LIVE UPDATES
Aktualitet

Sindroma down dhe (mos) pranimi në shoqëri

Teksa përballen çdo dite me problemin e mospranimit, personat me sindromën doën, kane edhe sfida te tjera te perditshmerise, te cilat me kalimin e viteve, duhet ti zgjidhin ne mënyre te pavarur nga te afërmit.

6 Tetor 2023, 22:32 Nga I.A
Sindroma down dhe (mos) pranimi në shoqëri
Qytetaret

TIRANË- ‘Do çoja vajzën në kopsht dhe edukatorja më mbylli derën. Tha nuk pranoj fëmijë me sindromën down. Ika duke qarë. Ka qenë momenti më i vështirë për mua’ Shpesh here te papranuar dhe te izoluar qe ne nisje te jetës, për shkak te një kromozomi me shume. Një fatkeqësi apo një bekim? Ne fakt, me shume një sprove për ata dhe familjaret e tyre, te cilët vihen përballe një lufte te vërtete për integrim. Një beteje aspak e lehte me te cilën personat me sindromën down detyrohen te hasen çdo dite te jetës se tyre. Të paturit një fëmijë me sindromën down nuk është aspak e lehtë, por si përjetohet momenti i pare kur mëson te vërtetën?

‘Në fillim fare s’e pranova mirë. Kisha paragjykime. Pse nuk bërë analiza, pse s’e pe. Çe dojë kështu me sindromë? Do vuash më vonë. ‘Vitin e parë nuk mbushesha dot me frymë. ‘Akoma s’e pranoj dot faktin që Ernesi është kështu, edhe pse është 4 vjeç. ‘Hapi i parë është pranimi. Kisha bërë eko dhe e dija që ishte me sindromë, por zgjodha ta sjell në jetë edhe pse e dija ça vështirësish më prisnin.

‘Është arsyeja pse jetoj’. ‘Kur e shoh tani them: Zot, faleminderit prej teje! Për familjarët janë bekim! Po shoqëria, sa e gatshme është për t’i pranuar ata?

‘Ndodh që ulet një fëmijë në sedile ku është fëmija im dhe i thotë e ëma çohu se është i sëmurë ai. Të ikën truri!’ Ashtu si do t’i ikte truri çdo prindi te shihte fëmijën e tij te diskriminuar jo vetëm nga fëmije, por shpesh edhe nga prinder te painformuar qe mendojnë se sindroma down është rrezik për fëmijët e tyre. Dhe ky mospranim, ndodh çdo dite edhe ne institucionet tona arsimore.

Teksa përballen çdo dite me problemin e mospranimit, personat me sindromën doën, kane edhe sfida te tjera te perditshmerise, te cilat me kalimin e viteve, duhet ti zgjidhin ne mënyre te pavarur nga te afërmit. Por jo te gjithë arrijnë kaq shpejt te bëhen te pavarur. Disa prej tyre, për fat te keq, kane bashkudhëtare edhe problemet fizike, gjë qe e shton me shume ngarkesën fizike dhe emocionale te prindërve.

‘Nuk i bën dot nevojat e veta, se i ka duart e pafuqishme. Nuk e kupton gjendjen e saj. ‘Aroni e kupton gjendjen e tij, se kërkon ndihmë kur nuk bën dot diçka. Momente dobësimi kam kur ai nuk shprehet dot dhe atëherë dorëzohem. Me kalimin e viteve, ndërgjegjësimi i shoqërisë, ka sjelle edhe krijimin e strukturave ndihmese për këtë kategori. Sic është edhe qendra ‘Xhonatan’, e cila ofron asistence për fëmijët me fëmijëve me sindromën down.

Po shteti, çfarë ka bërë për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve? ‘Asgjë s’ka bërë shteti. Unë vi që nga Librazhdi dhe nuk ma kanë marrë parasysh. Marr kemp 100 mijë lekë, por nuk mbuloj dot gjë me të. ‘Me aq sa marrim ne nuk bëjmë dot absolutisht asgjë. Vetëm rruga që bëj, ato lekë kanë ikur. ‘Të jep 95 mijë lekë kemp dhe ato t’i merr kur do rinovosh letrat.

E ndërsa shteti e ka humbur thuajse totalisht vëmendjen nga problematikat e kësaj kategorie, diku tjetër tregohet tejet vigjilent kur behet fjale për ta. ‘Pse duhet t’i kalojnë çdo vit në kemp? ‘Sepse fëmijëve tanë nuk i ndryshon kurrë diagnoza. ‘Për ça të torturohemi ne kot si nëna. Pak kemi ne? ‘Na marrin shumë kohë. Duhet ta çojmë te doktori, pastaj sorollatemi me letra. ‘Edhe tani na kanë bërë që të firmosim në krye të tre muajve, gjasme mos ikim jashtë.

‘Është kohë e çuar dëm, stresi që përjetojmë. Te gjitha këto ecejake dhe burokraci, kur fare mire mund te zgjidhet ne një tjetër forme. ‘Të hiqet pjesa e rinovimit të letrave dhe duhen mësues specifikë. Por nëse ne si shoqëri, duket se kemi ende shume për te bere për personat me sindromën down, ka persona qe besojnë tek kontributi i tyre, madje duke i bere te ndjehen te dobishëm ne atë çfarë japin.

‘Kemi 17 persona që janë punësuar në 6 kompani. Sektorët janë kafene, shërbim klienti, mirëmbajtje në hoteleri. Kanë punuar edhe në servis makinash. Kemi 4 të rinj që punojnë në një bankë të nivelit të dytë, në kafene. siç është rasti i Xhenit, e cila është punësuar ne një nga baret e kryeqytetit. ‘Kam 3 muaj që kam filluar punë, ma gjeti qendra. Më pritën shumë mirë. Stafi më duan. Punoj një orë e gjysmë.  

Por kjo qe Xheni bën, është vetëm një pune e cila e ka ndihmuar te integrohet dhe te krijoje miqësi. Ne realitet ajo ka disa pasione të tjera, të cilat shpreson t’I realizojë një ditë. ‘Kam qejf të bëhem këngëtare, më pëlqen Dhurata Dora. Më pëlqen muzika popullore me klarineta. Kam edhe qejf të bëhem parukiere.’

Por këto pasione, kane nevoje për mbështetje. Gje qe prej vitesh e ben shoqata The Door ne Shkodër, e cila prej thuajse 2 dekadash merr frytet e një pune sistematike për integrimin sa me mire te kategorive te ndryshme personash, mes tyre edhe ata me sindromën down.  ‘Kemi 18 vite që e kemi nisur. Trupa është e ndarë me 3 sektorë: trombat, baritonë, trumpeta. Një herë në dy vite, këta shkojnë në festivalin e bandave muzikore në Norvegji.

Zhvillojmë prova 2 herë në javë. Në fillim ka qenë shumë vështirë, se këta nuk i njihnin notat muzikore. I është dashur kohë ta mësojnë. E bëjnë me dëshirë, sepse i nxit ndjenjën e përkatësisë, ndihen pjesë e një grupi.

Marrë nga Syri.net

sindroma down

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale