LIVE UPDATES
Aktualitet

Pagoi 80 mijë euro për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, burgu i Fierit i uli 35 ditë nga dënimi Ervin Zallumit

Ervin Zallumi u shpall fajtor për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë.

27 Shtator 2022, 17:28 Nga k.m.
Pagoi 80 mijë euro për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, burgu i
Ervin Zallumi dhe Mishel Prela

TIRANË- Në dosjen e siguruar nga Dosja.al për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se të dënuarit Ervin Zallumi, iu ulën 35 ditë nga dënimi i plotë, me arsyetimin se kishte punuar në burg 234 ditë, por në fakt nuk kishte punuar realisht vetëm 18 ditë. Zallumi u shpall fajtor për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë. Autor i krimit ishte Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij ishte Ervin Zallumi, madje premtoi edhe 80 mijë euro për vrasjen. Për ngjarjen, Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

DOSJA HETIMORE: 

Në dosjen penale të dënuarit Ervin Zallumi, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 234 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.226 prot datë 10.09.2019, i cili fillon me datën 03.11.2019 dhe përfundon me datë 14.03.2021 dhe rezulton se i dënuari Ervin Zallumi, ka dalë në punë 18 ditë e konvertuar në ulje dënimi 2.1 ditë konkretisht; Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë me datë 11,24,25,26 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Mars 2020 ka dalë për punë me datë 2,3,4,5,6,9dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Maj 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Qershor 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Korrik 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Gusht 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Shtator 2020 ka dalë për punë me datë 30 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajn Tetor 2020 ka dalë për punë me datë 1,2,5,7,12,14,19 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorian Nukaj Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Fatos Lika, Mato Mataj Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata. Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 35.1 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 2.1 ditë ulje dënimi nga puna.

Por çka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

ervin zallumi mishel prela aksioni ne burgun e fierit fier

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 29 mars

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS