LIVE UPDATES
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.

24 Qershor 2025, 21:47 Nga N.F
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas
Foto

KAVAJË- Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo thotë, se u ndanë pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët.

Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.

Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk  bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.

“Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.

Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.

Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.

Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.

Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.

Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.

Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.

Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?

Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?

Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?

Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.

Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?

Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.

Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.

Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?

Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.

Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.

Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?

Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.

Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.

Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.

“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.

Graciela Mana psikologe, shprehet se interesi më i lartë është ai i fëmijëve dhe duhet me patjetër që institucionet të marrin masa dhe të hartojnë raporte psikologjike e më pas të vendoset në të mirë të tyre.

“U njoha me rastin dhe nuk është normale që ne të shkelim interesin më të lartë, që është ai i fëmijës, i cili sipas ligjit prevalohet i pari. Në mënyrë që ata të traumatizohen sa më pak nga i gjithë ky proces, në dukje i koklavitur. Një gjë tjetër që mua më bëri përshtypje është fakti, që nuk është bërë një vlerësim psikologjik. Është dhënë një urdhër mbrojtje, por nuk janë marrë fare parasysh gjendjet e secilit prej fëmijëve, interesat e tyre dhe çfarë ata kanë më shumë.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e nevojave bazike, por për përmbushjen e nevojave emocionale dhe për reduktimin e sa më shumë të jetë e mundur e përjetimeve traumatike, të cilat shënojnë jetën e këtyre fëmijëve dhe jo vetëm, në të ardhmen. Ajo që unë mendoj se ka ndikim këtu është mënyra e të ndikuarit e njërit nga prindërit për prindin tjetër, nëpërmjet opinioneve apo gjykimeve të veta që janë gjykime personale. Secili prej nesh është i lirë që të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, qoftë për përkatësinë, besimin fetar, por ajo që unë shikoj problematike është mënyra se si ne i qasemi fëmijëve”, tha psikologia Graciela Mana.

Avokatja, Orgesa Serani shpjegon, se duhet të merret masa e përkohshme dhe fëmijët të qëndrojnë me nënën, pasi janë shumë të vegjël.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskriminim që ka filluar nga ana e bashkëshortit ndaj zonjës, më pas ka filluar edhe nga institucionet e tjera dhe së fundmi edhe nga gjykata. Në rastin konkret nuk kemi një nënë e cila ka krijuar pakujdesi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, por kemi një nënë e cila po diskriminohet vetëm për shkak të bindjes fetare të saj. Në rastin konkret, gjykata në të gjitha proceset gjyqësore që zhvillohen që kanë për bazë interesin më të lartë të fëmijës, është e detyruar që të caktojë një psikolog.

Nuk mundet gjykata që të shprehet pacaktuar një psikolog, qoftë edhe për masën e përkohshme. Në këtë rast gjykata jo vetëm që ka diskriminuar zonjën, por ka diskriminuar babain e fëmijëve duke qenë se ka vendosur pa vendimin e një eksperti që fëmijët të qëndrojnë me të. Aktualisht duke qenë se nuk kemi një vendim gjykatë që përcakton takimet e nënës me fëmijët, nëna është e lirë që të takojë fëmijët sa herë të dëshirojë dhe të bëjë një kompromis me babain e fëmijëve, për kujdestarinë e fëmijëve. Ne rastin se babai nuk pranon një kompromis, jemi në fazën ku nëna duhet që të drejtohet përsëri tek gjykata.

Në rastin konkret nëse nëna e fëmijëve mendon se gjykata gjatë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm duke favorizuar ish-bashkëshortin e saj, mund të bëjë edhe një kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese. Të vendoset një tjetër trupë gjykuese, që i garanton një proces të rregullt ligjor, të vendosë një masë të përkohshme, të caktojë një psikolog, dhe të mbajë një qëndrim”, sqaroi avokatja./tvklan

divorc

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet