26 Qershor 2024, 16:24
Nga r.ll
posteri
TIRANË- Në teatrin antik të Butrinit, më 5 korrik do të mbahet dëgjesa publike mbi projektin “Qendra e vizitorëve në Butrint”.
Posteri zyrtar i shpërndarë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e krijuar muajt e fundit është shoqëruar me një gafë, jo pak të vogël. Në vend të termit "Teatri Antik i Butrintit" është shkruar "Teatri Kombëtar i Butrintit". Siç dihet në Shqipëri ka vetëm një institucion që njihet si teatër kombëtar, ndonëse dhe ai fizikisht për momentin nuk ekziston.
Për gafën ka reaguar ish-drejtor i Qendrës Arkeologjike në Butrint, Auron Tare, ndërsa Butrinti prej kohësh është në qendër të debateve për planin e menaxhimit, zonën e mbrojtur, ndërtimet dhe UNESCO-n. Tare duke ironizuar gafën e ministrisë shkruan "se në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar.
REAGIMI I PLOTË I TARES
Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar. Megjithatë kur lexon një poster të tillë të paktën ne që merremi me Trashëgiminë Kulturore e kuptojmë se sa poshtë ka rënë ky Institucion i rëndësisë Kombëtare.
Lexoni posterin qe ka nxjerre Ministria e Kultures dhe ku ka edhe logot e disa Institucioneve te tjera qe do te kryejne administrimin e Butrintit ne emer te popullit shqiptar.
Lexoni se cfarë injorantësh janë këta zyrtare dhe do te kuptoni se shkatërrimi i Institucioneve të Trashëgimisë me sa duket bëhet me një qëllim të caktuar.
Ministria e Kulturës, BMF ( që tingellon si ai stacioni i kengeve kitch me çingije) dhe ca të tjerë e quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar.
O injorantë po ku dreqin jeni mbledhur të gjithë bashkë se na kallët krupën me këto idiotësi. Ju ka votuar edhe Parlamenti i Republikës që të talleni me Trashëgiminë. TURP
Reagimi i Tares duket se ka shkuar menjëherë në "veshin" e ministrisë, pasi në faqen zyrtare institucionit, gafa është rregulluar.
auron tare ministria e ekonomise kultures dhe inovacionit teatri antik i butrintit
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:05
r.ll
julian preni
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili mori r...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 15:06
r.ll
artan lame
TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
S.B
Tritan dhe Bukurije Guni
TIRANË- Janë publikuar fotot e vëlla dhe motër, të cilët në bashkëpunim shfrytëz...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor ven...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fermat e peshkut janë zgjeruar me shpejtësi në dekadën e fundit, duke kontribuar gati në gjysmën e sa...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:59
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e policisë, i cili u arrestua para tre ditësh. Mësohe...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:57
S.B
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për mas...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:48
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur në burgun Korydallos në Greqi. Bëhet me dije se p&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:51
M.B
Lumi Vjosa
TIRANA- Një studim i ri i publikuar së fundmi nga organizata ndërkombëtare mjedisore ‘Client Earth' tregon sesi v...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 12:54
S.B
pamje nga ngjarja
SHQIPËRI- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë për kultivim kanabisi dhe shpërdorim...