26 Qershor 2024, 19:15
Nga r.ll
protesta
TIRANË- Para ministrisë së Shëndetësisë po zhvillohet protesta e organizuar pas skandalit të zbuluar me mjekët në spitalin Onkologjik në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza.
Qindra qytetarë janë mbledhur duke përcjellë mesazhe dhe denoncime, ku disa prej tyre kanë treguar dhe historitë e përjetuara me mjekët e Onkologjikut të cilët bënin pazar me jetët e pacientëve. Në protestë kanë marrë pjesë dhe gazetarë dhe aktivistë, ku u shprehën se pacientët te Onkologjiku e marrin kimioterapinë si në spitalet e Gazës. Ato kanë brohoritur njëzëri "Turp, turp", ndërsa në mënyrë simbolike kanë hedhur shiringa boshe drejt godinës.
Gazetari Osman Stafa tha në këtë protestë se është një turp i madh që të bëhet pazar me jetën. Gazetari tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast me akuza që janë të lehta si “shpërdorimi i detyrës”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private.
Osman Stafa: Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike.
Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
proteste te ministria e shendetesise skandali te onkologjiku
Aktualitet
26 Qershor 2024, 19:04
N.F
Foto ilustruese
PËRMET- Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në një vendgrumbullim mbeturinash në Pë...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 18:09
N.F
Operacioni
TIRANË- Ditën e sotme janë zhvilluar 18 kontrolle në vend në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 17:19
r.ll
TIRANË- Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dh&eum...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:42
N.F
Alfons Doçi
GREQI- Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur ky është përshkrimi i bër&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:31
N.F
ITALI- Pas më shumë se një muaj nga zhdukja misterioze e shoferit të një kamioni në Itali është zbardhur fati i tij tr...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:24
r.ll
posteri
TIRANË- Në teatrin antik të Butrinit, më 5 korrik do të mbahet dëgjesa publike mbi projektin “Qendra e viz...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:05
r.ll
julian preni
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili mori r...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 15:06
r.ll
artan lame
TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
S.B
Tritan dhe Bukurije Guni
TIRANË- Janë publikuar fotot e vëlla dhe motër, të cilët në bashkëpunim shfrytëz...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor ven...