LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori rryshfet për të lejuar ndërtimet pa leje, GJKKO dënon me 1.4 vjet burg përgjegjësin e IKMT Sarandë

GJKKO ka dënuar me 1.4 vite burg dhe punonjësin e Urbanistikës në Sarandë, Arjel Balani i cili së bashku me Prenin pasi akuzohen se i kërkuar ryfshet shtetasit, Foti Doda në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

26 Qershor 2024, 16:05 Nga r.ll
Mori rryshfet për të lejuar ndërtimet pa leje, GJKKO dënon
julian preni

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg përgjegjësin e IKMT Sarandë, Julian Preni, i cili mori ryshfet për të mos prishur një ndërtim pa leje.

Dënimi i tij  do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

GJKKO ka dënuar me 1.4 vite burg dhe punonjësin e Urbanistikës në Sarandë, Arjel Balani i cili së bashku me Prenin pasi akuzohen se i kërkuar ryfshet shtetasit, Foti Doda në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 16.05.2024, Nr. Regj. Them. 80, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: shqyrtimin e çështjes penale ndaj të pandehurve: Julian Preni, akuzuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; Arjel Balani akuzuar për kryerjen e veprave penale ”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal; Foti Doda akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi 2, 244 të Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani mbështetur në nenet 35, 59, 244, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 259 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penal, me vendimin Nr. 40, datë 26.06.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Preni, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” e parashikuar nga neni 259 i K.Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021), dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Julian Preni me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Julian Preni do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Julian Preni për një periudhë kohore prej 5 vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjel Balani, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi katër i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arjel Balani me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arjel Balani do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Arjel Balani për një periudhë kohore prej 5 vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Foti Doda për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” e parashikuar nga neni 244 i K.Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021), dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Foti Doda për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, dënimin e të pandehurit Foti Doda me një dënim të vetëm prej 1 (një) viti burgim.

Në aplikim 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Foti Doda me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Foti Doda në provë për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal, gjykata në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale disponon si më poshtë:
 Aparat celular i llojit “IPHONE 12 Pro Max”, model A2411, me nr. IMEI 1: *** dhe IMEI ***, i përdorur nga i pandehuri Arjel Balani, ti kthehet të pandehurit konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
 Aparat celular i llojit “Iphone 13 Pro Max”, model A2643, ngjyrë e bardhë, në gjendje të fikur, me IMEI të stampuar në pjesën e poshtme të kartës ***, i përdorur nga i pandehuri Julian Preni, ti kthehet të pandehurit konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
 Aparat celular i llojit “Samsung”, model SM-***, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1: *** dhe Imei 2: ***, i përdorur nga shtetasja Sofia Doda, ti kthehet kesaj shtetase konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
 Disk CD-R, me mbishkrimin “Kodak” me shënimin me ngjyrë blu “Fiks Fare, Tetor 2022” me pamjet filmike të emisionit për rastin e shtetasit Foti Doda, copë 1 (një), të qëndrojë në dosje.
 Disk DVD-R, me mbishkrimin “Sony” me shënimin me ngjyrë të kuqe “Plazhi në Ksamil nga emisioni fiks Fare, datë 18.10.2022”, copë 1 (një), të qëndrojë në dosje.
 DVD-R, me mbishkrimin “Procedimi penal nr.188/2022 Të dhënat e nxjerra nga ekspertimi, “Akti i ekspertimit nr. 255 datë 13.12.2023”, copë 3 (tre), të qëndrojë në dosje.
 DVD me mbishkrimin “Name: 188 VITI 2022 DVD_1”, cop 1 (një), të qëndrojë në dosje.
 Disk CD-R, me mbishkrimin “My media” me shënimin me ngjyrë të zezë “Vendim nr. 1084 2023” dërguar nga Gjykata Sarandë, copë 1 (një), të qëndrojë në dosje.
 Disk CD-R, me mbishkrimin “Verbatim” me shënimin me ngjyrë të zezë “Fiks Fare Nr 518 Vendimi” dërguar nga Gjykata Sarandë, copë 1 (një), të qëndrojë në dosje.
 Disk CD-R, me mbishkrimin “Mymedia” me shënimin me ngjyrë të zezë “Vendimi Nr. 518 viti 2023” dërguar nga Gjykata Sarandë, copë 1 (një) të qëndrojë në dosje.

Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit në shumën e përcaktuar në procesverbalin përkatës (33,840.03 leke), të cilat në bazë të nenit 485/1 të K.Pr.Penale janë parapaguar nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore t’iu ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datën 26.06.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

julian preni arjel balani gjkko

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore