LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Mashtrimi me prostitutat, të moshuarve dhe të rinjve u marrin qindra euro

Dy të rinjtë kishin hapur adresa false me emra vajzash, duke postuar foto nudo dhe ftonin djemtë dhe burrat në takime me lekë.

6 Tetor 2023, 21:47 Nga I.A
VIDEO/ Mashtrimi me prostitutat, të moshuarve dhe të rinjve u marrin
Foto Ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit shoqëroi në nëntorin e 2022 dy 13-vjeçarë të cilët mashtronin njerëzit në rrjetet sociale. Dy të rinjtë kishin hapur adresa false me emra vajzash, duke postuar foto nudo dhe ftonin djemtë dhe burrat në takime me lekë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi që me kalimin e muajve po perfeksionohet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Persona të joshur seksualisht nga profilet false shkojnë me besimin se do të kalojnë momente të paharrueshme, por përfundojnë gjithmonë të mashtruar, nga të rinj të cilët u zhvatin shuma të konsiderueshme parash. Por si funksionon një skemë e tillë në praktikë? A mund t’u biem në gjurmë? Shumë thjeshtë!

Fillimisht hapëm një adresë false në Instagram dhe nisëm të gjejmë profilet e panumërta të vajzave që ofrojnë trupin e tyre kundrejt parave. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe kupton se prostitucioni, apo mashtrimi ndërmjet prostitucionit është kthyer në mode tashmë.

Adresa e pare që kontaktuam ishte me një emër pikant ‘Hot takime yje’. Nisëm menjëherë të flasim me personazhin misterioz që fshihej pas këtij profili dhe shumë shpejt kaluam në vepra.

Vajza me forma bombastike sipas fotos së dërguar, kërkonte 120 euro për 3 orë. Nuk kishte komplekse për shërbimet që ofronte, ishte e hapur ndaj çdo fantazie seksuale, mjaftonte të paguaje dhe të shkoje në shtëpinë e saj.

Na la takim ditën e premte në orën 17:30, në një lagje periferike të Tiranës

Nisemi dhe arrijmë në kohën në vendin e caktuar nga vajza. E reja na udhëzon nëpërmjet një telefonate me video për apartamentin e saj. Personi që fshihet pas këtij profili përdor një trik interesant, sepse e sjell të dërguarin tone 20 minuta në lagje për të kuptuar nëse e shoqëron dikush.

Më në fund, vajza bindet që t’i tregojë vendin se ku jeton. Gjatë rrugës për te pallati na bie në sy një vajzë e brishtë që shoqëron gjithë kohës me sy të dërguarin tone.

Më në fund, bashkëpunëtori ynë arrin në vendin e caktuar. Aty po aq ‘rastësisht’ e njëjta vajzë pret përballë hyrjes së pallatit duke vëzhguar me vëmendje zonën.

Menjëherë nis dhe shpjegimi në Instagram se çfarë veprimesh duhet të bëjë i dërguari ynë dhe ku duhet të lërë paratë. Pas realizimit të të gjitha udhëzimeve dhe pasi I kërkon të ngjitet në katin e shtatë, vajza nis dhe me kërcënimet tipike se do të merrej tutori me të nëse nuk bënte pagesën.

Kur menduam se gjithçka po shkonte si duhet, vajza na pikas dhe vendos të largohet nga vendi ku qëndronte. Menjëherë na bllokon në rrjetet sociale dhe mbyll adresën e Instagramit.

 Fatkeqësisht nuk ia arritëm qëllimit, por nuk dorëzohemi me rastin e pare

Rinisim të kërkojmë dhe gjejmë një profil të ri. Klea Kurti, emër më real, video me përmbajtje më të fortë dhe tarifa që na ofron është më modeste: 50 euro ora, ose 200 euro nata.

Lëmë takimin dhe nisemi drejt lagjes ku na adreson vajza. Gjejmë vendin e hyrjes dhe si në rastin e pare ndiqet e njëjta skemë. Bashkëpunëtorit tonë i shpjegohet se ku do të lërë paratë.

Në këtë rast, puna duket më e sofistikuar, pasi te pallati ka një hapësirë në mur që u jep mundësinë mashtruesve t’u kërkojnë klientëve të tyre të lënë aty paratë. Ashtu siç ndodhi dhe në rastin tonë.

Arrijmë të pikasim personin që shkon për të marrë paratë, por duke qenë se nuk kemi lënë gjë del duarbosh. Tentojmë dhe njëherë me të njëjtën mënyrë. Djaloshi afrohet te vendi i caktuar dhe ky është momenti ynë për të dale në skenë. Gazetari Eraldo Harlicaj shkon te djali dhe e pyet për mashtrimin, pas hezitimit të parë ai bindet të bashkëpunojë madje tregon detaje nga ‘puna e tij’ në një intervistë.

Marrë nga Syri.net

mashtrimi me prostitutat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës