Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gentian Ruli u ekstradua nga Greqia më 3 Maj 2017, vend ku edhe ishte arratisur.
TIRANË- Gentian Ruli, i dënuar me 7 vite heqje lirie për trafik droge ka kërkuar të lirohet nga burgu i Fierit më herët nga çfarë i takon. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, kur realisht duhej të përfitonte 5.7 ditë ulje dënimi nga puna
Ruli, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë por në mungesë. Ai u ekstradua nga Greqia më 3 Maj 2017, vend ku edhe ishte arratisur.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
15. Në dosjen penale të dënuarit Gentian Ruli, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Tetorë, Nëntor, Dhjetorë 2020 dhe Janar 2021. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.ë prot datë 12.03.2019, i cili fillon me datën 06.09.2020 dhe përfundon me datë 11.08.2021 dhe rezulton se i dënuari Gentian Ruli, ka dalë në punë 38 ditë e konvertuar në ulje dënimi 5.7 ditë konkretisht; Për muajn Tetorë 2020 ka dalë për punë me datë 6, 19, 20, 19, 21, 22, 24, 25, 26, 28, 29, 31 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Nëntor 2020 ka dalë për punë me datë 1, 2, 3, 4, 5, 9, 11, 12, 14, 15, 17, 16, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24 ,25, 26, 27dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Dhjetorë 2020 ka dalë për punë me datë 29 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Janar 2021 ka dalë për punë me datë 6, 28, 29 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.
Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Mato Mataj Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata. Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 5.7 ditë ulje dënimi nga puna.
Por çka ndodhur në burgun e Fierit?
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
Pamje nga aksioni i Policisë në Xibrakë TIRANË- Saimir Batku, njëri nga anëtarët e grupit “kokaina” ku ...
Foto ilustruese FIER- Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 16 vite burg Shaban Tushën, por ky i fundit kërkon lirim më të hersh&e...
Kanabisi i sekuestruar FIER- Një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi në burgun e Fierit nga mashtrimi ësh...
Taulant Balliu FIER- I dënuar me burg përjetë, por kjo nuk e ka ndaluar Taulant Balliun për të kërkuar uljen e dënimit. ...
Altin Dhamo TIRANË- Altin Dhamo është një nga personat që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit. Dhamo rezu...
Gentian Caka TIRANË- Ish-anëtari i bandës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Gentian Caka është...
Ervin Zallumi dhe Mishel Prela TIRANË- Në dosjen e siguruar nga Dosja.al për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se ...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Island&e...
Bledar Qemalaj FIER- Një nga personat që kanë përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit është edhe Bledar Qemalaj. I d&...
Foto ilustruese GREQI- Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se ...