Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen.
THETH- Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në vend, përballet me një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje.
Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen.
Pamjet me dron të realizuara nga gazetarët e emisionit Fiks Fare tregojnë qartë se në çdo cep të fshatit ndërtimi ka lulëzuar si kërpudhat pas shiut. Bujtina, hotele, mure rrethues dhe struktura të tjera turistike po ngrihen me ritme të shpejta, jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyje, në zona të thella dhe të paprekura më parë.
Punimet kryhen në mënyrë të hapur, në sy të të gjithëve, pa asnjë pengesë.
Gazetarët e Fiksit takuan punëtorë të cilët refuzojnë të flasin për pronarët, por të vetëdijshëm që ndërtojnë pa leje dhe duke u arsyetuar me “kështu bëjnë të gjithë”. Aty ku punimet janë më të izoluara, në pyll në zonë të virgjëra, grupi i Fiksit konstatoi kamera sigurie nëpër pemë për të kontrolluar se kush shkon në zonë.
Pas vëzhgimit që Fiksi bëri në Parkun Kombëtar të Thethit u interesua tek institucionet.
Inspektori i Policisë së Zonës u shpreh përmes telefonit se ekzistojnë disa procedime penale për ndërtuesit pa leje, por se aktualisht janë të angazhuar me kontrolle për lëndët narkotike.
Edhe drejtori i IKMT Shkodër pranoi se janë vendosur disa gjoba dhe janë referuar raste në prokurori, por refuzoi të dërgojë inspektorë në terren. Sipas tij, çdo përgjigje do të jepet vetëm me shkresa.
Ndërkohë, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmohet se në Theth aktualisht nuk ka asnjë leje ndërtimi, as për struktura klasike, as për ndërtim me dru, të ashtuquajtura “miqësore me natyrën”. Ata thonë se kanë vendosur gjoba që kapin vlerën mbi 100 milionë lekë, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar, sepse subjektet i kundërshtojnë në gjykatë.
Ndërkohë që agjencitë shtetërore hartojnë akte konstatimi dhe referojnë çështje në gjykata që zgjasin me vite, në Theth po ndërtohet pa pushim. Priten pyjet për t’u hapur rrugë, ndërkohë që natyra po shkatërrohet.
Parku Kombëtar i Thethit është një pasuri kombëtare, por në mungesë të zbatimit të ligjit, po rrezikon të humbasë vlerën që e bën unik, natyrën e tij të paprekur./Top Channel
pamje nga zona ku jane kabinat SHKODËR- Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale, dëshminë e të moshuarës Lene ...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit thotë se ka dokumentuar me prova dyshimet për evazion fiskal dhe shmangie të detyrimeve tatim...
spartak cara TIRANË- Zbardhen detajet e dosjes hetimore, ku Spartak Cara dhunoi në mënyrë barbare punonjësen e OSHEE-së, Rube...
kabinat ne theth THETH- Disa ndërtime në fshatin Theth janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokuro...
foo ilustruese POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Trebinjë të Mokrës n&...
Gert Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Edlira Çepani ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale kushtuar bas...
foo ilustruese KOSOVË-Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se ...
takimi i te moshuares me ramen ne vlore LORË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime në bashkinë e Vlorës, ndërs...
Shkëlzen Selimi TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohet për fshehje pasurie...
TIRANË- Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në ...