LIVE UPDATES
Aktualitet

E sëmura me probleme të shëndetit mendor rreh dhe kërcënon studentet e UBT-së, Bashkia Kamëz ofron zgjidhjen!

Për personat mbi këtë moshë, përgjegjësia për strehimin i kalon Bashkisë së Kamzës. Për sa i përket problemit shëndetësor, me të merret Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e Kujdesit Shëndetësor Mendor.

24 Qershor 2025, 21:38 Nga N.F
E sëmura me probleme të shëndetit mendor rreh dhe
Kamez

KAMËZ- Shqetësimi i vazhdueshëm nga një zonjë me probleme të shëndetit mendor detyroi disa studente të Universitetit Bujqësorë që t’i drejtohen Fiks Fare. Pranë godinave të tyre jetojnë në një objekt të vjetër që e kanë uzurpuar çifti Daullxhiu, ku zonja vuan nga probleme të shëndetit mendorë. Mosmarrja e mjekimit të rekomanduar nga mjekët specialist ka ndikuar në gjendjen e saj mendore duke e agravuar, si rrjedhojë ajo është bërë agresive duke sulmuar studentet, por edhe qytetarë të tjerë në rrugë.

”Jetesa në konvikt është bërë e frikshme dhe e patolerueshme, pasi në mes të natës ulëret, gjuan me gurë nëpër xhama, hyn në godinë dhe sulmon studentet” shprehet njëra prej denoncueseve.  Ato shprehen për Fiksin se ka raste kur mbajnë derën e godinës së mbyllur që zonja të mos hyjë dhe as vetë nuk dalin ndryshe do të hasen me pasoja të ndryshme nga e sëmura mendore. Ato i vunë në dispozicion Fiksit edhe pamje filmike nga gjendja e rënduar e zonjës dhe agresivitetin që ushtron ndaj tyre.

Fiksi iu drejtua banesës së zonjës ku jeton me partnerin e saj. Gjendja e saj mendore duket që është e lëkundshme, pasi kalon nga një gjendje në tjetrën. Fillimisht mohon të jetë e dhunshme me studentet e që i kërcënon, por duke i shfaqur pamjet filmike pohon se ato i ngacmojnë bashkëjetuesin. Pra është xheloze. Brenda banesës së saj Fiksi pa që zonja kishte një mori ilaçësh edhe ato të rekomandura nga spitali psikiatrik, por që nuk i merr mjekimet. Sipas saj motivi është se ato e bëjnë të ndihet keq. Mes dokumentash gazetarët gjejnë edhe një vendim gjykatë të cilët i kanë hequr të drejtën e prindërimit dhe dy djemtë e saj janë çuar në jetimore. Gjatë bisedimit me gazetaren e Fiksit herë është e qetë dhe herë e tensionuar, por në përfundim i premton kësaj të fundit që do i marrë rregullisht ilaçët dhe se nuk do i ngacmojë më studentet.

Fiksi u interesua edhe në Stacionin Policor të UBT-së ku shefi i këtij stacioni pohoi në lidhje telefonike se studentet kanë të drejtë. Zonja ka probleme të shëndetit mendor,  me mosmarrjen e ilaçeve gjendja është përkeqësuar dhe ajo është bërë shumë agresive. Shefi Muner Shima sqaron se çifti ka qenë prej kohësh banor pranë konvikteve të UBT-së që nga koha ku edhe banor të tjerë  i kishin uzurpuar ato. Por pas lirimit të ambinteve që u takonin studentëve kjo familje u strehua në një vend që dikur më parë kishte qenë lokal dhe pronari prej shumë vitesh është larguar jashtë vendit. ” Zonja për ne është kthyer në një problem të madh, disa herë e kemi proceduar, disa herë e kemi shoqëruar bashkë me ambulancën drejt QSUT. Aty e mbajnë 24 -48 orë e më pas e lëshojnë” shprehet ai ” Në sallën operative tek ne nuk ka ditë që të mos vijnë 5-6 telefonata për të vetëm në një turn.  U jemi drejtuar insitucioneve për të gjetur një zgjidhje.” përfundon shefi i stacionit policor.

Fiks Fare u interesua pranë drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror për problemin e zonjës. Shërbimi social na bëri  me dije se ky institucion ofron shërbime dhe ndërhyrje sociale për individët në nevojë, përfshirë edhe ata me probleme të shëndetit mendor, deri në moshën 21 vjeç, nëpërmjet institucioneve të përkujdesjes sociale publike.

Për personat mbi këtë moshë, përgjegjësia për strehimin i kalon Bashkisë së Kamzës. Për sa i përket problemit shëndetësor, me të merret Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e Kujdesit Shëndetësor Mendor.

Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kamëz nëse ishin në dijeni të rastit dhe nëse mund të gjendej një zgjidhje, pra strehim në një tjetër vend.  Enkeleda Brati drejtore e Emergjencave Civile dhe Strehimit Social pranë Bashkisë Kamëz tha për Fiksin se vetëm një ditë më parë ishin vënë në dijeni për këtë  familje dhe se nga ana e tyre do bëhej e mundur gjetja e një vendstrehimi tjetër duke u financuar nga fondi i bashkisë, pra do u lidhej një bonus qiraje. Gjithashtu për shkak të gjendjes medore të zonjës ato do vinin në dijeni edhe policinë e shtetit për t’i monitoruar që edhe në banesën e re ku do t’i zhvendosnin të mos kenë probleme me banorët.

Kurse Erina Halili, përgjegjëse e Sektorit të Paaftësisë tha se zonja  trajtohet me pagesë paaftësie rreth 15 mijë lekë në muaj dhe kujdestari i saj ligjor është bashkëjetuesi që përfiton rreth 12 mijë lekë në muaj. Znj. Halili shtoi se nga të ardhurat e bashkisë kësaj familje në nevojë do i shtohen të ardhurat mujore me 10 mijë lekë  me një afat të papërcaktuar. Përveç kësaj Bashkia Kamëz do t’u ofrojë edhe shërbimin lëvizës, ku zonja do të ketë shërbimin e psikologut në shtëpi.

kamez

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë