Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten që nga data 15 Janar, por nuk ka marrë përgjigje.
TIRANË- Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës në mënyrë që t’i bashkojë me ato në Itali dhe t’i ketë gati për momentin e daljes në pension në shtetin fqinj, ku jeton e punon prej 22 vjetësh.
Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten që nga data 15 Janar, por nuk ka marrë përgjigje.
“Jam një banor i Durrësit i kam grumbulluar në Durrës dhe i kam çuar tek Sigurimet Shoqërore sipas ligjit siç funksionon. I kam dërguar në Institutin Shtetëror të Tiranës për të marrë një vulë tjetër e për t’i çuar tek ambasada italiane që të vulosen sipas ligjit. Mirëpo i kam dërguar që në datën 15 Janar, po bën më shumë se një muaj dhe unë sot nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Kam 22 vite pune në Itali dhe 15 vite vjetërsi pune për mua dhe 18 për gruan. Qëllimi im kryesor është që të dalim në pension në Itali, t’i bashkojmë sipas marrëveshjes që ka dalë mes dy shteteve”, tha denoncuesi.
Gazetarja e “Stop” vuri në dijeni Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vetë drejtori Astrit Hado tha se sapo Italia të ratifikojë marrëveshjen, këtë punë që po bën qytetari do ta bëjnë vetë institucionet përmes komunikimit mes tyre.
“Nuk është e nevojshme që qytetarët të vijnë dhe të mbledhin dokumentet vetë sepse me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ne kemi parashikuar që i gjithë komunikimi do të bëhet mes dy institucioneve. Që do të thotë se çdo lloj dokumentacioni që ka nevojë, që qytetari të prezantojë ose këtu ose në Itali do të komunikojë zyrtarisht mes institucioneve dhe qytetari vetëm do të deklarojë se ku ka punuar dhe çfarë kërkon dhe të gjitha verifikimet e plotësimi i formularëve do të bëhet nga institucionet. Qytetari nuk ka nevojë që të harxhojë as kohë e as lekë për të bërë noterizime dhe të gjitha dokumentet zyrtare të lëshuara nga institucionet do të pranohet automatikisht nga ne”, sqaroi drejtori Astrit Hado. /TV Klan
Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke folur për zgjatjen e hetimeve për mbetjet toksike të kompanisë “Kurum” u shp...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama është shprehur se pas një pritjeje prej tre muajsh nga ana e Drejtorisë së Standarde...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK, me ...
Kosova - Kryeministri Kurti gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, tha se luftërat nuk ...
foto ilustruese KOSOVË- Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka p&eum...
Fotografi e realizuar gjatë prezantimit të hulumtimit lidhur me sfidat e serbëve dhe rekomandimeve për integrimin e tyre në shoqë...
Droga GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku janë sekuestruar 280 kilogramë kokainë. Droga ...
takimi TIRANË- Ditën e sotme trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ka zhvilluar një t...
foto ilustruese BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg katër anëtarët e huaj të një...