11 Tetor 2022, 21:58
Nga k.m.
Foto nga parku i Butrintit
“Fati” i këtij gjiri duket se është parashkruar edhe për të gjithë zonën bregdetare që më parë bënte pjesë në parkun Kombëtar të Butrintit.
Butrinti, një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, u shpall Monument Kulture në vitin 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit-Kepin e Stillos-u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar. Siti i Butrintit në jug të Shqipërisë përfshin një diversitet natyror, gjysmë natyror dhe habitate artificiale që strehon një diversitet të madh kafshësh dhe bimësh, me rëndësi kombëtare dhe globale. Kjo gjë që e bën Butrintin një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Shqipëri. Megjithatë këto të drejta që ai gëzon nuk e mbrojtën dot nga rrudhja e kufijve.
“Është më tepër precedenti që hapet, ku mesazhi që jepet që zona e mbrojtur është një sipërfaqe fluide, e lëvizshme, që çfarëdo interesi të ketë çdo qeveri që do të vijë nesër ose pasneser mund ta ndryshojë sipas interesit momental që ka”, u shpreh Aleksandër Traçja, Ekspert Biodiversiteti, PPNEA.
Referuar hartave të reja të miratuara, ky park ka pësuar edhe goditjen më të rëndë, duke i hequr rreth 800 ha përgjatë vijës bregdetare. Ai gëzonte statusin e zonës së mbrojtur në kategorinë “B”, që prej vitit 2005 dhe nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.
Gjiri i hartës, Plazhi i bukur i Pasqyrave, Pulëbardhat tashmë kanë dalë nga zona e mbrojtur. Siç e shikoni edhe nga kjo hartë, zonat me të kuqe, ku përfshihet Ksamili, Manastiri, një sipërfaqe në fshatrat Dritas, Vurg i Ri si dhe fshatrat e njohur Vrinë e Xarë janë hequr nga Parku Kombëtar i Butrintit. Kjo cenon rëndë vlerat e tij dhe i hap dritën jeshile ndërtimeve të betonit dhe infrastrukturës. E konsideruar zonë me vlera të veçanta dhe që mban statusin Emerald, nga kjo prekje që I është rrezikojmë ta humbasim parkun e Butrintit.
“Zona e Butrintit po vihet nën darën e zhvillimit. Nuk mundet që Butrinti të garantojë cilësinë e vet nëse ne i dëmtojmë ujëkëmbimin me detin”, u shpreh Ferdinand Bego, Pedagog/Shkencat e Natyrës
Projekti i Gjirit të Manastirit nuk është i vetmi që kërcënojnë dhe zhvillohen në zonat e mbrojtura. Nga dhjetra projekte të miratuara nën mbrojtjen e ligjit për investimet strategjike në turizëm, 5 prej tyre cenojnë zonat e mbrojtura./TopChannel
parku i butrintit
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:56
k.m.
Foto ilustruese
48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vend...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:42
k.m.
Brunilda Gaxhi
Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunild...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:25
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin "Log"...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të b&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:11
k.m.
Shqiptari i intervistuar
Kjo është rruga që shumë të rinj, përshkojnë për të shkuar në Angli. I njëj...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:06
k.m.
Bernina Kondi
TIRANË- Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apel...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:26
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Emiljano Marku, Geg Gjegjaj, dhe Trandafilos Mhilli janë tre shqiptarët të cilët kanë dalë para...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
Kur ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:30
I.A
Covid
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin...