Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord! Rama ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
"Ata të ish-PD-së, mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës"/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të kujde...
“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë ...
Pas zbulimit të 308 bimëve dhe fidanëve të kanabisit, në pranga kanë rënë Agetina dhe Pal Pepaj.
VAU I DEJËS- Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Kroni i Madh, ku u arrestuan motër e vëlla.
Pas zbulimit të 308 bimëve dhe fidanëve të kanabisit, në pranga kanë rënë Agetina dhe Pal Pepaj.
Në kuadër të operacionit të koduar "Monitorimi", bimët e gjetura janë asgjësuar nga efektivët e policisë. Gjithashtu, nën hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre janë vendosur edhe kryeplaku i fshatit dhe vrojtuesi i pyjeve.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni i koduar “Monitorimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëlla e motër), të dyshuar si autorë të kultivimit të një numri të konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, në fshatin Kroni i Madh.
Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kroni i Madh dhe vrojtuesi i pyjeve, për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Monitorimi”.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Kroni i Madh, u gjetën të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe (vëlla e motër), banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 51 vjeç, kryeplak i fshatit Kroni i Madh, dhe N. G., 56 vjeç, vrojtues pyjesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
Foto ilustruese DURRËS- Meklajd Meçaj, është 27-vjeçari i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij 6...
Thaçi- RAMA TIRANË- Endrit Thaçi ka publikuar një fotografi me kryeministrin Edi Rama, duke shprehur mirënjohje për ...
Foto KRUJË- Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonat e thella malore të Krujë...
protesta TIRANË- Media prestigjoze amerikane, CNN ka raportuar mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Në një posti...
TIRANË- Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve, e c...
Protesta e 20 qershorit TIRANË- Më 20 qershor, dhjetra-mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën në Ti...
LEZHË- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Mabë, ku përplasja mes një ka...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare po ashpërson masat për mbrojtjen e infrastrukturave digjitale përmes një projektligji q&...
Foto ilustruese TIRANË- Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Por jo të gjithë paguhen nj&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paq&...