E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet se Byzyka ka përfituar 23.4 ditë ulje dënimi kur në fakt duhet që të përfitonte 3.3 ditë, pasi gjithsej ka punuar 22 ditë në burg.
FIER- Një nga të burgosurit që ka përfituar ulje dënimi në burgun e Fierit nga mashtrimi është Julian Byzyka. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet se Byzyka ka përfituar 23.4 ditë ulje dënimi kur në fakt duhet që të përfitonte 3.3 ditë, pasi gjithsej ka punuar 22 ditë në burg. Julian Byzyka është arrestuar në vitin 2014, pasi gjurmët e tij të gishtave u gjetën në një sasi kanabisi në Portin e Durrësit. Ai u shpall përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë të 2.365 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Pjesë nga Dosja:
Në dosjen penale të dënuarit Julian Byzyka, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 1ë ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Tetor, Nentor, Dhjetor 2019; Janar, Shkurt, Mars 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Julian Byzyka, ka dalë në punë 22 ditë e konvertuar në ulje dënimi 3.3 ditë, konkretisht;
Për muajn Tetor 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Nentor 2019 ka dalë për punë në datat 11, 12, 17, 23, 24, 26 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 5, 6, 7, 12 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Janar 2020 ka dalë për punë në datat 10, 15, 16, 17, 24, 27, 28, 31 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Mars 2020 ka dalë për punë në datat 9, 13, 16, 18 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.
Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Ervis Alliaj, Gerald Nonaj, Shefi i Policisë Bashkim Meci, Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.
Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri, Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 23.4 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 3.3 ditë ulje dënimi nga puna.
Por çka ndodhur në burgun e Fierit?
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
Taulant Balliu FIER- I dënuar me burg përjetë, por kjo nuk e ka ndaluar Taulant Balliun për të kërkuar uljen e dënimit. ...
Altin Dhamo TIRANË- Altin Dhamo është një nga personat që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit. Dhamo rezu...
Gentian Caka TIRANË- Ish-anëtari i bandës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Gentian Caka është...
Ervin Zallumi dhe Mishel Prela TIRANË- Në dosjen e siguruar nga Dosja.al për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se ...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Island&e...
Bledar Qemalaj FIER- Një nga personat që kanë përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit është edhe Bledar Qemalaj. I d&...
Foto ilustruese GREQI- Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se ...
Foto ilustruese TIRANË- Bledar Yzeriri, i dënuar për vrasje ka përfituar nga administrata e burgut të Fierit duke marrë disa ...
Foto ilustruese KORÇË- Një infermier është dhunuar nga një 48-vjeçar sot në qendrën shëndetësore...
Foto ilustruese ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në p...