11 Tetor 2022, 22:03
Nga k.m.
Kepi i Stillos
Kepi i Stillos, që ndodhet poshtë fushës së Butrintit, në skajin më jugor të vendit dhe që deri më tani ka qenë thuajse i paprekur, do të shndërrohet në një resort gjigand luksi, me plot 636 vila. Ky resort mori dritën jeshile, falë vendimit të komitetit të Investimeve në shkurt 2021 “si investitor potencial strategjik”. Investimi kap shifrën e 78 mln euro dhe do të realizohet nga “Jonian heaven group”.
I vendosur në një sipërfaqe prej 128 hektarësh, gjurma e këtij projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur të Butrintit. Për këtë projekt ka dy vendime kontradiktore. I pari i paraqitur në dhjetor të vitit 2020 , u refuzua pas kundërshtive të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Por vetëm 2 muaj më pas propozime erdhi sërish pranë komitetit të Investimeve, dhe këtë herë u miratua. Sipas Agjencisë, projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Butrintit dhe konkretisht kompleksit ligatinor të Butrintit.
Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura po ashtu thekeson se kjo zonë është shpallur edhe “Zonë Ramsar”, si dhe bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ndaj qeveria shqiptare duhet të njoftojë komitetin e Trashëgimisë Botërore për çdo projekt që ndërmerret në zona që mbrohen nga kjo konventë. Kjo zonë mbetet e tillë edhe pas ndryshimit të hartave të reja, por qeveria është mjaftuar të ngarkojë institucionet me përgjegjësi dhe të kategorizojë zonën në funksion të insvestimti strategjik.
“Në momentin që një qeveri ka një interes që bie ndesh me nocionon e zonës së mbrojtur dhe bën ndryshime të zonës së, mbrojtur kjo i hap rrugë çdo ndryshimi në të ardhmen dhe bie koncepti i zonës së mbrojtur si një sipër me integritet territorial që duhet ruajtur për brezat e ardhgshëm,”- u shpreh Aleksandër Traçja, Ekspert Biodiversiteti, PPNEA./TopChannel
kepi i stillos inside story
Aktualitet
11 Tetor 2022, 22:00
k.m.
Foto ilustruese
Ndërsa është shtuar sipërfaqja e zonave të mbrojtura në brendësi të vendit, sipërfaqja e vij&e...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:58
k.m.
Foto nga parku i Butrintit
“Fati” i këtij gjiri duket se është parashkruar edhe për të gjithë zonën bregdeta...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:56
k.m.
Foto ilustruese
48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vend...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:42
k.m.
Brunilda Gaxhi
Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunild...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:25
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin "Log"...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të b&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:11
k.m.
Shqiptari i intervistuar
Kjo është rruga që shumë të rinj, përshkojnë për të shkuar në Angli. I njëj...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:06
k.m.
Bernina Kondi
TIRANË- Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apel...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:26
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Emiljano Marku, Geg Gjegjaj, dhe Trandafilos Mhilli janë tre shqiptarët të cilët kanë dalë para...