti është krejt ndryshe. Botues, autorë, ekspertë, si dhe drejtues të institucioneve të tjera kritikojnë cilësinë e librave të përzgjedhur, nga bordi i ngritur pranë ministrisë së Arsimit. 

Pavarësisht listës së gjatë paraprake prej 500 titujsh, aty mungojnë krijimet më të mira të autorëve përfaqësues të letrave shqipe, si Gjergj Fishta. Histori me diversantë, libra komercialë, qoka politike dhe tek-tuk ndikime klienteliste për të futur tituj, që ta humbin shijen për librin e mirë. Këto janë vetëm disa nga perlat e listës, që ish ministrja Kushi u kujdes ta shiste si një proces transparent, që përfshiu të gjithë aktorët e interesuar. 
Një tjetër paradoks i listës janë edhe autorët të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë,të cilët ose janë përjashtuar, ose, në rastin më të mirë përfaqësohen me një titull. Botimet e specializuara të institucioneve akademike dhe kërkimore janë mangësia e radhës, në listën e kthyer në mollë sherri. Këtë e konfirmon vetë Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi. 

Fatkeqësisht, më të djegurit në listën prej 500 titujsh janë shqiptarët e Kosovës, të cilët përfaqësohen me 0.4% apo thënë ndryshe vetëm dy tituj. Një shifër e tillë qesharake është konfirmuar edhe nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Me sa duket, telashet më të mëdha të listës problematike vijnë nga kriteret apo thënë ndryshe; nga paqartësia e tyre. 
Akuzat për abuzime lidhen me shtëpitë botuese, të cilat në rastin konkret janë një grupim i mirëfilltë interesi. Por botuesit sjellin një tjetër qasje, mbi përkrahjen financiare që përfitojnë. Sipas tyre, lista duhet të jetë pa kufizime edhe sa i takon numrit të titujve, që propozojnë. Për ekspertin e arsimit, Ndriçim Mehmeti, një gjë të tillë favorizon stoqet e librave të botuesve. 

Tashmë, lista përfundimtare me 659 tituj është hartuar, por për çudi Ministria e Arsimit ende s’e ka publikuar në faqen e saj zyrtare. Ndërkohë, fondi për listën e librave, që duket më tepër si ‘lista e dëshirave’ e disa shtëpive botuese, i është besuar drejtorive arsimore.

Marrë nga Syri.net

majlinda bufi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari