26 Qershor 2024, 18:09
Nga N.F
Operacioni
TIRANË- Ditën e sotme janë zhvilluar 18 kontrolle në vend në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurtë. Sipas një njoftimi të policisë kontrollet janë kryer në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.
Në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.
Nga ku operacion ka procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Gjithashtu janë proceduar veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Njoftimi i plotë:
Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet. Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me seksionet për hetimin e këtyre krimeve në 12 drejtoritë vendore të Policisë, me objektiva mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.
Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier. Në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.
Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, janë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.
punonjës të aku-së kontrolle mbetjet shtazore
Aktualitet
26 Qershor 2024, 17:19
r.ll
TIRANË- Ka dalë pas dy orësh nga SPAK, ish-drejtori i Kadastrës të shtetit, Artan Lame. Pas daljes nga Prokuroria, Lame nuk ka dh&eum...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:42
N.F
Alfons Doçi
GREQI- Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur ky është përshkrimi i bër&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:31
N.F
ITALI- Pas më shumë se një muaj nga zhdukja misterioze e shoferit të një kamioni në Itali është zbardhur fati i tij tr...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:24
r.ll
posteri
TIRANË- Në teatrin antik të Butrinit, më 5 korrik do të mbahet dëgjesa publike mbi projektin “Qendra e viz...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 16:05
r.ll
julian preni
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili mori r...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 15:06
r.ll
artan lame
TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
S.B
Tritan dhe Bukurije Guni
TIRANË- Janë publikuar fotot e vëlla dhe motër, të cilët në bashkëpunim shfrytëz...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor ven...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 14:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fermat e peshkut janë zgjeruar me shpejtësi në dekadën e fundit, duke kontribuar gati në gjysmën e sa...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 13:59
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin e policisë, i cili u arrestua para tre ditësh. Mësohe...