11 Tetor 2022, 21:55
Nga k.m.
Foto ilustruese
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë” ishte shpallur fituese e tenderit prej 33 mln lekësh për “Studimin e Zonave te Mbrojtura ne Shqipëri”.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani. Por dy të tjerat nuk kanë paraqitur ofertë duke ngritur dyshime për tender fiktiv. I gjithë procesi parashikohej të përfundonte brenda 6 muajsh, afat të cilin ekspertët e kundërshtuan.
Në fund të atij që nisi si një proces ambicioz Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prodhoi një raport prej 400 faqesh që ndryshonte kufijtë e 44 zonave të mbrojtura. Ekspertët e konsiderojnë të pamundur, pasi ligji për mjedisin parashikon që nuk mund të bësh një vendim të vetëm për një numër kaq të madh zonash të mbrojtura.
“Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura u bë me një nxitim të paparë, i gjithë procesi u tentua të bëhej për dy muaj dhe vetëm në sajë të luftës së OJF-ve ky proces zgjati, por megjithatë vihej re nxitimi për të hequr sipërfaqe, sidomos ato bregdetare. Ai si proces mund të kryhej, por mënyra se si u krye është tepër nxituar dhe jep duket sikur është i qëllimtë për të hequr këto hapësira”, Taulant Bino, Ornitolog/AOS
Pa transparencë dhe pa studime shkencore, ekspertët ndihen të prerë në besë dhe të keqpërdorur nga i gjithë ky proces. Krejt ndryshe nga raporti që ata kanë dorëzuar, varianti i Agjecisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kishte ndryshime të kufijve, harta me vrima apo sipërfaqe të ngrëna.
“Ne mbështesim çdo lloj nisme për të shtuar Zonat e Mbrojtura, por ne nuk mund të mbështesim asnjë vendim kur Zonave të Mbrojtura hiqen pa një studim të mirëfilltë shkencor dhe publik”, u shpreh Ferdinand Bego, Pedagog, Shkencat e Natyrës
Mes kundershtive të forta dhe në shkelje flagrante të të gjithë procedurës se si e parashikon ligji, kufijtë i ndryshoi Këshilli i Ministrave. Më konkretisht në 28 dhjetor 2020 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndryshimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Madje kjo vendimmarrje nuk mori në konsideratë as raportin që vetë ministria dhe AKZM udhëhoqi, dhe as kërkesat e akademikëve dhe mjedisore që kërkonin të ndalohej procesi.
“Praktikisht vendimi i KKT-së, ka përcaktuar kufijtë e Zonave të Mbrojtura, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Në asnjë kuadër ligjor. Qeveria nuk mund të përcaktojë zonat e mbrojtura, qeveria nuk mund të përcaktojë cilat janë dhe cilat nuk janë zona të mbrojtura”, u shpreh Ermelinda Mahmutaj, biologe.
Paradoksalisht vendimet përkatëse u zbardhën shumë më vonë. Bëhet fjalë për VKM-në 59, publikuar në janar 2022 që ndryshoi kufijtë e Parqeve Kombëtare, kategoria e II-të e e mbrojtjes. Në po të njëjtën ditë u publikua edhe VKM-ja nr 60 që miratoi ndryshimin e kufijve për Rezervatet Natyrore të Menaxhuar dhe Parqet Natyrore, kategoria e IV-rt. Ndërkohë që VKM-ja e tretë që përcakton kufijtë e peisazheve të Mbrojtura ende nuk është publikuar, duke e bërë të paqartë statusin e tyre./TopChannel
inside story kufijte e zonave te mbrojtura
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:42
k.m.
Brunilda Gaxhi
Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunild...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:25
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin "Log"...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të b&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:11
k.m.
Shqiptari i intervistuar
Kjo është rruga që shumë të rinj, përshkojnë për të shkuar në Angli. I njëj...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:06
k.m.
Bernina Kondi
TIRANË- Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apel...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:26
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Emiljano Marku, Geg Gjegjaj, dhe Trandafilos Mhilli janë tre shqiptarët të cilët kanë dalë para...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
Kur ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:30
I.A
Covid
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:25
A.B
Laguna
Parku natyror i lagunës së Kune Vainit në bregdetin e Adriatikut është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:00
k.m.
Pamje nga ndërtimet e reja
Catherine Bohne erdhi me shpresa të mëdha nga Shtetet e Bashkuara në Valbonë rreth 15 v...