Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës për mediat lokale se personi i vdekur dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan.
KOSOVË- Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj lidhur me ndërhyrjen e tyre në një incident në Lipjan në orët e vona të mëngjesit ku ka vdekur një burri i ri, ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Mediat lokale raportojnë se zyrtarët policorë dyshohen për kryerje të veprës penale "vrasje nga pakujdesia". Arrestimi i tyre vjen pas rekomandimit të IPK-së që Policia të vendosë masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në ndërhyrje.
“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, ka thënë IPK-ja përmes një komunikate, dhe që masa e ndalimit ndaj zyrtarëve është për 48 orë.
Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës për mediat lokale se personi i vdekur dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent i cili ka ofruar ndihmën e parë, por që përkundur përpjekjeve është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Në komunikatën për media të lëshuar nga Inspektorati Policor i Kosovës është thënë se ky institucion ka nisur të mbledhë prova materiale, incizime të kamerave të sigurisë dhe që në hetim do t'i përfshijë edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore.
Ky institucion ka thënë se rastin do ta trajtojë si “hetim mbi vdekjen”. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë përmes një postimi në Facebook se “mënyra se si pesë policë e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm, 27-vjeçari vdiq në dorë të shtetit”.
Ai ka kërkuar llogari nëse policët e përfshirë në incident kishin trajnim profesional për të menaxhuar situata të tilla, dhe nëse incidenti është rezultat "i politikave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje që policët e rinj nga shkollat e mesme të bëhen policë me një trajnim prej vetëm 12 javësh".
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë muaj më parë se ka më shumë se një vit që ka ndryshuar planin e trajnimit profesional të policëve të rinj - nga gjashtë muaj sa ka qenë më herët, kohëzgjatja e tij është bërë tre muaj. Për ekspertët e sigurisë ky ndryshim ishte përshkruar si shqetësues. Policia e Kosovës pati thënë vetëm se vendimi është marrë në përshtatje me “nevojat dhe kërkesat e saj operative”, pa ofruar më shumë hollësi.
Policët e rinj trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit. Kjo akademi është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatim të Ligjit (IADLEST) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për njohësit e sistemit të sigurisë, trajnimi prej tre muajsh i policëve të rinj është larg të qenët i mjaftueshëm. Kjo situatë, sipas tyre, është duke shkaktuar edhe probleme në terren. Mosha e pensionimit të policëve është 65 vjeç. Një projektrezolutë që përfshinte pensionimin e parakohshëm të tyre - e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë në tetor të vitit 2023 -nuk u çua përpara nga Kuvendi i Kosovës. Policët kosovarë nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor./REL
prokurorja Flora Çela dhe avokatja Romina Zano TIRANË- “Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuro...
ilaria sula, mark samson ITALI- "Ose kthehu tek unë ose do ta vras." Ky është një nga mesazhet e gjetura nga hetuesit në celularin...
foto ilustruese FIER- Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur nj&eu...
foto nga thethi THETH- Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtur...
pamje nga zona ku jane kabinat SHKODËR- Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale, dëshminë e të moshuarës Lene ...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit thotë se ka dokumentuar me prova dyshimet për evazion fiskal dhe shmangie të detyrimeve tatim...
spartak cara TIRANË- Zbardhen detajet e dosjes hetimore, ku Spartak Cara dhunoi në mënyrë barbare punonjësen e OSHEE-së, Rube...
kabinat ne theth THETH- Disa ndërtime në fshatin Theth janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokuro...
foo ilustruese POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Trebinjë të Mokrës n&...
Gert Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Edlira Çepani ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale kushtuar bas...