LIVE UPDATES
Aktualitet

“Lëshon gazra, t’i vë tapën?” Mësuesi bullizon fëmijën para klasës

Luisi thotë se ka shkuar te psikologia dhe ajo i ka thënë se do e çojë problemin te drejtoresha. Edhe pse i ka ndërruar klasën të birit Klodiana tregon se gjatë një ballafaqimi në drejtori, mësuesi Ylber Milloshi i ka thënë se do u presë kokat Klodianës dhe fëmijëve të saj.

6 Mars 2025, 22:16 Nga r.ll
“Lëshon gazra, t’i vë tapën?” Mësuesi
foto ilustruese

KAMËZ- Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”, pasi Klodiana Hoxha prindi i një nxënësi 9-vjeçar ankohet se mësuesi Ylber Milloshi i bullizon djalin.

“Jam nënë me 5 fëmijë. Fëmijën e parë e kam 12 vjeç. Fëmija im 9-vjeçar vazhdon që të bullizohet nga mësuesi Ylber Milloshi. Fëmija është bullizuar vazhdimisht, unë kam bërë denoncimin tek drejtoresha e shkollës dhe ajo ka marrë masat e nevojshme. Ma ka spostuar djalin nga klasa e Ylberit ma ka çuar tek klasa tjetër. Ndërkohë që mësuesi vazhdon të ma bullizojë djalin, duke e ofenduar në mes të klasës”, tha Klodiana Hoxha.

Edhe vetë i biri, Luis Hoxha tregon se mësuesi Milloshi i drejtohet me fjalët gagaç, shtrembaluq apo i thotë së bën gazra para klasës.

“Profesori mua më bullizon deri në klasë të katërt. Më thotë gagaç, ti nuk di të ecësh. Më thotë Ylberi që ti bën gazra dhe më vë në siklet. Fëmijët e tjerë qeshin dhe tallen me mua. Kam shkuar dhe tek psikologia një herë. Psikologia më tha që do i themi drejtoreshës”, tregon djali.

Luisi thotë se ka shkuar te psikologia dhe ajo i ka thënë se do e çojë problemin te drejtoresha. Edhe pse i ka ndërruar klasën të birit Klodiana tregon se gjatë një ballafaqimi në drejtori, mësuesi Ylber Milloshi i ka thënë se do u presë kokat Klodianës dhe fëmijëve të saj.

“Që në momentin e parë kam vënë në dijeni Mine Ukën, drejtoreshën e shkollës dhe ka thënë që me këtë lloj problematike që ti më vjen mua Ylber Milloshi ta lërë direkt përparësen dhe le të gjejë mësim ku të dojë, tek shkolla ime të mos jetë më. Djali im shkoi tek klasa tjetër dhe vazhdonte akoma Ylberi. Kur ishte ora e anglishtes, nuk kishte se çfarë të bënte dhe shkonte tek klasa duke bullizuar djalin. I thoshte të kam mbajtur me bukë, gagaç, shtrembaluq. Në një mbledhje që bëra me profesorin dhe drejtoreshën në sy të drejtoreshës më tha ‘do të të pres kokën ty dhe fëmijëve të tu’. Më pas lajmërova inspektorin e shkollës “100-vjetori” e mori që në pikë të mëngjesit edhe tha që do të merrem unë, kurse ky në orën 11:30 më kërcënon me jetë mua. Unë kërkoj që fëmijë im të jetë rehat, të luajë dhe të mësojë si gjithë fëmijët e tjerë, mos të jetë i trembur”, tha më tej denoncuesja.

Kur prindi takon mësuesin, Ylberi pranon se e ka bërë këtë sjellje në nerva e sipër.

Prindi: A e ke bullizuar? A e ke sharë Luisin? Të drejtën…!

Mësues Ylber Milloshi: Po sinqerisht, Luisin…

Prindi: Po të drejtën tani…!

Mësues Ylber Milloshi: Atëherë, hajde…!

Prindi: Jo, s’kam punë me kalamajtë! Jo me kalamajtë, jo jo por me kalamajtë… po m’ka than krejt klasa e Olimbisë, ka thënë, që vjen Ylberi, të betohem, sinqerisht e kam.

Mësues Ylber Milloshi: Po sinqerisht!

Prindi: Del Ylberi dhe m’ka than, m’ka mbajt me bukë!

Mësues Ylber Milloshi: Po s’jam kalama unë! Po m’vjen keq moj!

Prindi: Të gjithë gocat e klasës tate më thonë: O mami Luisit, profesori bam, e bam, e bam i gjuan me vizore Luisit. Pastaj shkova tek Midja (drejtoresha) u ankova dhe Mideja më tha në qoftë se do ta shikoj të arsyeshme, që profesori po e bullizon Luisin, do ta heq! Ajo tha: Unë e pashë të arsyeshme.

Mësuesi Ylber Milloshi: S’quhet bullizim ajo, o Klod. E di si më ka prish klasën, ore me nder tu m’pjerdh n’klasë!

Prindi: Ai është 9 vjeç!

Mësuesi Ylber Milloshi: Po ça t’bëj unë tashi?

Prindi: Ta marrësh një çikë me t’mira!

Mësuesi Ylber Milloshi: Po s’i flas fare!

Prindi: Atë ditë tek zyra, thuj të drejtën, gjithë ato fjalë të këqija, që m’i the, a m’i the me vërtetë,  apo m’i the nga nervat?

Mësuesi Ylber Milloshi: Po jam njeri me gjak, moj!

Prindi: Që do të pres kokën ty dhe kalamajve…!

Mësuesi Ylber Milloshi: Po kujt do t’i pres kokën unë? Kujt do t’i pres kokën unë? Mos u frikëso fare! Me mua s’ke asnjë gjë! Jemi në rregull dhe s’është çështje faljeje, as ti, as unë! Ti ke mendimin tat, unë kam mendimin tim!

Prindi: Jo, s’është puna tek mendimi.

Mësuesi Ylber Milloshi: Ne do ta rregullojmë këtë punë bashkë, edhe do ta mbyllim!

Prindi: A e the këtë në sy të drejtoreshës, kësaj Mides?

Mësuesi Ylber Milloshi: E kam thënë! Si të thashë atë ditë?

Prindi: Do të pres kokën! Ke kërkuar falje për llafet, që ke thënë tek drejtoresha edhe për bullizim, ore për gjithçka?

Mësuesi Ylber Milloshi: Të kërkova falje!

Pas ballafaqimit të prindit Klodiana Hoxha me mësuesin Ylber Milloshi gazetarja e “Stop” takon mësuesin në fjalë. Por ky i fundit vijon sjelljen bullizuese teksa pyet klasën e nxënësve, nëse Luisi lëshon gazra në klasë.

Gazetarja: Tek “Stop” ka ardhur një ankesë për ju! Pretendohet se ju e bullizoni vazhdimisht. Ky bullizim vazhdon që para një viti, i është thënë gagaç në klasë, është marrë para klasës i është thënë shtrembaluq. Ofendime që një fëmije të vogël i rëndojnë. Në Shtator kur Luisi ka hyrë në klasë të katërt e kanë hequr si nxënës nga klasa juaj, kot nuk e kanë hequr.

Ylber Milloshi: Nuk i ka pëlqyer më!

Gazetarja: Po kot nuk ka ardhur?

Ylber Milloshi: Jam bullizuar unë prej tij se nuk më ka lënë një ditë që të bëj mësim. Më falni se po flas shqip-shqip, nuk më ka lënë një ditë duke pjerdhur në klasë.

Gazetarja: Seriozisht e ke?

Ylber Milloshi: Po moj seriozisht e kam! Hajde tek klasa. (pyet fëmijët) Sa herë na ka prishur orën e mësimit? Sa herë ka bërë gazra në klasë?

Gazetarja: Çfarë është kjo?! Po ky është bullizim i pastër!

Ylber Milloshi: Po i imi nuk është bullizim që më prish orën e mësimit çdo ditë.

Gazetarja: Fajin e ke ti si profesor që nuk di se si ta menaxhosh more zotëri!

Ylber Milloshi: Ti vë tapën këtij unë?!

Për këtë situatë drejtoresha e shkollës Mide Uka organizon një mbledhje me nëndrejtoreshat, psikologen, mësuesen, prindin dhe fëmijën. Më pas Komisioni i Disiplinës vendosi që të marrë masën e paralajmërimit për pushim nga puna për mësuesin Ylber Milloshi.

“Ne mblodhëm Komisionin e Disiplinës dhe Komisioni i Disiplinës arriti në masën disiplinore për mësuesin paralajmërim për pushim nga puna. Është vendimi i drejtorit të shkollës dhe i Komisionit të Disiplinës për këtë ngjarje që ndodhi. Shpresoj që pas këtij rasti në shkollën tonë, të mos ndodhin më raste të tilla dhe mësuesit të jenë më të kujdesshëm në komunikim me nxënësit”, tha drejtoresha e shkollës./tvklan.al

ylber milloshi klodiana hoxha luis hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Mars 2025, 18:15 r.ll

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

foto ilustruese BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër t&eum...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!