11 Tetor 2022, 21:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vendit, me anë të një letre të hapur dërguar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kundërshtuan procesin, i cili u zhvillua pa transparencë, i gjithë procesi u parapri nga mangësi të theksuara, të cilat cënuan vendimmarrjen.
“Jemi kundër kufijve sepse ato kanë rrjedhur nga një proces i paligjshëm dhe jashtë standardeve për ruajtjen e biodiversitetit. Ne nuk jemi kundër kufijve në tërësi dhe parimisht sepse zonat e mbrojtura duhet të kenë kufi, por kufijtë aktual i kundërshtojmë sepse nuk kanë argumentim shkencor, nuk kanë argumentim vlerash”, u shpreh Ermelinda Mahmutaj, biologe.
Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se kjo ndërhyrje u ndërmor pasi zonat e mbrojtura ekzistuese kishin mungesë të theksuar informacioni dhe paqartësi për rëndësinë e vlerave për të cilën kishin marrë statusin. Sa i përket zonave bregdetare, kjo Agjenci pretendon se nuk ishte reflektuar ndryshimi i vijës bregdetare si nga erozioni ashtu edhe nga akumulimi.
Një tjetër justifikim ishte se në disa raste rrjeti ishte zgjeruar pa argumentet e duhura ekologjik, apo pa ndonjë vendimmarrje të duhur. Thuhej se zonat nuk kanë kufijtë të saktë, janë shpallur me vendime të vagullta dhe kërkohej një rishikim me baza moderne, shkencore për rrjetin e zonave të mbrojtura.
“Qëllim fisnik, por u keqpërdor. Procesi në vetvete dhe rezultate që dha ky proces treguan për diçka komplet tjetër,”- u shpreh Aleksandër Trajçe, ekspert Biodiversiteti /PPNEA
Përgjatë këtij procesi delikat, që prek thuajse të gjitha bashkitë e vendit ata janë përjashtuar. Rishikimi i kufinjve të zonave të mbrojtura ka ndodhur pa marrjen e mendimit të tyre. Ligji kërkon që duke qenë se pushteti vendor ka lidhje dhe ndikon drejtëpërdrejt në jetësën e banorëve të këtyra zonave të merret mendim. Sipas ligjit kjo duhet të realizohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent./TopChannel
agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura inside story
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
Shkëndija e parë e dyshimit lindi në qershor 2019, kur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se “...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:42
k.m.
Brunilda Gaxhi
Në Mars 2022, “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë. Brunild...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:25
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk po qarkullon asnjë video e Ervis Martinajt. I ftuar sot në emisionin "Log"...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Klisman Preçit dhe atentatit të b&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 21:11
k.m.
Shqiptari i intervistuar
Kjo është rruga që shumë të rinj, përshkojnë për të shkuar në Angli. I njëj...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:06
k.m.
Bernina Kondi
TIRANË- Gjyqtarja Bernina Kondi ka dalë përfundimisht ka sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apel...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:26
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Emiljano Marku, Geg Gjegjaj, dhe Trandafilos Mhilli janë tre shqiptarët të cilët kanë dalë para...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 20:17
k.m.
Foto ilustruese
Kur ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:30
I.A
Covid
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 19:25
A.B
Laguna
Parku natyror i lagunës së Kune Vainit në bregdetin e Adriatikut është zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e...