Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Anomalitë me shifrat e Bankers nuk janë edhe aq sekrete.
FIER- Prokuroria e Fierit thotë se ka dokumentuar me prova dyshimet për evazion fiskal dhe shmangie të detyrimeve tatimore nga ana e Bankers Petroleum. Burimet pohojnë se pjesë e dosjes janë fatura fiktive të lëshuara ndër vite nga ana e kompanisë me kosto shpenzimesh të fryra dhe që për më tepër në shumicën e rasteve as janë kryer në terren. Të dhënat që disponon prokuroria e Fierit janë të detajuara dhe sipas organit të akuzës, dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga ana e Bankers në dy dekada shkon të paktën 5.3 miliardë euro.
Anomalitë me shifrat e Bankers nuk janë edhe aq sekrete.
Bilancet vjetore, raportet e auditimit dhe raportet e gjendjes financiare që kompania vetë ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë shifra marramendëse shpenzimesh ndër vite për rritjen e kapacitetit të nxjerrjes së naftës.
DOKUMENTET:





Megjithatë, në të njëjtat raporte kapaciteti i nxjerrjes së naftës nuk është rritur. Si shembull, në vitin 2022, Bankers raporton në QKB se numri i puseve aktive ka qenë 597 dhe prodhimi mesatar ditor ishte 9273 fuçi.
Po për vitin 2022, Bankers thotë se ka shpenzuar 23 milionë dollarë vetëm për shpimin e pusve të reja, ndërsa në total raporton rënie të sasisë së naftës së nxjerrë nga puset që operon. Një vit më vonë, Bankers raporton 580 puse aktive dhe prodhim mesatar ditor prej 8990 fuçisë, rreth 200 fuçi më pak se në vitin 2022. Bankers thotë se në 2023 ka shpenzuar 24 milionë dollarë për shpimin e puseve të reja dhe riaktivizimin e puseve ekzistuese. Në total, vetëm në dy vite Bankers Petroleum thotë se ka investuar gati 50 milionë dollarë për shpimin e puseve të reja, ndërsa kapaciteti prodhues ka qëndruar konstant.
Kjo skemë, sipas prokurorisë së Fierit, dyshohet se është shtylla e manovrave të mashtrimit të kompanisë ndër vite, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit miliarda euro humbje./VoxNews
spartak cara TIRANË- Zbardhen detajet e dosjes hetimore, ku Spartak Cara dhunoi në mënyrë barbare punonjësen e OSHEE-së, Rube...
kabinat ne theth THETH- Disa ndërtime në fshatin Theth janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokuro...
foo ilustruese POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Trebinjë të Mokrës n&...
Gert Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Edlira Çepani ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale kushtuar bas...
foo ilustruese KOSOVË-Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se ...
takimi i te moshuares me ramen ne vlore LORË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime në bashkinë e Vlorës, ndërs...
Shkëlzen Selimi TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohet për fshehje pasurie...
TIRANË- Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në ...
foto ilustruese SHTIKË- Një trup i dekompozuar është gjendur rreth orës 15:00 pranë një stacionit elektrik n&e...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se ka arrestuar 34 persona dhe ka mbyllur 15 lo...