LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ju shkatërrohen shanset dy djemve për t'u bërë futbollistë të Premier Ligës", trafikanti shqiptar pretendon se nuk mund të deportohet nga Britania e Madhe

40-vjeçari kundërshtoi një kërkesë për ekstradim nga Italia me arsyetimin se kjo do të përbënte shkelje të së drejtës së tij për një jetë familjare sipas nenit tetë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

24 Qershor 2025, 22:06 Nga r.ll
"Ju shkatërrohen shanset dy djemve për t'u bërë
elis lila dhe djali

BRITANI- Një shqiptar i kërkuar në Itali për trafik droge është shprehur se nuk duhet të deportohet nga Britania e Madhe sepse kjo do të rrezikonte shanset e dy djemve të tij për t'u bërë futbollistë profesionistë. Elis Lila, i cili hyri ilegalisht në tokën britanike në vitin 2016, u dënua me 11 vjet burg për pjesëmarrje në një bandë të trafikut të drogës në Itali, pasi ai ishte larguar nga vendi për në Shqipëri dhe më pas në Britani, me gruan dhe familjen e tij.

40-vjeçari kundërshtoi një kërkesë për ekstradim nga Italia me arsyetimin se kjo do të përbënte shkelje të së drejtës së tij për një jetë familjare sipas nenit tetë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Në ankesën kundër deportimit të tij, ai zbuloi se dy djemtë e tij ishin në regjistrat e një klubi futbolli, dhe se të dy kishin perspektiva të mira për t'u bërë profesionistë. Më i madhi prej djemeve thuhej se ishte në prag të marrjes së një burse nga një klub i Premier League.

Avokatët e Lilës argumentuan se, pa mbështetjen e përditshme të babait të tyre, ata nuk do të kishin gjasa ta përmbushnin potencialin e tyre. Megjithatë, argumentet e Lilës u hodhën poshtë me arsyetimin se ai e dinte se kërkohej për kontrabandë droge kur u largua nga Italia dhe ishte në dijeni të rrezikut se mund të ekstradohej. Lila tani përballet me largimin dhe kthimin në Itali për të vuajtur dënimin e tij të mbetur me burg, pavarësisht apelimit në Gjykatën e Lartë në Britani.

Rasti, i zbuluar në dokumentet e gjykatës, është shembulli më i fundit i zbuluar nga The Telegraph, në të cilin emigrantët e paligjshëm ose kriminelët e huaj të dënuar kanë përdorur ligjet e të drejtave të njeriut për të ndaluar deportimet e tyre. Ministrat britanikë po propozojnë rritjen e pragut për ta bërë më të vështirë për gjyqtarët të japin të drejtën e qëndrimit bazuar në nenin tetë të KEDNJ-së, i cili mbron të drejtën për një jetë familjare, dhe nenin tre, i cili mbron nga tortura dhe trajtimi ose ndëshkimi çnjerëzor ose degradues.

Lila mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni, pasi kishte kaluar gjashtë vjet në Itali si pjesë e një bande kontrabande droge. Në vitin 2021, një gjyqtar distrikti në gjykatën e magjistratëve të Westminster urdhëroi që Lila të ekstradohej në Itali sipas pesë urdhër-arresteve evropiane. Lila e kundërshtoi vendimin, por një gjyqtar i dytë e hodhi poshtë apelin e tij.

Atij iu dha e drejta për të apeluar kundër vendimit në Gjykatën e Lartë. Çështja e tij u dëgjua në mars nga Gjyqtar Mould, i cili e hodhi poshtë apelin dhe mbështeti urdhrat e ekstradimit. Gjykatësi theksoi se Lila ishte plotësisht në dijeni të procedurave të ekstradimit kundër tij përpara se të krijonte familje dhe që atëherë e kishte “ndërtuar jetën e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke e ditur këtë”.

Gjykatësi zbuloi gjithashtu se zonja Lila do të ishte në gjendje të përballonte përfshirjen e fëmijëve të saj në stërvitjen e futbollit ndërsa burri i saj ishte në burg në Itali. Ai deklaroi: “Ka të ngjarë të ketë vështirësi të vërteta dhe ndikimi në jetën familjare do të jetë i konsiderueshëm. Megjithatë, jam i kënaqur që gjyqtarët e rrethit kishin të drejtë t'i jepnin peshë qëndrueshmërisë dhe zgjuarsisë së provuar të znj. Lila, si dhe gjasave që ajo të ishte në gjendje të përballonte humbjen e apeluesit. Ky ishte një faktor që uli ashpërsinë e ndikimit të ekstradimit në këtë rast."

elis lila britani e madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj