LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndodh dhe kjo në Sarandë/ Gjykata dënon 49-vjeçarin për një depo uji

Vendimi për dënimin e tij është dhënë më 22 korrik të një viti më parë nga gjyqtari entiljano Spahiu, në munges të të pandehurit.

24 Qershor 2026, 14:52 Nga G.M
Ndodh dhe kjo në Sarandë/ Gjykata dënon 49-vjeçarin
Foto ilustruese

SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës ku një 49-vjecar është dënuar nga gjykata me 1 vit heqje lirie në mungesë për ndërtim pa leje. Rasti nuk lidhet për një rast ndërtimi të banese pa leje por për një depo uji në fshatin Metoq.

Kristaq Dai, babai i një femije u ndalua nga policia në maj të këtij viti dhe u dënua nga Gjykata e Sarandës për “ndërtim të paligjshëm” me 1 vit heqje lirie. Vendimi për dënimin e tij është dhënë më 22 korrik të një viti më parë nga gjyqtari entiljano Spahiu, në munges të të pandehurit. Përvec kësaj, mbi Dain rëndojnë akuzat se më 21 dhjetor 2020 është konstatuar nga inspektorët e IMT të bashkisë sarandë se se “po ndërtonte një armaturë dërrase dhe hekuri me qëllim ndërtimin e një depo uji, pa u pajisur me lejen përkatëse nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Sarandë”

49-vjecari është kapur nga inspektorët duke ndërtuar depon me hekur dhe lëndë drusore pranë banesës së tij në fshatin Metoq, por jo në truallin e tij, dhe krahas dënimit me 5 milion lekë të vjetra dokumentacioni i është referuar prokurorisë. Vendimi për këtë ngjarje ka marrë formë të prerë në 29 tetor të viti të kaluar. Pas vetëm 7 muajsh është arritur kapja e tij nga Policia e Sarandës dhe është dërguar në një burg të sigurisë së zakonshme për vuajtjen e dënimit. Disa ditë më pas, 49-vjecari Dai, është bërë paraqitja e kërkesës në Gjykatën e Sarandës për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit, duke supozuar se në gjykimin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk është njoftuar, duke u gjykuar pa u dëgjuar, duke mos pasur dijeni për vendimin nr. 23-2025-1266/157, datë 22.07.2025.

Gjyqtari Mexhit Doci e ka rrezuar kërkesën e Dait duke e lënë në burg. Argumenti I tij ishte se “rivendosja në afat lejohet vetëm në rastet kur i pandehuri është gjykuar pa praninë e tij, sipas nenit 351 të Kodit të Procedurës Penale, duke pasur dijeni për procesin, dhe që nuk ka marrë dijeni për vendimin përfundimtar të dhënë ndaj tij. Në rastin konkret, referuar shkresave të Komisariatit të Policisë Sarandë, provohet se kërkuesi, nuk ka marrë dijeni personalisht për procesin e zhvilluar ndaj tij. Këto akte nuk janë arritur t’i komunikohen personalisht palës kërkuese, pasi ai nuk është mundur të gjendet në adresën e vendbanimit të tij”.

Sipas gjykatës, rivendosja në afat mund të zbatohet vetëm kur i pandehuri ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor, por nuk është njoftuar për vendimin. Në këtë kontekst, dërgimi në qeli i 49-vjeçarit për ndërtimin e një depoje uji mbetet një rast i rrallë në praktikën gjyqësore të zonës./Dosja.al

gjykata e sarandes kristaq dai

Sondazh

Poll

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh