LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

Mbi këto baza të pasura, start up-et inovative dhe sipërmarrësit me ide origjinale jo vetëm po i japin formë të sotmes, por po dizajnojnë njëkohësisht të ardhmen, duke bërë revolucion në sektorin e turizmit.

6 Mars 2025, 18:15 Nga r.ll
Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"
foto ilustruese

BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër të cilat më kryesorja ndërkombëtarizimi i start up-eve dhe bizneseve inovative në një treg global dhe konkurrues, ishin temat e diskutimit në eventin “Peizazhi mahnitës i Shqipërisë Inovative”, mes përfaqësuesve të start up-eve, të cilët po prezantojnë Shqipërinë këtë vit në eventin më të madh ndërkombëtar të turizmit, ITB Berlin.

Në panelin e moderuar nga Kushtrim Shala, një nga pionierët e inovacionit dhe teknologjisë në vendin tonë, ishin të ftuar përfaqësues nga Startup Albania Agency dhe shtatë sipërmarrjet inovative që marrin pjesë në ITB Berlin: Sonila Abdalli nga “Space 05” dhe “Destil”, Arlind Haxhiaj nga “C4Communities” dhe “CooLab”, Arbër Kadia nga “Patoko”, George Blekas nga “Marine Data Cloud”, Arbër Malile nga “Immersive MA”, Anisa Lloja nga “Albanian Nights” si dhe Sjuzi Lazebeu, përfaqësuese e Startup Albania Agency.

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

Të ftuarit vlerësuan zhvillimin e shpejtë dhe me hapa galopantë të start up-eve dhe sipërmarrjeve inovative në Shqipëri, ndihmuar kjo nga fakti se Shqipëria ka talente por edhe një histori, traditë e kulturë të pasur, të cilën e ka përcjellë nëpër breza dhe është e bekuar me natyrën e bukur. Mbi këto baza të pasura, start up-et inovative dhe sipërmarrësit me ide origjinale jo vetëm po i japin formë të sotmes, por po dizajnojnë njëkohësisht të ardhmen, duke bërë revolucion në sektorin e turizmit. Ndërkohë që sfida më e madhe e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri mbetet tërheqja e nomadëve digjitalë dhe ndërkombëtarizimi, pra thithja e investitorëve të huaj.

Start up-et janë prezantuar për katër ditë me radhë në stendën e tyre në ITB Berlin, si dhe kanë përcjellë mesazhe e artin që vjen prej iniciativave të tyre në eventet që EU4Innovation ka organizuar në skenën e “Albania - All Senses”, siç ishin dhe “E bukura e traditës është grua”, “Agroturizëm, Traditë dhe Folklor” si dhe “Shqipëria në syrin e nomadëve digjitalë”.

Për ngritjen, zhvillimin dhe fuqizimin e ekosistemit shqiptar të inovacionit po japin kontributin dhe mbështetjen e tyre jo vetëm qeveria - Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia Startup Albania - por edhe institucione ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, përmes projektit EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Që nga taksat e volitshme apo financimet deri te fushatat si “Innovation Now” kanë si qëllim promovimin e zhvillimin e ideve të reja, që çojnë në fuqizimin e ekonomisë dhe turizmit shqiptar.

itb berlin shqiperia inovative

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez