LIVE UPDATES
Aktualitet

25-vjetori i krijimit të Avokatit të Popullit, Ballanca: Nuk mund të kënaqemi me faktin që ekzistojmë, duhet të shqetësohemi për sa ndikojmë!

Drejtuesja e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca gjatë fjalës së saj u shpreh se ekspozita dëshmoi për etapat e emancipimit tonë shoqëror, por edhe për sfidat e lirive njerëzore në periudha sistemesh që i mohonin vetë këto të drejta. 

24 Qershor 2025, 20:52 Nga N.F
25-vjetori i krijimit të Avokatit të Popullit, Ballanca: Nuk mund
Erinda Ballanca

TIRANË- Avokati i Popullit sot mbushi 25-vjetorin e krijimit. Në këtë përvjetor u mbajt një event  edhe një ekspozitë me fotografi nga aktivitetet ndër vite. Drejtuesja e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca gjatë fjalës së saj u shpreh se ekspozita dëshmoi për etapat e emancipimit tonë shoqëror, por edhe për sfidat e lirive njerëzore në periudha sistemesh që i mohonin vetë këto të drejta. 

Ajo më tej u shpreh se qëllimi i përbashkët duhet të jetë një shoqëri ku të drejtat nuk merren vetëm kur kërkohen me zë të lartë, por respektohen në heshtjen e përditshme. Sipas saj  25-vjetor nuk është një pikëmbërritje, por një pikënisje e re. Ballanca theksoi se nuk mund të kënaqen me faktin që ekzistojnë si institucion por duhet të shqetësohen se sa ndikojnë.

"Avokati i Popullit u themelua për të qenë institucioni që përfaqëson një prej formave më të mira të soft poëer-it demokratik: jo duke imponuar, por duke bindur; jo duke ndëshkuar, por duke rekomanduar; jo për të pasur forcë mbi qytetarët, por për të qëndruar në krah të tyre.

Në këtë përvjetor, më shumë sesa të flasim për atë që kemi bërë, dëshiroj t’ju thërras të reflektojmë mbi një pyetje thelbësore: A është krijuar në këto 25 vite një kulturë e re, një mënyrë e re të menduari dhe të jetuari ku mbrojtja e të drejtave të njeriut shihet si themeli, qendra, zemra dhe truri bashkë i rendit tonë të ri shoqëror? Sepse mund të ndërtojmë institucione, të miratojmë ligje, të nënshkruajmë konventa – dhe ne i kemi bërë të gjitha këto; por ndërtimi i një kulture të të drejtave të njeriut është një proces shumë më i thellë, shumë më i gjatë, shumë më delikat.

Mbi të gjitha, institucione si Avokati i Popullit janë “frymë”! Përçues të një kulture ku qytetari nuk konsiderohet si i “dobëti” për t’u toleruar, por si bartësi legjitim i dinjitetit dhe i së drejtës. Një kulturë ku barazia nuk është slogan, por realitet; ku fëmijët, gratë, të moshuarit, të papërfaqësuarit nuk janë vetëm për statistika, por për përfaqësim të vërtetë. Avokati i Popullit ka qenë dhe është në zemër të kësaj përpjekjeje. Ka qenë koshienca kritike vetëkorrigjuese e shtetit në kuptimin më të gjerë të fjalës, ndonëse jo gjithmonë është pranuar si i tillë.

Prandaj, ky 25-vjetor nuk është një pikëmbërritje, por një pikënisje e re! Ne nuk mund të kënaqemi me faktin që ekzistojmë – duhet të shqetësohemi për sa ndikojmë. Nuk mjafton të jemi të pranishëm në krizë – duhet të jemi të domosdoshëm në çdo ditë të zakonshme, kur drejtësia, barazia dhe dinjiteti sfidohen pa zhurmë.

Të nderuar të pranishëm, Sikurse patët mundësinë të njiheni më herët, përmes një ekspozite arkivore që u mundësua falë një bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, eventi i sotëm solli në vëmendje edhe zhvillimet historike të të drejtave të njeriut në Shqipëri, ku për herë të parë bëhen publike disa materiale arkivore që flasin me gjuhën e kohës – akte ligjore, korrespondencë shtetërore, fragmente kujtese kolektive – për të ndriçuar marrëdhënien qytetar–shtet edhe përtej një shekulli.

Kjo ekspozitë dëshmoi për etapat e emancipimit tonë shoqëror, por edhe për sfidat e dhimbshme të lirive njerëzore në periudha sistemesh që i mohonin vetë këto të drejta. Dhe pikërisht për këtë, themi se të drejtat e njeriut nuk janë luks institucional, por nevojë ekzistenciale për çdo shoqëri që ka kaluar nëpër plagë të thella.

Jo rastësisht, rekomandimi i parë që ky institucion dha në vitin 2000 nuk ishte teknik, as juridik në kuptimin klasik të fjalës. Ishte një thirrje për drejtësi dhe ndjeshmëri, përballë dramës së firmave piramidale – një plagë e hapur e shoqërisë shqiptare, një traumë e kohës, që solli pasoja shkatërruese për mijëra qytetarë.

Ky rekomandim i parë nuk është thjesht dokument arkivor – është akt themeltar i misionit tonë human, i vendosjes së individit dhe dinjitetit të tij në qendër të shtetit. Prej asaj kohe e deri më sot, janë mbi 5750 rekomandime, disa të pranuara, disa të zbatuara pjesërisht e disa të arkivuara në “ndërgjegjen institucionale”.

Ka pasur gjithmonë nga ata që na kanë trajtuar si një institucion “që nuk të detyron”. Dhe ndoshta kanë pasur të drejtë: nuk detyrojmë, por ama ekspozojmë! Nuk ndëshkojmë, por ndërgjegjësojmë! Dhe shpesh, rekomandimet që nuk janë zbatuar nga institucionet, janë kthyer në leksione më të mëdha për ne vetë, për të kuptuar sa rrugë kemi ende për të bërë.

Të nderuar miq, Demokracia nuk është vetëm çështje institucionesh – është edhe çështje ndërgjegjeje. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përpos të qenit mision i Avokatit të Popullit, është përgjegjësi e përbashkët; është prova e vetme e një shoqërie që e ka marrë seriozisht lirinë që fitoi pas një diktature apo stadin e mirëqenies që ka arritur.

Të rrisim ndjeshmërinë, përgjegjësinë dhe guximin për të ndërtuar së bashku një Shqipëri ku të drejtat e njeriut nuk mbrohen vetëm kur cenohen, por respektohen përditë! E ndaj nevoja për reflektim është thelbësore dhe qendrore: ajo na çon të ribëjmë në vazhdimësi pyetjen: A kemi ndërtuar në këto vite një kulturë të re, një vetëdije shoqërore se mbrojtja e të drejtave të njeriut është baza e rendit tonë demokratik? Sepse një institucion, ashtu si të drejtat, mund të ekzistojë në letër, por merr jetë vetëm kur qytetarët e ndjejnë dhe i drejtohen pa drojë e me besim.

Fatkeqësisht edhe me ngjarjet e pamendueshme që njerëzimi ka qenë i sfiduar në pesë vitet e fundit, dilemat, në vend që t’i linin vendin qartësisë pozitive, janë thelluar edhe më tej. E për t’u kthyer te ngjarja që na ka mbledhur; miq, ky përvjetor ka mjaft ngjyra përtej të qenit një ngjarje festive:

Është kujtesë: të drejtat nuk kanë qenë gjithnjë aty e mund të mos jenë gjithnjë, ndaj duhen mbrojtur e garantuar me përgjegjësi çdo çast. Është një ftesë për të gjithë – institucione, shoqëri civile, media, qytetarë – për të bashkëjetuar me të drejtat e njeriut (pse jo edhe me përgjegjësitë e njeriut), dhe jo vetëm për t’i njohur në teori apo thjesht për t’i përmendur ato.

Është thirrje për reflektim: Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë një shoqëri ku të drejtat nuk merren vetëm kur kërkohen me zë të lartë, por respektohen në heshtjen e përditshme. Ju falënderoj përunjësisht që sot jeni të pranishëm dhe uroj ta konsideroni këtë përvjetor jo vetëm si histori, por si angazhim për të ardhmen," tha ajo.

erinda ballanca avokati i popullit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet