27 Shtator 2022, 17:30
Nga k.m.
Taulant Balliu
FIER- I dënuar me burg përjetë, por kjo nuk e ka ndaluar Taulant Balliun për të kërkuar uljen e dënimit. Anëtari i bandës së Tan Kateshit kërkon lirinë, pasi ka kryer rreth 25 vite burgim dhe tani kërkon ndryshimin e vendimit për të. Ndërkohë që ka nisur betejën ligjore, ai po punon brenda burgut për ulur edhe më shumë kohën që duhet të vuajë brenda qelisë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, Balliu ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.
Përballë Gjykatës, Balliu pretendon të fitojë lirinë me pretekstin se nëna e tij jeton e vetme pasi vëllai që kujdesej për të ndërroi jetë. Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kreu të grupit kriminal Tan Kateshi të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE:
Në dosjen penale të dënuarit Taulant Balliu , ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetirë, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht; Për muajn Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri. Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha. Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.
Por çka ndodhur në burgun e Fierit?
18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.
Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.
taulant balliu aksioni ne burgun e fierit
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:20
e.k
Altin Dhamo
TIRANË- Altin Dhamo është një nga personat që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit. Dhamo rezu...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:29
k.m.
Gentian Caka
TIRANË- Ish-anëtari i bandës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Gentian Caka është...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 17:28
k.m.
Ervin Zallumi dhe Mishel Prela
TIRANË- Në dosjen e siguruar nga Dosja.al për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Island&e...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:43
k.m.
Bledar Qemalaj
FIER- Një nga personat që kanë përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit është edhe Bledar Qemalaj. I d&...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:43
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bledar Yzeriri, i dënuar për vrasje ka përfituar nga administrata e burgut të Fierit duke marrë disa ...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:35
k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Një infermier është dhunuar nga një 48-vjeçar sot në qendrën shëndetësore...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 16:09
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në p...
Aktualitet
27 Shtator 2022, 15:51
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 46-vjeçar është arrestuar pasi thjesh...