LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA/ Mes tyre 'Tori i Xhihanes'! Kush janë të dënuarit që përfituan ulje dënimi me raporte fiktive

Në listën e dosjes gjenden dhe emrat e 19 të dënuarve që përfituan ulje të dënimit me raportime fiktive.

27 Shtator 2022, 13:38 Nga F.M
DOSJA/ Mes tyre 'Tori i Xhihanes'! Kush janë të
Viktor Ymeraj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen për 18 punonjësit dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit, të cilët u lanë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pas shkeljeve të shumta që kishin bërë. Një prej tyre janë edhe falsifikimet  në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre. Në listën e dosjes gjenden dhe emrat e 19 të dënuarve që përfituan ulje të dënimit me raportime fiktive. Mes tyre përmendet emri i Viktor Ymerajt.

"I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj , në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi në bazë të ligjit nr.22/2014 e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari. Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërise. Gjithashtu në kohën që është zbatuar ligji nr. 22/2014 për amnistinë, IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi IEVP Fier është hapur për herë të parë në vitin 2015, mbetet e paqartë se me cfar akti është njohur amnistia këtij të dënuari rreth 2 vite më vonë (arrestuar me datë 24.04.2016). Përsa më sipër nga ana jonë, u këqyr dhe u morë në cilësinë e provës materiale, fotokopje e dosjes penale e njësuar me origjinalin, për të dënuarin Viktor Ymeraj. Në kartelën personale të dënuarit Viktor Ymeri në rubrikën përfitimet me dekret, amnisti, ulje dënimi dhe punë, me amnisti është e shënuar, nr ligji 22/2014, data e dekretit 10.03.2014, sasia e falur 1 (një) vit dhe ka një nënshkrim, rubrika firma e titullarit është e pa nënshkruar. Referuar kartelës personale të të dënuarit, ku vihet se nënshkrimi në rubrikën është i ngjashëm me nënshkrimin e përgjegjësit të sektorit ligjorë Ervis Alliaj dyshohet se ka falsifikuar kartelën personale të të dënuarit duke shkruajtur një vit të falur me amnisti,"- shkruhet ndër të tjera në dosje.

DOSJA/ Mes tyre 'Tori i Xhihanes'! Kush janë të
Dosja

Viktor Ymeraj, i njohur me nofkën “Tori i Xhihanes”, është dënuar për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, në qershor të vitit 1999.

Lista e dënuarve:

1.      Albin Jakë Mexhaj, ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerëismin e sjelljes

2.       Bebeto Kapo Basha ishte dënuar 4 herë me 14 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

3.      Gent Kapo Tota ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

4.      Andrea Xhelal Boci i dënuar me masën disiplinore “Këshillim individual” por nuk është [paraqitur në vlerësimin e sjelljes

5.      Fatjon Kujtim Karafili i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

6.      Arben Zeqiraj , i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

7.      Muhamed Abaz Sallahi ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

8.       Falsifikim dokumenti në rastin kur i dënuari Maksim Sota kërkoi ulje të dënimit

9.       Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj) ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

10.  Armand Memisha Hoda , ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

11.  dënuarit Kaman Rexhep Lumani ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

12.  Anastasios Joannis Exadaktylos ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

13.  Pjetro Maria Agim Meçaj ishte dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

14.  Alban Elmaz Çoku u dënuar me 10 ditë izlo dhe “Këshillim individual”, janë fshehur në raportin për vlerësimin e sjelljes

15.  Gazmend Bajram Allkaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

16.  Viktor Shefqet Ymeraj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

17.   Halil Luan Shyti ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

18.  Hekuran Muçaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre. 

Shkjeljet e gjetura:

-19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
-6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;
-28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:
-1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

aksioni ne burgun e fierit burgu i fierit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim