Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Mediat greke shkruajnë se ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajte, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash.
GREQI- Autoritetet greke kanë çmontuar një grup kriminal shqiptaro-grek, të trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte në zonat e Athinës. Pas një operacioni të koordinuar në shtëpi dhe zona magazinimi, të cilat grupi kriminal i përdorte si strehime në zona të Athinës, u arrestuan 9 persona, të moshës nga 24 deri në 43 vjeç dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë, ku të arrestuarit shqiptarë janë Ervin Ademi alias Leo 39 vjeç, Elton Plepi alias Toni 42 vjeç, Ervis Tringa alias Niko 38 vjeç, Albert Pali alias Berti 42 vjeç, Bruno Anastasaj alias Thodhori, Kondelina Dhimertika 43 vjeç, Xhulio Kercani 29 vjeç, Malena Alushaj 24 vjeç, ndërsa në kërkimk janë shpallur Helis Cato 38 vjeç, Taulant Prifti 47 vjeç dhe Erald Gjata 46 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajte, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash. Organizata kriminale, duke pasur një strukturë hierarkike të strukturuar dhe veprim të vazhdueshëm me një udhëheqës dhe 3 zëvendësudhëheqës, kishte qenë aktive që të paktën nga dhjetori 2025 dhe kishte zhvilluar masa të shtuara kundër-mbikëqyrjeje, pasi anëtarët përdornin aplikacione komunikimi të koduara, terminologji të koduar dhe disa prej tyre ndryshonin shpesh lidhjet telefonike.
Më konkretisht, udhëheqësi 39-vjeçar Ervin Ademi ushtronte kontroll të plotë mbi aktivitetet e grupit kriminal, duke dhënë urdhra dhe duke hartuar strategjinë e saj operative, ndërkohë që mbikëqyrte 3 zëvendësudhëheqësit e organizatës. Në të njëjtën kohë, ata i udhëzonin anëtarët e tjerë mbi metodën e trafikimit, u dorëzonin atyre sasitë e kokainës për shitje, ndërsa secili anëtar vazhdonte t’ua shiste drogën klientëve.
Nga hetimet e kryera në “zonat operative-strehëza” të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan, ndër të tjera 827 gramë kokainë, një sasi e vogël marijuane, 3 pistoleta, karikator nga një armë zjarri luftarake, 119 fishekë, disa telefona celularë, 5 automjete të përdorura për trafik droge, shumat prej 14.505 euro dhe 470 dollarë amerikanë, 3 radio marrëse, 7 peshore elektronike precize, shkop, sprej me piper dhe 3 thika. Përfitimi i paligjshëm financiar nga aktiviteti kriminal i grupit arrin në më shumë se 900.000 euro./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në kuadër të nisjes së sezonit veror. Pë...
Foto ilustruse FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një &ccedi...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 18-të rradhazi në Tiranë. Ndryshe nga ditë e tjer...
Foto ilustruse Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkes&...
Foto ilustruse Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhë...
Foto ilustruse Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë m&eu...
Foto ilustruse Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e nj...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotulli...
Foto ilustruse Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar p...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...