LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët po heqin dorë nga azili, jo nga emigrimi

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil në janar-mars 2026 kanë rënë me rreth 28%. Franca, që historikisht ishte destinacioni i preferuar i azilantëve, në tre muajt e parë të vitit ka pritur vetëm 310 aplikime nga Shqipëria.

16 Qershor 2026, 18:13 Nga E. D

Shqiptarët po heqin dorë nga azili, jo nga emigrimi

Kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian nuk po shihet më si rrugë për tu larguar nga vendi. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në tre muajt e parë të këtij viti ishin 1,045, që është niveli më i ulët që nga viti 2013, përpara së të fillonte një valë emigracioni masive në vend përmes kësaj forme, me 2015-a që mban nivelin rekord, me mbi 8 mijë të tilla për janar-mars të atij viti. (shiko grafikun).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil në janar-mars 2026 kanë rënë me rreth 28%. Franca, që historikisht ishte destinacioni i preferuar i azilantëve, në tre muajt e parë të vitit ka pritur vetëm 310 aplikime nga Shqipëria. Për krahasim, në vitin 2022, kur rifilloi një tjetër valë aplikimesh pas pandemisë, ky shtet kishte përpunuar gati 1500 kërkesa nga shtetasit shqiptarë, që u joshën nga politikat sociale që ka shteti francez.

Rënia e kërkesave për azil gjithsesi nuk tregon që ritmet e emigracionit kanë rënë me të njëjtat ritme. Një formë më e preferuar emigracioni tashmë janë lejet e punës.

Ndërsa aplikimet për azil zbriten në rreth 5 mijë në vitin 2025, të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Si rrjedhojë, ikjet përmes lejeve të punës tashmë, janë mesatarisht katër herë më të larta sesa kërkesat për azil. Të tjerët ikin dhe për arsye të tjera, ku dominon bashkimi familjar.

Edhe INSTAT konfirmoi se tendenca e emigracionit vijoi të mbetet e lartë. Mesatarisht nga vendi largohen neto (ikjet minus kthimet) rreth 28-30 mijë persona në vit.

Nga 1 janari 2021 në 1 janar 2026, më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin, duke dëshmuar thellim të mëtejshëm të krizës demografike dhe emigracionit në Shqipëri në popullsi tashmë më të pakët dhe më të plakur.

Më pak aplikime të reja për azil në BE, por më shumë vendime pozitive

Në mars 2026, gjithsej 47 100 shtetas jo të BE-së që aplikonin për herë të parë për azil kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian. Kjo përfaqëson një ulje prej 19% krahasuar me marsin e vitit 2025 (58 025 aplikime) dhe një rritje prej 1% krahasuar me shkurtin e vitit 2026 (46 420 aplikime).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 10 075 aplikime të përsëritura për azil, ose kërkesa të paraqitura nga persona që kishin aplikuar më parë. Ky numër ishte 28% më i lartë se në mars 2025 (7 855) dhe 11% më i lartë se në shkurt 2026 (9 080).

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, autoritetet e vendeve të BE-së morën 205 945 vendime të shkallës së parë për kërkesat për azil, një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (198 560 vendime). Megjithatë, ky numër ishte 10% më i ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm (230 035 vendime).

Nga të gjitha vendimet e marra, 41% rezultuan pozitive, që do të thotë se 84 925 aplikantëve iu njoh e drejta për mbrojtje ndërkombëtare në BE.

Në mars 2026, shtetasit e Venezuelës përbënin grupin më të madh të personave që kërkuan azil në Bashkimin Evropian, me 6 880 aplikime të para për azil. Ata u pasuan nga afganët me 4 180 aplikime, bangladeshasit me 3 195 dhe sirianët me 1 690 aplikime.

Numrin më të lartë të aplikantëve për herë të parë e regjistruan Italia (10 900), Spanja (10 840), Franca (8 895) dhe Gjermania (6 980). Këto katër vende përqendruan rreth 80% të të gjitha aplikimeve të para për azil në BE.

Në mars 2026, në nivel të BE-së kishte 10.5 aplikantë për azil për herë të parë për çdo 100 000 banorë. Duke marrë parasysh popullsinë e secilit shtet anëtar, normat më të larta u regjistruan në Greqi (23.2 aplikantë për 100 000 banorë), e ndjekur nga Spanja (22.1) dhe Qiproja (19.0).

Mbi 1 000 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil

Në mars 2026, gjithsej 1 035 të mitur të pashoqëruar paraqitën për herë të parë kërkesë për azil në BE. Numri më i madh i tyre vinte nga Somalia (260), Venezuela (165), Afganistani (130), Sudani (65) dhe Siria (50).

Vendimet pozitive për azil në BE u rritën në tremujorin e parë të 2026

Vendet e BE-së që morën numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Gjermania (280), Holanda (190), Spanja (185), Franca (105) dhe Greqia (80).

Në tremujorin e parë të vitit 2026, vendet e BE-së u dhanë status mbrojtjeje në shkallë të parë 84 925 azilkërkuesve. Kjo përfaqëson një rritje prej 28% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 (66 575), por një rënie prej 18% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 (103 580).

Nga azilkërkuesit që morën mbrojtje në BE, 53% morën status refugjati, 24% mbrojtje plotësuese dhe 23% status humanitar.

Gjermania (27 860), Spanja (16 820) dhe Franca (15 210) dhanë numrin më të lartë të vendimeve pozitive në shkallë të parë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.

Përfituesit kryesorë të statusit të mbrojtjes në BE gjatë kësaj periudhe ishin afganët (24 960), venezuelianët (10 435) dhe sirianët (6 505)./MONITOR

Sondazh

Poll

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!